Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qielli nuk është kufiri”, India bën historinë, sonda e saj kozmike ulet në sipërfaqen e Hënës (Imazhet e para)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Qielli nuk është kufiri”, India bën historinë, sonda e saj kozmike ulet në sipërfaqen e Hënës (Imazhet e para)
BoteKryesore

“Qielli nuk është kufiri”, India bën historinë, sonda e saj kozmike ulet në sipërfaqen e Hënës (Imazhet e para)

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

India shkruan historinë hapësinore. Anija kozmike Chandrayaan-3bëri një ulje të suksesshme në Hënë duke u bërë vendi i katërt që arrin një gjë të tillë, ndërsa pritet të jetë shteti i parë që do të eksplorojë polin jugor të Hënës, që njihet dhe si ana e errët. Një nga synimet kryesore të këtij misioni është që të kërkojë për akull me bazë uji, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të mbështesë jetën e njerëzve në Hënë në të ardhmen.

Kryeministri indian, Narendra Modi, pas uljes së anijes kozmike në Hënë, iu adresua dhomës së kontrollit të anijes kozmike dhe u shfaq i buzëqeshur dhe me flamurin indian në duar.

“Qielli nuk është kufiri. India tani është në Hënë”, tha Kryeministri Modi.

- Publicitet -

Modi tha se suksesi i Indisë është i të gjitha vendeve dhe i njerëzimit.

“Ne të gjithë mund të aspirojmë për në Hënë dhe për më gjerë”, tha Kryeministri indian, duke inkurajuar shtetet e tjera që të nisin misione të tilla të ngjashme.

Nëse Chandrayaan-3 është i suksesshëm, India do të jetë vetëm vendi i katërt që ka arritur një ulje të butë në Hënë. Përpjekja e Indisë vjen vetëm disa ditë pasi anija hapësinore ruseLuna-25 u rrëzua ndërsa përpiqej të udhëtonte për në anën e errët të satelitit natyral të Tokës.

Poli jugor i Hënës mbart një premtim special në kërkim të akullit ujor. Sipërfaqja e asaj zone, që mbetet vazhdimisht në hije, është tepër e madhe dhe shkencëtarët thonë se ka shumë gjasa që aty të gjendet ujë.

Gjatë procesit të rrugëtimit për në polin jugor të Hënës, anija kozmike e Indisë ka kapur imazhe mahnitëse. Në ditët e fundit, kamera e Vikram ka hartuar gjerësisht sipërfaqen hënore, ndërsa përpiqet të gjejë një vend të sigurt uljeje. Landeri dhe roveri mbajnë pesë instrumente shkencore të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e “karakteristikave fizike të sipërfaqes së Hënës, atmosferës afër sipërfaqes dhe aktivitetit tektonik për të studiuar atë që ndodh nën sipërfaqe”.

Data e uljes është zgjedhur me kujdes që të përkojë me fillimin e një dite hënore. Një ditë në Hënë është e barabartë me 28 ditë në Tokë dhe kjo do të thotë se landeri dhe roveri do të kenë 14 ditë rreze të diellit për të ngarkuar bateritë e tyre. Sapo të bjerë nata, ata do të shkarkohen dhe do të ndalojnë së punuari. Nuk është ende e qartë nëse ata do të kthehen në jetë kur të fillojë dita tjetër hënore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mishi helm” nga Brazili, salmonelë e antibiotikë të rrezikshëm në produktet e importuara
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  • Pyetja që mbetet
  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic

Komentet e Fundit

  1. Socialpis i nershëm... on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Kostandin Shpataraku on Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
  3. Socialpis i nershëm... on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. Socialpis i nershëm... on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Ethem Lalaj on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?