Nga Johana Lubonja
Botuar në DITA
Nuk është fort komode të negociosh një intervistë me Leonard Qukun, ish-kryeredaktorin e Syri.net, i larguar së fundmi nga kjo media në një mënyrë të dyshimtë që ka ngjallur jo pak debate.
Quku ndonëse i predispozuar dhe falënderues ndaj interesimit tonë, ishte i kujdesshëm dhe kërkonte garanci që nga ana e DITA-s kjo intervistë të mos ishte tendencioze apo me axhendë politike të fshehur kundër Berishës.
Pasi bëmë të qartë interesin publik të intervistës si dhe faktin se përgjigjet i ka ai vet në dorë ndërsa ne veç pyetjet, zhvilluam një intervistë e cila zbërthen konfliktin e bujshëm mes tij dhe drejtuesëve të medias më të madhe opozitare, duke ofruar detaje mbi akuzat e natyrës bolshevike që i bëheshin atij, episodet me Belind Këlliçin dhe një sanitare të institucionit, por dhe një sqarim shterues nga ana e Qukut mbi aludimet mediatike për skandal seksual në 48 orët e fundit..
– Zoti Quku ju keni bërë dy reagime publike ku shpreheni mbi një padrejtësi të bërë ndaj jush, nga një zotëri i quajtur Gazmir Spahia drejtor në Syri TV. Sipas jush ai ka abuziuar me ju dhe ka ndërrmarë hapa diskriminues me pushimin tuaj nga puna. Ju shpreheni se problem ka nisur më datën 29 Maj 2023. Por dua ta nis me pyetjen, çfarë ju bëri të qëndronit në heshtje dy muaj dhe pse nuk reaguat që në datën 29 Maj?
Pyetje e drejtë. Së pari, ishte raporti “friendly” që kisha me zotërinë në fjalë. Doja të ruaja në mënyrë korrekte disa norma. Fillimisht mendova se ishim përpara një keqkuptimi i lindur për një apo disa arsye. Nisur nga dinamika e të gjithë kësaj çështje, mendova t’i lë pak kohë si vetes, ashtu edhe zotërisë që të kishim mundësi të korrigjonim veten.
Së dyti, miqtë e përbashkët. Një duzinë njerëzish kanë ndërhyrë gjatë kësaj kohe që raporti mes nesh të rikthehej ai i dikurshmi dhe bashkëpunimi të vazhdonte. Sepse nuk kishte arsye objektive të mbërrihej deri këtu. E kam theksuar, më është komunikuar shkarkimi nga puna të hënën e 29 majit, ora 17:10 në mënyrë ultimative, pa asnjë shpjegim, pa asnjë fakt se ku dhe çfarë kisha gabuar. Dhe po në atë moment është sekuestruar me urgjencë kompjuteri im i punës në mënyrë arbitrare me urdhër direkt të Gazmir Spahisë.
Reagimi dhe bërja publike rreth 2 muaj më pas ishte pikërisht për dy arsyet që kam përmendur, për të njohur situatën, për korrigjuar veten nëse kishte diçka për korrigjim. Por edhe sot e kësaj dite nuk e di pse jam shkarkuar. E nuk më jepet as kontrata e punës në mënyrë që kjo çështje me zotin Spahia të marrë rrugën e zgjidhjes ligjore. Edhe pse një numër i madh miqsh të përbashkët i kërkuan të tërhiqej nga vendimi arbitrar, ose së paku zgjidhjen konform Kodit të Punës, ai ka refuzuar në mënyrë kategorike.
Sikurse kolegët gazetarë po më kërkonin me insistim që duhet të mbaja një qëndrim sepse jemi në kushtet e një padrejtësie dhe diskriminimi të panatyrshëm që kurrsesi nuk duhet të kthehet në precedent për gazetarët e tjerë. Gjykova që çështja duhej bërë publike dhe disa të vërteta duheshin thënë ashtu siç ishin dhe jo siç i fabrikonte Gazmir Spahija (Spahia).
