Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Turizmi “nxit” rritjen ekonomike. Tremujori i tretë me ecuri pozitive, u rrit me 4%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Turizmi “nxit” rritjen ekonomike. Tremujori i tretë me ecuri pozitive, u rrit me 4%
EkonomiKryesoreShoqëri

INSTAT: Turizmi “nxit” rritjen ekonomike. Tremujori i tretë me ecuri pozitive, u rrit me 4%

Published: December 23, 2022
Shpërndaje

Pas ngadalësimit në tremujorin e dytë, ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në tremujorin e tretë e nxitur ndjeshëm edhe nga turizmi.

Sipas Institutit të Statistikave, ekonomia këtë periudhë u zgjerua me 4% nga 2.6% që ishte një tremujor më parë, ku kontribuuan pozitivisht kryesisht degët e lidhura me turizmin. Grupi i aktiviteteve tregti, transport, shërbimet ushqimore dhe akomodimi u rritën me gati 10% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Veç turizmit që këtë vit ka gjeneruar shifra rekord në të ardhura por edhe prurje të lartë të vizitorëve në vend, ndikim të konsiderueshëm në ecurinë pozitive të ekonomisë këtë periudhë ka dhënë edhe sektori i ndërtimit.

- Publicitet -

Të dhënat e Instat flasin për një rritje dyshifrore të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, përkatësisht me 10.6% dhe 13.8%.

Pozitivisht kanë kontribuar edhe degë të tjera të ekonomisë, informacioni dhe komunikacioni si dhe aktivitet financiare të sigurimit. Bujqësia nga ana tjetër, një nga degët më me peshë në ekonomi ka shënuar një rritje të lehtë me vetëm 0.22% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit që lamë pas.

Negativisht ndërkohë kanë ndikuar në ecurinë e ekonomisë industria nxjerrëse, përpunuese dhe energjia, administrata publike e shëndetësia si dhe taksat neto.

Sa i takon konsumit final të popullsisë, pra zëri që përbën edhe peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi rezulton në rritje me mbi 8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa e kundërta ka ndodhur me konsumin final të qeverisë që është ulur me 3.5%.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 24, 2022 at 2:45 am

    Vetem turizmi krijon vende pune dhe te ardhura ne buxhetin e shtetit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 26 tetor 2026
  • Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet
  • PORTRET: Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  • Reagimet e para nga jashtë pas fitores së Listës Studentore në Serbi
  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  3. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  4. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?