Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Çmimet e larta frenojnë konsumin, importet bien 6%. Shqiptarët paguan 1.2 miliardë euro më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Çmimet e larta frenojnë konsumin, importet bien 6%. Shqiptarët paguan 1.2 miliardë euro më shumë
EkonomiKryesore

INSTAT: Çmimet e larta frenojnë konsumin, importet bien 6%. Shqiptarët paguan 1.2 miliardë euro më shumë

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Çmimet e larta rezultojnë se po frenojnë konsumin për shumë produkte. Sipas INSTAT, në periudhën janar – shtator, importet në sasi ranë me gati 6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndonëse në sasi kanë rënë, importet në vlerë u rritën me 25%, ose rreth 139.5 (1.2 miliardë euro) më shumë.

Tendenca tkurrëse në sasi është ndikuar kryesisht nga reduktimi i importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që ranë me 16% për 9 mujorin me bazë vjetore. Rritja e çmimeve të karburanteve rezulton se po e frenon konsumin në vend.

- Publicitet -

Nafta tregtohet aktualisht me 240 lekë, nga 185 lekë që ishte në fund të shkurtit, përpara se të fillonin sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës që çuan në një valë shtrenjtimesh të shumë produkteve. Nafta është sot 30% më e shtrenjtë se në fillim të vitit.

Në rënie vijojnë të jenë dhe plehëruesit, me tkurrje 47% për 9 mujorin, një tregues i vështirësive që po kalon sektori bujqësor.  Burimet nga tregu bënë të ditur se heqja e subvencioneve dhe vënia e TVSH mbi inputet, të kombinuara me çmimet e larta të plehëruesve në tregjet ndërkombëtare i bënë të papërballueshme blerjet nga fermerët shqiptarë.

Për shkak të kostove të larta, fermerët këtë sezon kanë kryer më pak mbjellje si në sera dhe në fushë. Në kontrast, importet e zarzavateve për 9 mujorin janë rritur ndjeshëm në sasi me 44%.

Fermerët në zonat prodhuese të vendit Lushnjë dhe Berat thonë se importet e prodhimeve bujqësore do të rriten me shpejtësi në të ardhmen pasi sipërfaqet e mbjella në vend kanë rënë këtë vit dhe prodhimet që realizohen kanë kontrata me eksportin. Hendeku që mbetet në tregun vendas po mbulohet me import.

Importet e drithërave u tkurrën me 22% për janar-shtator, duke reflektuar një tkurrje të konsumit, që sipas operatorëve po ndikohet edhe nga emigracioni. Ky i fundit po bëhet një faktor i ndjeshëm në konsum, sipas raportimeve nga shumë sektorë, që po ndiejnë rënien e fuqisë blerëse për shkak të mungesës së njerëzve, sidomos të rinjve.

Në rënie vijon dhe kafeja, me importet e këtij produkti që ranë rreth 10%.

Ndërsa konsumi po vjen në rënie për shkak të çmimeve të larta dhe emigracionit, ndërtimi i është rikthyer vrullit. Pas rënies së importeve të materialeve të ndërtimit në pjesën e parë të vitit, si rrjedhojë e çmimeve të larta, sidomos hekurit, muajt e fundit po importohet më shumë. Sipas INSTAT, importet e gizës dhe çelikut u rritën me 5% për janar-shtator.

Duhen më shumë para për të blerë më pak produkte

Në shtator inflacioni, sipas INSTAT, arriti në 8.1%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e krizës së piramidave. Rritja e lartë e çmimeve ka bërë që për të blerë të njëjtën sasi produktesh, apo më pak, të të duhet të shpenzosh më shumë.

Ndonëse në sasi, importet ranë me 6%, në vlerë ato u rritën me 25%, duke arritur në 695 miliardë lekë (5.8 miliardë euro).  Si rrjedhojë, për të blerë 6% më pak mallra janë paguar 139.5 miliardë lekë më shumë (1.2 miliardë euro), për 9 mujorin 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Toni says:
    October 19, 2022 at 9:12 am

    Paradokset e politikës shqiptare.Nën qeverisjen e një “Partie Socialiste” shtresa e mesme dhe e varfër u
    bënë akoma më të varfër,të pasurit akoma më të pasur,ndërsa drogaxhijt dhe hajdutët të vetëquajtur RILINDAS u bënë biznesmenë dhe super të pasur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?