Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Gjysma e grup profesioneve në vend po vuajnë rënie të pagave, shkak inflacioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > INSTAT: Gjysma e grup profesioneve në vend po vuajnë rënie të pagave, shkak inflacioni
AktualitetEkonomi

INSTAT: Gjysma e grup profesioneve në vend po vuajnë rënie të pagave, shkak inflacioni

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Me çmimet që po rriten me shpejtësi, shumë të punësuar kanë parë një rënie reale të të ardhurave të tyre në tremujorin e dytë të këtij viti.

INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.8%, sipas INSTAT (6.2% në prill, 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor), çka bën që rritja reale e pagave të ketë qenë pothuajse zero në të njëjtën periudhë.

- Publicitet -

Për pesë grup profesione, nga 10 të tilla që raporton INSTAT, rritja reale e pagave , e indeksuar me inflacionin ishte negative, çka do të thotë se me të njëjtën sasi të ardhurash familjarët dhe individët po blejnë më pak produktet.

Për nëpunësit rritja reale ishte minimale, me 0.8%.

Pagat rriten për profesionet më pak të kualifikuara dhe ndërtimin

Të rinjtë po preferojnë të ikin, sesa të punojnë në profesiona të kualifikuara ku paguhen pak. Shumë sektorë, me në krye ndërtimin dhe fasonin po vuajnë sot mungesën e punonjësve. Kjo po çon në një rritje më të lartë të pagave të këtyre gruprofesioneve. Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve panë rritjen më të lartë reale të pagave me 8%, të udhëhequr nga ndërtimi. Ky grup profesion paguhet tani mesatarisht me 45.5 mijë lekë në muaj.

Për Punëtorët (Profesione elementare), rritja reale ishte 5.8%, por ata mbeten më pak të mirë paguarit në vend, me 38.6 mijë lekë në muaj. Për Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit, rritja reale ishte 5.2% dhe Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to, me 4.2%.

Administrata më e humbura nga rritja e çmimeve

“Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” është i vetmi grup aktiviteti ekonomi që nuk ka shënuar as rritje nominale të pagave, ndërsa e indeksuar me inflacionin rënia është -7.3%. Paga mesatare në administratë ishte 68.4 mijë lekë në tremujorin e dytë, e pandryshuar në vlerë nominale në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    September 13, 2022 at 10:34 am

    jo, jetojme te lumtur si popull, se na e rriti edi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 21 shtator 2026
  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë

Komentet e Fundit

  1. Shqiptarja on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  2. Albert on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  3. demo on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  4. . on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  5. Anonymous on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?