Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Intensifikohen përpjekjet diplomatike për marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Intensifikohen përpjekjet diplomatike për marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme
BoteLajmi i fundit

Intensifikohen përpjekjet diplomatike për marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme u intensifikuan të premten, ndërsa ministrat e jashtëm britanik dhe francez bënë një vizitë të përbashkët në Izrael. Bisedimet e armëpushimit në Katar hynë në ditën e dytë.

Përpjekja e re për të arritur një marrëveshje, vjen ndërsa numri i të vdekurve palestinezë nga lufta arriti në 40,000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës dhe vazhdojnë shqetësimet për një sulm të mundshëm nga Irani dhe Hezbollahu ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë të Hamasit dhe Hezollahut.

“Është një moment i rrezikshëm për Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy. “Rreziku që situata të dalë jashtë kontrollit po rritet. Çdo sulm iranian do të kishte pasoja shkatërruese për rajonin.”

- Publicitet -

Zoti Lammy dhe ministri i jashtëm francez Stéphane Séjourné pritet të mbajnë një takim të përbashkët me ministrin e Jashtëm izraelit Israel Katz dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer.

“Asnjëherë nuk është vonë për paqen”, tha zoti Séjourné. “Duhet me çdo kusht të shmangim një luftë rajonale, e cila do të kishte pasoja të tmerrshme.”

Ndërmjetësit ndërkombëtarë besojnë se shpresa më e mirë për qetësimin e tensioneve do të ishte një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për të ndalur luftimet dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti filluan një raund të ri bisedimesh të enjten dhe mbajtën bisedime me delegacionin izraelit në Katar.

Hamasi, i cili nuk mori pjesë drejtpërdrejt në bisedimet e së enjtes, akuzon Izraelin se ka shtuar kërkesa të reja tek një propozim i mëparshëm që kishte marrë mbështetjen amerikane dhe ndërkombëtare dhe për të cilin Hamasi kishte rënë dakord në parim. Izraeli nga ana e tij akuzon Hamasin se ka shtuar kërkesa të reja.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i quajti bisedimet një hap të rëndësishëm. Ai tha se mbetet shumë punë përpara duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëveshjes dhe se negociatorët po i përqendrojnë përpjekjet tek mënyra sesi do të zbatohet ajo.

Diplomatët shpresojnë se një marrëveshje armëpushimi do të bindte Iranin dhe Hezbollahun e Libanit që të tërhiqen nga synimi për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror izraelit në Bejrut dhe udhëheqësit të lartë politik të Hamasit në një shpërthim në Teheran, për të cilin Izraeli konsiderohet gjerësisht përgjegjës./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, vazhdon estrada në KLP: Anëtarët kërkojnë sërish përjashtimin e njëri-tjetrin
  • Rama: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale
  • Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  • Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
  • EMRI: Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

Komentet e Fundit

  1. Vl on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  2. Detari on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse
  3. Dashi on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. vezhguesi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  5. Populli on Çfarë është ‘Pasqyra e Flamingos’? Rama: Tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jenë të gjitha me dokumentet përkatëse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?