Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
EkonomiLajmi i fundit

INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Published: July 13, 2026
Shpërndaje

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të fortë mes vendeve europiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, më 1 janar 2026 Shqipëria numëronte rreth 2.34 milionë banorë, nga 3.06 milionë në vitin 2000 (Eurostat raporton shifrat e publikuara nga INSTAT).

Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka humbur pothuajse një në çdo katër banorë që kishte në fillim të mijëvjeçarit.

- Publicitet -

Kjo rënie, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, është më e larta në Europë. Shteti i dytë me tkurrjen më të lartë është Bullgaria, që pa një reduktim prej 21.6% në të njëjtën periudhë.

Në vend të tretë është Kosova, për të cilën tkurrja është llogaritur nga viti 2003, kur raportohet e dhëna më e hershme. Nga ajo periudhë, popullsia e Kosovës është tkurrur me 19.3%.

Rënie të fortë ka shënuar edhe Lituania, me 17.8%, e ndjekur nga Rumania me 15.2%, Kroacia me 13.8%, Serbia me 13.2% dhe Gjeorgjia me 11.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, popullsia është pakësuar me 10%, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë me 9.5%. Hungaria ka humbur 7.2% të popullsisë, Polonia 5%, Armenia 4%, Greqia 3.8% dhe Estonia 2.9%.

Të dhënat tregojnë se pothuajse i gjithë Ballkani Perëndimor ka humbur popullsi, por Shqipëria mbetet në krye të renditjes për nga ritmi i tkurrjes.

Serbia ka humbur rreth një të tetën e banorëve në krahasim me vitin 2000, Kroacia afërsisht 14%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut rreth një të dhjetën.

Përjashtimi i vetëm në rajon është Mali i Zi, ku popullsia rezulton 3.3% më e lartë se në vitin 2000.

Rënia e popullsisë, nga emigracioni i lartë dhe plakja graduale e popullsisë

Shqipëria po përballet njëkohësisht me tri goditje demografike: emigracion të lartë, rënie e lindjeve dhe plakje e shpejtë.

Emigracioni është faktori kryesor që po ndikon këtë tendencë. Largimi i vazhdueshëm i të rinjve ka zvogëluar jo vetëm numrin e banorëve, por edhe bazën e popullsisë në moshë riprodhuese. Si rrjedhojë, numri i lindjeve ka rënë me shpejtësi, ndërsa raporti mes të rinjve dhe të moshuarve po përkeqësohet.

Që nga fillimi i viteve 1990, vendi po përjeton cikle të njëpasnjëshme emigracioni, që nuk duket se po ndalen, pavarësisht rritjes ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për migracionin neto më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin gjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026.

Shqipëria, që për dekada konsiderohej si një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, ka arritur tashmë moshën mediane të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane arriti në 45 vjeç më 1 janar 2026, nga 34.2 vjeç në vitin 2014. Në vetëm 12 vjet, treguesi u rrit me 10.8 vjet, rreth 4.5 herë më shpejt se në BE.

Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë shqiptare është tashmë mbi moshën 45 vjeç. Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i moshave të reja po e zhvendosin me shpejtësi strukturën demografike drejt grupmoshave më të mëdha.

Në vitin 2025, lindjet arritën nivelin më të ulët historik të pas tranzicionit, në 22.5 mijë, nga 82 mijë në vitin 1990, teksa shtesa natyrore po shkon drejt zeros. (shik grafikun e shtesës natyrore)

Pasojat nuk kufizohen vetëm te numri i banorëve. Tkurrja e popullsisë ul bazën e konsumit, ngushton ofertën e fuqisë punëtore dhe shton presionin mbi sistemin e pensioneve dhe shërbimet shëndetësore.

Me më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë të moshuar që dalin në pension, raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve përkeqësohet. Në të njëjtën kohë, prej disa vitesh bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë punonjësish, sidomos në sektorët që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar dhe po tentojnë ti zëvendojnë ato me punonjës të huaj.

Europa rritet, pavarësisht se ka më shumë vdekje se lindje

Ndërsa Shqipëria dhe shumica e vendeve të Europës Lindore po humbin popullsi, Bashkimi Europian vijon ta rrisë numrin e banorëve.

Më 1 janar 2026, popullsia e BE-së arriti në 452 milionë banorë, rreth 706 mijë më shumë se një vit më parë. Ky ishte viti i pestë radhazi me rritje, pas rënies së regjistruar gjatë pandemisë në vitin 2021, raportoi Eurostat.

Në krahasim me vitin 2016, Bashkimi Europian kishte 8 milionë banorë më shumë, ndërsa ndaj vitit 2006 rritja ishte 16 milionë.

