Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidentet në veri të Kosovës, Osmani: Kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Incidentet në veri të Kosovës, Osmani: Kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor
AktualitetKosovë

Incidentet në veri të Kosovës, Osmani: Kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Published: December 6, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se situata në veri të Kosovës përshkallëzohet sepse “bandat kriminale”, që sipas saj financohen dhe përkrahen politikisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë për qëllim që ta “destabilizojnë tërë Kosovën”.

Këto komente ajo i bëri pasi të martën u raportuan disa incidente në komunat në veri të Kosovës.

“Rrjedhimisht, kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të realizojnë kështu agjendat ruso-serbe. Ne duhet të bëjmë çmos që nëpërmjet institucioneve të sigurisë të Kosovës, të vendosim rend dhe ligj në çdo cep të vendit tonë, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetarë tanë pavarësisht etnisë”, tha Osmani gjatë një konference për media në Tiranë, pas samitit të mbajtur midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

Më 6 dhjetor, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë ndodhur disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, në kohën kur policët po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna me shumicë serbe.

Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”.

Osmani tha se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune në Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Këto katër komuna me shumicë serbe kanë mbetur pa kryetarë , pasi zyrtarët e Listës Serbe u tërhoqën nga institucionet e Kosovës në nëntor, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me rirregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Zgjedhjet në katër komunat veriore janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor.

“Ne duhet të bëjmë çmos që nëpërmjet institucioneve të sigurisë të Kosovës, të vendosim rend dhe ligj në çdo cep të vendit tonë, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetarë tanë pavarësisht etnisë. Është shumë me rëndësi që siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha, në mënyrë që në çdo proces zgjedhor, ata të mbrohen e mos të kërcënohen nga këto banda kriminale”, tha Osmani.

KQZ-ja – organi përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve – tha se zyrtarët komunalë zgjedhorë u parandaluan që të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok për të kryer “ushtrimin e detyrave zyrtare”. REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?