Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: India ia kalon Kinës për numrin e popullsisë, së shpejti ekonomia e tretë më e madhe në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > India ia kalon Kinës për numrin e popullsisë, së shpejti ekonomia e tretë më e madhe në botë
AktualitetBote

India ia kalon Kinës për numrin e popullsisë, së shpejti ekonomia e tretë më e madhe në botë

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Me më shumë se 1.42 miliardë banorë India është tani vendi me popullsinë më të madhe në botë. Së shpejti vendi pritet të jetë edhe ekonomia e tretë më e madhe në botë.

Me më shumë se 1.42 miliardë banorë India është tani vendi me popullsinë më të madhe në botë  Së shpejti India pritet të jetë edhe ekonomia e tretë më e madhe në botë.

Ekonomikisht India nuk e ka arritur ende Republikën Popullore të Kinës, por për nga popullsia po. Madje sipas OKB-së që nga e premtja (14.06) India është me 1,425,775,850 banorë numri një për numrin e popullsisë në botë.

Jo të gjithë të gëzuar për rekordin

Edhe pse shumë vetë në Indi e pranojnë me kënaqësi se bota ka ndryshuar, jo të gjithë indianët e kanë pritur me padurim dhe gëzim këtë rekord. Shumë indianë rriten nën një presion dhe konkurrencë shumë të madhe. Atyre u duhet të luftojnë fort për të siguruar një vend në një shkollë të mirë, në spital madje madje thjesht në tren.

- Publicitet -

Megjithë rekordin e ri rritja e popullsisë në Indi që nga fundi i viteve 1980 ka ardhur duke rënë. Sipas anketave të fundit lindshmëria në Indi është 1.6 fëmijë për grua në qytete dhe 2.1 në zonat rurale. Po ashtu është rritur edhe mosha mesatare, kur një grua sjell në ketë fëmijën e parë. Faktorët për këtë janë edukimi si dhe emancipimi i shoqërisë.

Moshë mesatare e re

Popullsia e Indisë është gjithashtu më e re se në shumë vende të zhvilluara. Sipas World Population Review mosha mesatare në Indi është 28.7 vjeç. Për krahasim: në SHBA ajo është 38.5 vjeç, në Kinë 38.4 dhe në Zvicër 42.7 vjeç. Pra tani që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe Kina po forcohet, shumë vende perëndimore me një moshë mesatare më të lartë po përpiqen të thithin punëtorë të kualifikuar nga India. Për një të tillë shpreson edhe qeveria indiane, sepse në Indi ka mungesë vendesh pune për popullsinë e re të vendit./DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?