Por shtesa e popullsisë nuk po vjen nga lindjet. Që prej vitit 2012, BE-ja ka regjistruar më shumë vdekje se lindje. Bilanci negativ natyror është kompensuar nga emigracioni neto pozitiv.

Kjo do të thotë se pa hyrjen e emigrantëve, popullsia e Bashkimit Europian do të ishte në rënie.

Gjatë vitit 2025, popullsia u rrit në 16 vende të BE-së. Normat më të larta të shtimit u regjistruan në Maltë, me 24.1 persona për 1,000 banorë, Qipro me 13.7 dhe Luksemburg me 13.1. Rëniet më të forta u shënuan në Letoni, Estoni dhe Hungari.

Malta dhe Irlanda, rritja më e fortë që nga viti 2000

Në krahasimin afatgjatë, Malta e ka rritur popullsinë me 51.3% nga viti 2000, norma më e lartë në Europë.

Pas saj renditen Irlanda me 45.9%, Qipro me 44.3% dhe Islanda me 41.3%. Andorra ka shënuar rritje prej 35%, Azerbajxhani 28%, Zvicra 27.4%, Lihtenshtajni 27.1% dhe Norvegjia 25.7%.

Spanja e ka rritur popullsinë me 22.5%, Suedia me 19.7% dhe Mbretëria e Bashkuar me 19.3%. Rritje të konsiderueshme kanë regjistruar edhe Belgjika me 16.8%, Austria me 15.2%, Holanda me 14.3% dhe Franca me 14.2%.

Këto vende përballen gjithashtu me lindshmëri të ulët dhe plakje, por kanë arritur ta zbusin humbjen natyrore duke tërhequr emigrantë.

Ekonomitë më të zhvilluara ofrojnë paga më të larta, vende pune, shërbime publike dhe stabilitet institucional. Kjo i ka kthyer ato në destinacione për fuqinë punëtore nga Ballkani, Europa Lindore dhe vende të tjera.

Emigracioni po krijon dy realitete të ndryshme demografike në Europë. Vendet pritëse po rrisin popullsinë dhe po plotësojnë nevojat e tregut të punës, ndërsa vendet e origjinës po humbin të rinj, profesionistë dhe familje në moshë aktive.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Kohë says:
    July 13, 2026 at 8:18 am

    Rama e Berisha po ndryshojnë popullesinne Shqiperise. Po zavendesojne shqiptaret me aziatik.
    Vazhdoni gjumi, shqiptarë! Rrini nen Ramen e vellaun e tij Berishën!
    Mbushni koferat, e leshonju rrugë Rames e Berishës!

    Reply
  • demo says:
    July 13, 2026 at 9:02 am

    Degjojeni nje 73 vjecare nga Durrsi ne Proteste.Ajo mbante Shpirtin e Protestes.Nuk ka mbetur me banor ne kete vend te besoje qe ketij ja hane dardhat pas shpine,se ky ka keshilltare te keqinj,se Ilir Meta i vidhte tepsine.
    Ilir Meta ka qene nje xhepist autobuzi para ketij,Sali Berisha nje cub rrugesh para ketij. Edvini Rama eshte Makineri Vjedhese,Trate,Bulldoz,Konteiner,Elevator,Transporter 24 ore non stop.Edhe ne keto momente me njoftojne nga Vlora se ka perzene plazhistet tek Pylli Sodes dhe po rrethon vendin.
    Uji fle,Edi Rama nuk fle.

    Reply
  • Detari says:
    July 13, 2026 at 12:47 pm

    Ka bere pune te mire rama per boshatisjen e vendit.

    Te paret qe do varen koke poshte do jene patrinaziahtet pastaj rama be linden

    Reply
  • !!? says:
    July 13, 2026 at 1:52 pm

    Si kemi rën kaq poshtë që të jenë më të zotët dy ndyrsira të shpifura njerëzore, dy hajdutokratë që kanë kthyer kusarin e pamëshirshme në shkencë të përsosur djallëzore të venë përpara si ujqërit tufën e deleve një popull të tërë në mërgim dhe

    haptazi, në mënyrë sfiduese të ripopullojnë shtëpitë r braktisura nga sgqipëtarët me skllevër afro aziatik sikurse po ndothë në fshazin tim dhe kudo në Shqipëri që, të jeni të sigurt.

    po të mos çlirohet Shqipëria nga kthetrat e kuçedrës së pushtimit më barbar të trojeve shqipëtare duke prer dy kokat e kuçedrës Edi Rama dhe Sali Berisha,

    në vitet 2030 popullsia do të jetë pse jo ,edhe 4 miljon ku vetëm 0,5 miljon do të jenë shqipëtar të një soji dhe gjaku me Edi Ramën dhe Sali Brishën dhe 3,5 miljon skllevër të tyre afro aziatik dhe shqipëtarët do të çapërçiken, sikurse është betuar kombçfarosësi Edi Rama, në sorra e korba në mërgim.

