Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Pesha e ndërtimit në ekonominë shqiptare, sa dyfishi i rajonit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Pesha e ndërtimit në ekonominë shqiptare, sa dyfishi i rajonit
EkonomiKryesore

INSTAT: Pesha e ndërtimit në ekonominë shqiptare, sa dyfishi i rajonit

Published: January 4, 2023
Shpërndaje

Përqendrimi i investimeve në sektorin e ndërtimit e ka rritur më tej peshën e këtij sektori në strukturën e ekonomisë shqiptare. Gjatë vitit të kaluar, ndërtimi zuri rreth 11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në rajon për rëndësinë që ka në ekonomi.

Të dhënat krahasuese që u publikuan së fundmi nga INSTAT tregojnë se, përveç Kosovës, e cila gjithashtu ka përqendrim të investime në ndërtim, në vendet e tjera, sektori zë 5-7% të PBB. Ekonomia e Bosnjës ka ekspozimin më të ulët ndaj ndërtimit, me vetëm 5,7 për qind të PBB-së, në Maqedoninë e Veriut ndërtimi zë 5.9 % të ekonomisë, në Serbi 7 për qind dhe në Kosovë pak më shumë se 10%.

Struktura e ekonomisë shqiptare është shumë e ndryshme nga rajoni, me ekspozim të lartë ndaj bujqësisë dhe ndërtimit, teksa në rajon dega e industrisë zë peshën kryesore në ekonomi. Në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë, industria është dega kryesore e ekonomisëm që kontribuon më shumë se 23% në PBB-në e vendeve.

- Publicitet -

Në Maqedoninë e Veriut, industria zë 19% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri më pak 14%. Edhe pse me peshë më të ulët industria në Shqipëri është më pak produktive pasi mbështetet në njësi prodhimi të industrisë fasone të tekstil-këpucës që punojnë me material porositësi, ndërsa në rajon, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnjë, dega e industrisë është e lidhur me zinxhirin e industrisë automative, e cila ka norma më të larta fitimi dhe prodhon paga më të larta për punonjësit.

Struktura e ekonomisë shqiptare prej dekadash ka mbetur e njëjtë dhe nuk po mundet të riorientohet në zinxhirë të prodhimit që sigurojnë të ardhura më të larta. Edhe pse shanset në këtë drejtim janë rritur vitet e fundit me transferimin e disa njësive për prodhimin e elementëve të thjeshtë të industrisë automative të tilla si kabllot, vendi po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.

Norma e larta të emigrimit të të rinjve po e bëjnë vendin jo atraktiv për transferimin e njësive të prodhimit. Gjithsesi me dimensionet e reja të gjeopolitikës globale, ku zinxhirët e prodhimit po transferohen sipas aleancave të reja globale, Shqipëria ka shanse të larta për të tërhequr investitorë me potencial.

Me gjithë zhvillimet e pritshme sektori i ndërtimit do të vijojë të ketë një kontribut në rritje në ekonominë e vendit si pasojë e zgjerimit të lejeve dhe projekteve të reja në Tiranë dhe zonat bregdetare.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 4, 2023 at 9:26 am

    Te gjitha mashtrime te INSTATit, asgje nuk eshte e vertete nga keto mashtrime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 shtator 2026
  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?