Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Të ardhurat në familjet me fëmijë u rritën më pak gjatë dekadës së fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Të ardhurat në familjet me fëmijë u rritën më pak gjatë dekadës së fundit
EkonomiShoqëri

INSTAT: Të ardhurat në familjet me fëmijë u rritën më pak gjatë dekadës së fundit

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Gjatë vitit 2021 familjet me fëmijë shpenzuan mesatarisht në muaj 98,795 lekë, nivel më i lartë në krahasim me familjet e tjera, por shpenzimet e tyre janë rritur shumë pak në raport me vitin 2007.

Sipas të dhënave të INSTAT, që burojnë nga anketa e Buxhetit të Familjeve, shpenzimet mujore të familjeve me tre ose më shumë të rritur me fëmijë u rritën me 20% gjatë periudhës 2007-2021.

Ritmet e rritjes së shpenzimeve në familjet që kishin më pak anëtarë ose fëmijë ishin shumë më të larta.

- Publicitet -

Psh shpenzimet mujore për një person të vetëm u zgjeruan me 78 % nga viti 2017 më 2021.

Në familjet me një person të vetëm me një fëmijë në kujdestari shpenzimet mujore u rritën me 64 për qind gjatë së njëjtës periudhe ndërsa në familjet me dy të rritur pa fëmijë treguesi i shpenzimeve mujore u shtua me 36% gjatë 14 viteve.

Përgjatë 14 viteve shpenzimet mujore të familjeve shqiptare kanë bërë përparim të ulët. Mesatarja kombëtare tregon se përgjatë 14 viteve shpenzimet mujore për një familje janë rritur me 21.8 për qind.

Familjet më fëmijë në Shqipëri përballen me shpenzime të larta dhe njëkohësisht me mundësi të kufizuara për të rritur të ardhurat për shkak angazhimit për rritjen e fëmijëve.

Të dhëna që burojnë nga anketa te tjera tregojnë se nënat më fëmijë vuajnë nga nën-punësimi sidomos kur fëmijët ende nuk kane mbushur moshën e shkollës.

Familjet më fëmijë në Shqipëri nuk përfitojnë mbështetje sociale nga shteti si në vendet e tjera të Europës. Arsyet ekonomike shpesh qëndrojnë si argumente për rënien e lindshmërisë.

Anketa demografike dhe e shëndetit tregon se gratë shqiptare në moshë riprodhimi lindin fëmijë më pak se dëshirojnë. Gjithashtu aborti është mjaft i përhapur ne mesin e grave të papuna me nivel të dobët ekonomik.

Vështirësitë për të krijuar familjen e re për të rritur dhe edukuar fëmijët, janë ndër arsyet e niveleve të larta të emigrimit te të rinjve.

Për të evituar plakjen e popullsisë dhe rritjen e lindshmërisë, vendet e BE kanë shtuar stimujt për familjet me fëmijë, duke ofruar bonuse që shpesh kalojnë pagën minimale./Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?