Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Interi në finale, ja çfarë thonë presidenti Zhang, tekniku Inzaghi dhe legjenda Zaneti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Interi në finale, ja çfarë thonë presidenti Zhang, tekniku Inzaghi dhe legjenda Zaneti
AktualitetSport

Interi në finale, ja çfarë thonë presidenti Zhang, tekniku Inzaghi dhe legjenda Zaneti

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

Interi rikthehet në finale të Champions League 13 vite pas Tripletës së famshme, teksa ish-kapiteni zikaltër, Javier Zanetti nuk e fsheh kënaqësinë pas ndeshjes. “Jemi shumë të lumtur. Kur u hodh shorti i grupeve, dukej e pamundur, por falë punës së trajnerit dhe lojtarëve, ja ku jemi këtu. Shpresoj të mos kemi përballë Realin, pasi ky kompeticion duket sikur është bërë për ta. Megjithatë në 90 minuta ndodh gjithçka. Çdo vit Lautaro rritet bashkë me ne dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip. Edhe ai ndihet si në shtëpi, ndaj shpresoj ta mbajmë sa më gjatë”, tha ai.

Kalimin në finalen e Ligës së Kampionëge e feston padyshim edhe Steven Zhang, presidenti kinez i Interit, që nuk e fsheh lumturinë për këtë arritje. “Arritja më e madhe pas titullit kampion dhe tërësisht e merituar. Komplimentoj të gjithë për punën e bërë. Në fillim të sezonit besonte vetëm Lukaku te finalja dhe të gjithë e shikonim si të çmendur. Finalja zgjat 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Jemi gati ta luajmë, por ka kohë deri atëherë.

E ardhmja e Suning te Interi dhe Inzaghi?

- Publicitet -

“Jemi këtu prej 7 vitesh dhe kemi mbajtur skuadrën në nivele të larta. Për sa kohë jemi ne, Interi do të luajë gjithmonë për objektiv madhorë. Kam punuar me shumë trajnerë, por ai është fantastik. Është gjithmonë i qetë, në fitore e në humbje, ndaj do të qëndrojë gjatë në stolin e Interit. Pastaj, është i vetmi që nuk më kërkon lojtarë”, tha ai.

Pak javë më parë ishte pranë shkarkimit, por Simone Inzaghi rrëzoi të gjithë kritikat, duke dërguar Interin në finalen e Champions League, pas asaj në Kupën e Italisë. Tekniku zikaltër nuk e fsheh kënaqësinë për këtë arritje dhe thekson se pavarësisht kundërshtarit, Interi do të provojë gjithçka. “Jam shumë krenar për veten, klubin dhe këta djem, që nuk bëjnë pushim prej 1 prillit dhe na kanë dhuruar kënaqësi të jashtëzakonshme. Kemi pasur një sezon të vështirë, por skuadr ka ditur të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe të marrë atë që do. Jemi këtu me meritë, duke kaluar kundërshtarë të vështirë, që nga faza e grupeve. Si Reali, ashtu edhe Manchester City janë dy ekipe të mëdha, ndaj do ta shohim me qetësi. Kushdo që të jetë, është skuadër e fortë, por ne jemi me meritë këtu dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka”, tha tekniku.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?