Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Inflacioni zbeh rritjen e pagave, 43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Inflacioni zbeh rritjen e pagave, 43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj
EkonomiKryesore

INSTAT: Inflacioni zbeh rritjen e pagave, 43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Zbrazja e vendit nga emigracioni i lartë i të rinjve po nxit bizneset të aplikojnë rritje të pagave, por përfitimet po gërryhen nga inflacioni, i cili shpesh është më i lartë se rritja e pagave në disa sektorë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, 43 për qind e të punësuarve në vend me sigurimeve shoqërore kishin pagë mujore deri në 40,000 lekë (330 euro).

Gati gjysma e të punësuarve në vend, zyrtarisht marrin një pagë që është më afër pagës minimale. Paga minimale aktualisht është 32 mijë lekë në muaj ndërsa qeveria ka lajmëruar rritjen e mëtejshme të saj në 34 mijë lekë.

Shpërndarja e të punësuarve sipas kategorisë së pagës tregon se, në tremujorin e dytë kishte një tendencë të rritjes së kategorive me paga më të larta. Psh punonjësit më paga nga 40,000 -50,000 mijë lekë zunë 14% të totalit, nga 13.6 % që ishin në tremujorin e parë.

- Publicitet -

Personat me paga nga 50,000-60,000 zunë 8.8 % të totalit të punonjësve me sigurime nga 8.7% që ishin në tremujorin e parë.

Kategoria e punonjësve me pagë 60,000-70,000 lekë zuri 23.8 për qind të totalit të punonjësve me sigurime nga 23.5 % që ishte në janar-mars 2022.

Rritje e lehtë u vu re edhe në grupet me paga të larta 95,000-120,000 dhe mbi 120, 000 lekë.

INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.8%, sipas INSTAT (6.2% në prill, 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor), çka bën që rritja reale e pagave të ketë qenë pothuajse zero në të njëjtën periudhë.

Për pesë grup profesione, nga 10 të tilla që raporton INSTAT, rritja reale e pagave, e indeksuar me inflacionin ishte negative, çka do të thotë se me të njëjtën sasi të ardhurash familjarët dhe individët po blejnë më pak produkte.

Gjithsesi tregu i pagave në Shqipëria vuan nga informaliteti i lartë. Shumë punonjës maskohen si të vetë-punësuar pa pagë dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e sektorit privat me pagë nën-deklarohet në tatime për të shmangur tatimet mbi pagën.

Në sektorin e biznesit informaliteti është vlerësuar deri në 60 për qind në aktivitet e ndërtimit sipas të dhënave që dalin nga vrojtimet e Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO), teksa në Bujqësi gati 90 për qind e atyre që raportohen të punësuar janë informalë.

Sipas të dhënave të Eurostat në qershor të vitit 2022, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të pagës minimale në Europë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe kërkon “siguri juridike” për Zvërnecin
  • VIDEO: A është normale?
  • Çfarë po ndodh në SHBA? Bie edhe rrjeti tepër sekret që Agjencia e Sigurisë Kombëtare përdor për komunikimet e brendshme
  • Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  • Sulme mes Ukrainës e Rusisë në prag të takimit në Kinë mes Trump, Xi dhe Putin

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: A është normale?
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: A është normale?
  3. 1 on VIDEO: A është normale?
  4. Albi on VIDEO: A është normale?
  5. Anonymous on VIDEO: A është normale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?