Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shifrat e INSTAT: Sa shqiptarë të punësuar janë në pragun e varfërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shifrat e INSTAT: Sa shqiptarë të punësuar janë në pragun e varfërisë
AktualitetEkonomi

Shifrat e INSTAT: Sa shqiptarë të punësuar janë në pragun e varfërisë

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

Në vendin tonë varfëria nuk është tipar vetëm i të papunëve dhe personave me aftësi të kufizuar, por prek në një masë të madhe personat që janë në punë.

INSTAT raportoi se në vitin 2021 mbi 12.6% e personave të punësuar janë në rrezik për tu përfshirë në varfëri. Ky tregues ishte pothuajse i njëjtë me vitin 2020, dhe nuk ndryshoi edhe pse ekonomia u rrit ndjeshëm më 2021.

Në personat e papunë, rreziku i varfërisë është më i lartë dhe arrin në 39%, tek pensionistët është më i ulët në rreth 14%.

- Publicitet -

Në vendet e zhvilluara ulja e shkallës së papunësisë zakonisht redukton varfërinë. Përjashtim janë rastet kur rënia e papunësisë vjen si rezultat i zgjerimit të punës me pagë të ulët që nuk siguron të ardhura mjaftueshëm të larta për të nxjerrë punëtorët nga varfëria. Ky lloj punësimi zakonisht është i përhapur në vende në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në vendin tonë shumica e të punësuarve janë në një formë të vetëpunësimit (bujqësia dhe në sektorin informal). Punësimi në këto forma është i pamjaftueshëm për të rritur mirëqenien në nivele larg varfërisë.

Sektori informal gjithashtu është një punëdhënës i madh në vendin tonë, dhe zakonisht personat në këtë lloj punësimi paguhen pak dhe janë të pambrojtur në skemat e sigurimit. Kjo kategori punësimi është në rrezik të varfërisë dhe kjo u provua në vitin e pandemisë.

Gjatë dy dekadave të fundit, punësimi në sektorin informal është rritur në të gjithë botën në zhvillim. Megjithatë, punësimi në këtë sektor karakterizohet nga nivele të ulëta të produktivitetit dhe të ardhurave, dhe vendet e punës mund të jenë të pasigurta.

Në Shqipëri, varfëria është e lidhur kryesisht me nënshfrytëzimin e krahut të punës, qoftë në formën e papunësisë së hapur apo nen punësimit masiv. Shumica e të varfërve janë ose të papunë ose përballen vazhdimisht me akses të parregullt në punë dhe kushte të pasigurta të punës.

Varfëria bëhet agresive tek te punësuarit për shkak se të varfrit do të ndërmerrnin çdo lloj pune, pavarësisht nga paga dhe kushtet e punës, për të mbijetuar.

Prandaj, shumica e të varfërve edhe në vendin tonë janë të përqendruar në sektorët informalë, kombinojnë aktivitete të shumta, por janë të paaftë për të fituar mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tyre themelore.

Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Sipas përllogaritjeve të ILO-s, 12% e të punësuarve në vendin tonë marrin një pagë mujore maksimumi 150 euro (18,000 lekë

Një vëzhgim tjetër i Eurofound, projekt i Komisionit Europian gjeti se 69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?