Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inflacioni në Shqipëri: Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inflacioni në Shqipëri: Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE
AktualitetEkonomi

Inflacioni në Shqipëri: Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE

Published: March 19, 2026
Shpërndaje

Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), metodologji e Eurostat arriti në 2,5% në muajin shkurt 2026, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).  Kjo vlerë ishte më e lartë se mesatarja e BE-së ku inflacioni mesatar në shkurt ishte 2.1%.

Ky tregues shënoi një rritje të lehtë krahasuar me muajin paraardhës, ku çmimet e konsumit u rritën me 0,5% brenda një muaji. Rritja më e lartë vjetore u vërejt në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, i cili u shtrenjtua me 9,7%, duke pasur një ndikim të ndjeshëm prej 0,60 pikë përqindje në shifrën totale të inflacionit. Megjithatë, peshën kryesore në rritjen e çmimeve vazhdojnë ta mbajnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, të cilat edhe pse u rritën me 2,3%, dhanë kontributin më të madh në indeks me 0,81 pikë përqindje për shkak të peshës së tyre të lartë në shportën e konsumit.

Grupe të tjera si “Kujdesi personal” me 3,3% dhe “Sigurimet” me 3,0% gjithashtu ndikuan në këtë trend rritës, ndërkohë që sektori i transportit mbeti pothuajse i pandryshuar me një rritje minimale prej 0,1%.

- Publicitet -
E krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria pozicionohet në një nivel mesatar, duke qëndruar mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila për shkurtin 2026 u llogarit në 2,1%.

Shqipëria me 2,5% paraqitet me një normë inflacioni më të ulët se vende si Rumania, e cila kryeson listën me rritjen më të lartë të çmimeve në Evropë, e ndjekur nga Islanda, Sllovakia dhe Kroacia. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një inflacion më të lartë se fuqitë e mëdha ekonomike si Gjermania, Franca dhe Italia, apo vende të tjera si Finlanda dhe Suedia. Nivelet më të ulëta të rritjes së çmimeve në Evropë për këtë periudhë u regjistruan në Danimarkë dhe Zvicër, të cilat mbyllin renditjen me normat më minimale të inflacionit.

Ky botim i INSTAT shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm metodologjik, pasi që nga Shkurti 2026, llogaritja e indeksit mbështetet në klasifikimin e ri ECOICOP 2018 dhe ka ndryshuar vitin bazë të referencës në 2025=100.

Ky ndryshim synon harmonizimin e plotë me praktikat statistikore evropiane të Eurostat, duke siguruar që matja e stabilitetit të çmimeve në Shqipëri të jetë e krahasueshme me standardet ndërkombëtare.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • taksidari i qeverise says:
    March 19, 2026 at 4:19 pm

    Kush do nderhyje ne ate katapultim cmimesh? Mbrojtja e Konsumatorit qe ekziston vetem ne letra?
    Shoqeria civile e tredhur nga pushteti qe pas protestes kunder ardhjes armeve kimike?
    Apo vete qeveria qe ato grosistet i ka farefis te vetin e te cmimet e larta ka fitimin e vet te larte?
    Ketu nuk ka shtet me rregulla ekonomie tregu e me konkurence te lire. Ajo eshte zevendesuar me Ekonomi krejt ne duar oligarkesh qe vendosin cmime sipas oreksit me firme e vule qeverie dhe barra i shkon e gjitha popullates perderisa kjo nuk reagon si tere bota me protesta kur vjen puna tek shtrenjtesia e kostos jeteses.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  • Largimi i Kujtim Cakranit, kush do të jetë avokati i ri i Ilir Metës. Nis gjyqi në themel
  • SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Teherani sulmon Kuvajtin e Bahreinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. PANO HALLKO on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Jimi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Fjale me vend on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Zani Burimi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?