    Ju drejtohem protestuesve, mos protestoni tek studjoja, ish kryeministria, ku piktori dhe mender kryeministri bastard breth nëpër zyra e koridore vetëm me brek, rrethoni ndërtesën e SPAK dhe mos i lejoni prokurorët të dalin pa firmosur ndalimin e dy subjekteve të një kompleksi krimesh njëri më i rënd se tjetri dhe vëndi krimit me një mori faktesh evidente është Shqipria ku po konsumohet haptazi krimi madhor i spastrimit total etnik i trojeve historike nga shqipëtarët.

    Në qoftë se drejtësia nuk do të ishte mbushur me individë që konsumojn non stop krimin e bashkpunimit dhe mbrojtjes së hapur të hajdutokratëve kombçfarosës, antishqipëtarëve të betuar deri në tërbim Sali Berisha dhe Edi Rama, Shqipëria do të ishte vënd i begat dhe

    dijeni, në qoftë se prokuror dhe gjykatës do të kryejnë detyrën për të cilën marin miljona, nuk do të kishte nevoj fare për protesta. Mos protestoni fare kundër kriminelëve por kundër atyre që mbrojnë kriminelët dhe të buçisni prokuror po të mos ndaloni urgjentisht kryehajdutokratët Berisha dhe Rama të zhdukeni nga zyrat se nuk janë prokurorë po bashkpunëtor dhe mbrojtës të hapur të krimit, thjesht kriminelë më keq se kriminelët që ata nuk tentojn fare as ti hetojnë as ti ndalojnë por përkundrazi.

    Kërkoni që prokurorët në qoftë se janë burra të dalin nga zyrat dhe të japin llogari para jush popullit shqipëtar të shumëvuajtur pse nuk arrestojnë kriminelët e llahtarshëm kombçfarosës Berisha dhe Rama, jooooooo……….është më i rrezikshëm jo krimineli që konsumon krimin por prokurori dhe gjykatsi kriminel që haptazi mbron kriminelët që ata duhet të hetojnë dhe gjykojnë.

    Protestues aman, tundini njëher prokuror e gjykatës në qoftë se flen mbi dosje dhe hidhni plehra në fytyrë në qoftë se, përkundrazi, duke qën pjesë integrale e krimit, korrupsionit dhe kusaris 36 vjeçare mbrojn haptazi kriminelët kombçfarosës.

    Reply
  • AdShalsi says:
    July 13, 2026 at 4:33 pm

    I di KarBolinua me MeroKëlbazën këto?

    Reply
  • Liria says:
    July 13, 2026 at 4:46 pm

    Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, por i ka dhuruar historise se politikes boterore dy Mjeshtra te Medhenj te mashtrimit , vjedhjeve dhe sfidimit te Pushtetit Gjyqesor, Sal Al Vuk Berishen dhe Ed’Rams West-in.

    Reply
  • ETNIK says:
    July 13, 2026 at 5:11 pm

    Nëse kjo amplitudë e popullatës shqiptare krahasohet me gjendjen e para ashtë të quajtur lëvizje demokratike në Prishtinë Shkup dhe Tiranë e viteve 1990 situata del edhe ma dramatike Kosova kishte mbi 1 750000 Maqedonia 33% Shqipëria mbi 3.2 mil.
    Shifrat që këtu thuhen për disa vende Ballkanike ato me mbi 80% ka të bëjë me popullatën rome ku dihet se Rumania Serbija dhe Bullgarija kishin popullsi rome me nga 3 milion
    Kur vetëm rikujtohen manipulimet e Partive Demokratike shqiptare se si i shtynin njetëzit të largoheshin vullnetarisht nga të gjitha institucuionet me premtimin se pas dy javë do të ket ndërhyrje spektakulare nga jashtë dhe ti shytësh njerëzit të pushtojnë ambasadat e dhe anijet e huaja këto manipulime kaq drasatike të demagogëve Rugova -Berisha ka qenë e kritikuar rrebtë nga figura kombëtate se do të sjellin konsekuenca dramatike për vendin dhe popullin por ça është ma tragjike se binomi Rugova Berisha ende jetojnë fortë në popull

    Reply
    • durrsaku says:
      July 14, 2026 at 2:02 am

      Po mire more ti ETNIK qe qenke pjelle e ppsh , sot pssh-es , akoma me parullat e Rames do ecim ne qe fajin e ka Berisha ? ! Po sot qe ne pushtet eshte partia jote, perse ikin njerezit ?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët
  • Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
  • 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor para miqve 
  • Ku po gabon shkolla?

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë
  3. L.H on Besa dhe Besueshmëria!
  4. martina on Besa dhe Besueshmëria!
  5. Toni on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?