– Në kuptimin institucional ju ishit hierarki e drejorit të Financës Gazmir Spahia apo e drejtorit editorial Çim Peka?
Sipas deklarimit në tatime rezultoj punonjës i “3DS&Entertainment” me administrator Gazmir Spahinë.
– A është Spahia ai që përzgjedh stafin apo është thjesht personi që paguan stafin e përzgjedhur nga Peka?
Për rekrutimin e stafit nuk mund të themi se njëri përzgjedh dhe tjetri paguan. Unë isha Kryeredaktori i portalit Syri.net dhe nuk mund të vinte dikush në punë, në redaksinë time, pa miratimin tim.
Unë diktoja hapësirat për të cilat kishim nevojë dhe bëja sugjerimet përkatëse. Pra, flasim për aspektin profesional të cilin e kam patur parësor përgjatë 2 viteve të drejtimit të kësaj medie.
– Po, por në kuptimin editorial mediatik më intereson të di, jo thjesht në hierarki tregtare, juve vet kush ju tërhoqi te Syri dhe kush ju kontrollonte ose orientonte editorialisht. Gazmir spahija apo Çim Peka?
Isha propozim i Gazmir Spahisë. Gazetari Çim Peka, nisur edhe nga përvoja e tij mediatike ishte ai që na asistonte për linjën editoriale.
– Si ndodhi që pikërisht personi që ju tërhoqi në staf, më pas u shndërrua në armikun tuaj?
Unë nuk kam një përgjigje as sot e kësaj dite, kur kanë kaluar pothuajse 55-56 ditë. Fillimisht, siç e theksova edhe më lart, mendova se ishte një luhatje emocionale e momentit nga ana e zotërisë, një stres i akumuluar për arsye të kuptueshme njerëzore, një haluçinacion, apo një paranojë që mund ta dijë vetëm ai.
Akuzat që artikulon nëpër tryeza me miq të përbashkët, por edhe në korridoret e redaksisë së Syrit ndryshojnë nga ditë një ditë. Njëherë thotë se punoja për media të tjera, njëherë që kam kontakte me gazetarë armiq, por ka deklaruar edhe të paimagjinueshmen, që unë kam ndikuar në humbjen e kandidatit të opozitës në bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi përballë Erion Veliajt. Belindi është miku im, isha pjesë e shtabit të tij elektoral, kam bërë gjithçka që të fitonte në Tiranë, kam patur dhe kam raportin më korrekt të mundshëm me të. Por, ajo që duhet thënë është se Belindi u sabotua nga vetë akuzatorët e mi. Drekat dhe darkat me rivalët politikë të Belindit i hanë ata, jo unë.
Pse u shpalla unë “armik”? Ndoshta për faktin se nxora anën time njerëzore dhe humane kur zotëria shkarkoi nga puna sanitaren e redaksisë, për sjellje jo të mirë, sipas tij. Për mua dhe stafin tim, sanitarja konsiderohej pjesë e jona. Kur sheh një njeri duke qarë në korridor nëse je prej mishi dhe gjaku, të prek edhe ty ky moment.
Unë i sugjerova të bisedonte me Çim Pekën, sepse një njeri me aq halle, me mungesa edhe të gjërave ekzistenciale, nuk jam i sigurt nëse e ka një strehë mbi kokë apo, siç edhe na ka thënë, në ditë të caktuara nuk i gjen as bukë në shtëpi – insistova që të rrinte në punë.
Dhe fatmirësisht, zonja qëndroi në punë. Ky moment mund të ketë shërbyer si thyerje mes meje dhe zotit Spahia, për shkak se ndoshta pa dashje i kam ndërhyrë në kompetencat e tij ekzekutive të cilat i do aq shumë.
