Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Intervista e Trumpit me sipërmarrësin Musk vonohet nga problemet teknike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Intervista e Trumpit me sipërmarrësin Musk vonohet nga problemet teknike
BoteLajmi i fundit

Intervista e Trumpit me sipërmarrësin Musk vonohet nga problemet teknike

Published: August 13, 2024
Shpërndaje

Intervista e kandidatit republikan për president Donald Trump me sipërmarrësin miliarder Elon Musk u krye më në fund në rrjetin social X të Elon Musk-ut, të hënën në mbrëmje, pas një vonese të gjatë të shkaktuar nga problemet teknike që penguan shumë përdorues të kishin qasje në transmetimin e drejtpërdrejtë.

Musk, i cili ka njoftuar përkrahjen ndaj zotit Trump, e nisi intervistën në 8.42 të mbrëmjes, pothuajse 40 minuta pas kohës që ishte parashikuar të niste biseda. Ai tha se shkak ishte një sulm kibernetik por ky pretendim nuk u konfimua.

Pas rreth 45 minutash bisedë, më shumë se 1.3 milionë njerëz po dëgjonin intervitën, sipas të dhënave në rrjetin X. Zoti Trump u përpoq që t’i kthente problemet në pozitivitet, duke e përgëzuar zotin Musk për numrin e lartë të njerëzve që po përpiqeshin të ndiqnin bisedën.

- Publicitet -

Ish Presidenti dukej herë pas here sikur kishte probleme me të folurin dhe në disa raste zëri i tij dëgjohej sikur të ishte personazh i ndonjë filmi vizatimor, thane disa dëgjues, duke sugjeruar se shkak mund të kenë qënë problemet me audion. Një pjesë të mirë të kohës në nisje të bisedës zoti Musk e shpenzoi duke lavdëruar zotin Trump për trimërinë që tregoi ditën që iu bë atentat, në 13 korrik, kur plumbi e kapi shkarazi në vesh.

Elon Musk-u, personi më i pasur në botë, njoftoi mbështetjen e tij për zotin Trump menjëherë pas përpjekjes për të vrarë ish presidentin. Ai mbështeti Presidentin demokrat Joe Biden në vitin 2020, por që nga ajo kohë ka anuar djathtas. Zoti Trump tha se planifikon të kthehet në vendin ku ndodhi atentati, në Batler të Pensalvisë, për një tubim zgjedhor, në muajin tetor.

Gjatë bisedës, zoti Trump pretendoi se Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do të ishte President dhe vlerësoi Presidentin rus Vladimir Putin, atë kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, të gjithë autoritarë, se “po e bëjnë shumë mire punën e tyre”. Ai po ashtu shprehu zemërim që Nën Presidentja Kamala Harris u vu në vend të Joe Biden-it si kandidate për Presidente.

“Që kur filloi kjo skemë mashtrimi ajo nuk ka bërë asnjë intervistë”, tha zoti Trump duke pretenduar pa prova se largimi i zotit Biden nga gara presidenciale ishte një “grusht shteti”. Zoti Trump kishte epërsi ndaj zotit Biden në disa anketime në ato shtete që pritet të jenë kritike për zgjedhjet e 5 nëntorit, por tani renditet pas zonjës Harris në disa prej të njëjtave shtete.

Gjatë intervistës, zoti Trump u duk se lavdëroi zotit Musk që kishte pushuar nga puna punonjësit.

“Je i madh. Shih çfarë bën. Shkon dhe pyet, a doni të dorëhiqeni? Ata hyjnë në grevë, nuk dua ta përmend emrin e kompanisë, por ata bëjnë grevë. Dhe ti u thua “Në rregull, jeni të gjithë të pushuar”.

Intervista i dha zotit Trump mundësinë për të tërhequr vëmendje në një kohë kur fushata e tij po përballet me sfida të reja.

Zonja Harris ka fshirë epërsinë e zotit Trump në anketimet e votuesve dhe ka gjallëruar votuesit demokratë me një seri tubimesh zgjedhore me shumë energji, që kur ajo zëvendësoi Presidentin Biden si kandidate e Partisë Demokrate, tre javë më parë. Ky moment i ri mund të nxitet edhe më shumë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate, javën e ardhshme, në Çikago.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  2. Humoristi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  3. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  5. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?