Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Inflacioni ka pësuar rënie”, Sejko: Këshilli mbikëqyrës i BSH do mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Inflacioni ka pësuar rënie”, Sejko: Këshilli mbikëqyrës i BSH do mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit
AktualitetEkonomi

“Inflacioni ka pësuar rënie”, Sejko: Këshilli mbikëqyrës i BSH do mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Ai u shpreh se Këshilli mbikëqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave.

“Inflacioni ka pësuar rënie. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual 3 %. Të mbajë pandryshuar normën bazë të interesit të kredisë një ditore në nivelin 4 % dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 2 %. Këshilli mbikëqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave”, tha Sejko.

Në lidhje me kursin e këmbimit, Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk ka bërë ndërhyrje në kursin e këmbimit por ka pasur luhatje të forta kohët e fundit. Megjithatë u shpreh se javën që vjen do të bëjnë takim me bankat e nivelit të dytë për të diskutuar rreth bizneseve që preken nga kursi i këmbimit.

- Publicitet -

“Ne synojmë të përshpejtojmë ritmin e rritjes ekonomike. Kursi i këmbimit është një nga faktorët që ka ndikuar për të mbajtur inflacionin në kontroll. Ne e bëjmë analizën si të tërë. Edhe Banka e Shqipërisë informon se kursi i këmbimit vjen si pasojë e përmirësimit në balancin e pagesave. Edhe 3 mujori i parë të 2023 tregon se kemi  rritje të të ardhurave të hyra nga turizmi që thuajse është dyfishuar, nga investimeve direkte. Kemi blerje të pasurive të patundshme dhe rritje të remitancave. Këto 3 kanale kanë burime të mjaftueshme hyrjesh në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Për sa kohë që kursi i këmbimit përcaktohet nga faktorë realë, ne nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Ky është qëndrimi i BSH për kursin e këmbimit. Javën që vjen në kemi përgatitur një mbledhje me bankat e nivelit të dytë, për të diskutuar efektet në bizneset që preken nga kursi i këmbimit dhe për të rritur bashkëpunimin mes bizneseve të prekura dhe bankave”, tha Sejko.

“Gjithashtu BSH ndërhyn në rast të blerjes së valutës për krijimin e rezervës dhe për këtë ndërhyrje ka një kalendar të përcaktuar paraprakisht. Kemi blerë 120 milionë euro në 6 mujorin e parë dhe do të vazhdojmë blerjet”, tha Sejko.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike.

Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?