– Zoti Quku, disa media që kanë raportuar reagimet tuaja kanë aluduar për një skandal seksual që ju jeni në dijeni. Duke ju referuar datës 29 Maj ora 17:10, të theksuar prej jush në statuset e Facebook. A jeni ju dëshmitar okular i një skandali seksual në Syri.net? Dhe nëse jo, si ka mundësi që nuk i keni mohuar me forcë këto aludime mediatike me statusin tuaj?
Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Sikurse ju, edhe unë kam dëgjuar thashethemet që nuk duhen marrë si të vërteta. Mendoj se shpërndarja e tilla hamendësimeve ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga problematika reale. Historitë rozë, historitë me pasione janë gjëja e fundit që më shqetëson. Më shqetëson keqtrajtimi që iu bëhet gazetarëve, më shqetëson diskriminimi i tyre, më shqetëson flakja e tyre në rrugë dhe askush, asnjë autoritet, asnjë institucion, asnjë aktor nuk i merr në mbrojtje.
Gazetarët janë shtresa më e diskriminuar. Mbrojtësit më të mëdhenj të interesit publik janë më të pambrojturit. Kjo ëhstë alarmante dhe duhet të shërbejë si një kambanë alarmi.
– Mëse dakord, po a nuk mundeshit ju që me dy gisht status në Facebook të hidhnit poshtë këto aludime duke i mohuar publikisht? Dua të kuptoj pse nuk keni reaguar ndaj këtyre aludimeve?
Gjykoj që kjo çështje nuk më përket mua. Me sajesa të neveritshme që duan të lidhin emrin tim me histori rozë apo skandale seksuale të dikujt tjetër, nuk merrem. Unë mbaj përgjegjësi për këto që kanë autorësinë time. Dritarja ime e vetme komunikative është profili im në Facebook, aty jemi të gjithë njerëz të lirë për shprehje mendimesh, askush nuk censurohet për opinionin e tij, siç mund ta verifikoni edhe vetë.
E ritheksoj, ajo që na shqetëson dhe duhet të na bëjë bashkë si gazetarë si mua ashtu edhe ju, është mungesa e sigurisë në ushtrimin e profesionit tonë, kontratat e punës që nuk respektohen, pagat qesharake etj.
– E kuptoj shumë mirë këtë që ju thoni, por ama një reagim nga ana juaj, një mohim do ishte siguresë që t’i jepej fund spekulimit, çne nuk i mohuat kategorikisht këto aludime publike për skandal seksual? Neglizhencë apo diçka tjetër?
Spekulimit t’i japin fund ata që e kanë nisur duke shpërndarë banalitete në rrjet. Wall-i im nuk mund të ndotet me thashetheme që për mendimin tim janë dashakeqe dhe synojnë të shfokusojnë vëmendjen nga ato që unë po ngre si shqetësime.
– Zoti Quku, ju jeni shprehur se zotiu Gazmir Spahija ka sekuestruar kompjuterin tuaj, ka fshirë user-in tuaj dhe gjithë aktivitetin tuaj elektronik në sistemin e Syri.net. Çfarë kishte aq të rëndësishme user-in juaj? Çfarë përfitonte zoti Spahija nëse asgjësonte këto të dhëna?
Sekuestrimin e kompjuterit unë e lidh me urgjencën për të zhdukur programet e përgjimit. Një ish-bashkëpunëtor i SHIK-ut me paranoja nga zanati në të kaluarën, Gazmir Spahija, përgjon “elementët e dyshimtë”.
Nga bisedat infantile që lëshon lart e poshtë tashmë, mendoj se pjesë e “elementit të dyshimtë” mund të kem qenë edhe unë. Sikurse mund të jenë edhe plot kolegë të tjerë aty. Fatkeqësi që këtij personi i është lënë drejtimi i medias së vetme opozitare në vend, medias ku janë sytë dhe shpresat e demokratëve për një linjë ndryshe në përcjelljen e lajmit, jo siç del i gatuar nga zyra e kryeministrit, por duke denoncuar korrupsionin, padrejtësinë ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e interesit të tyre.
Fshirja e user-it është bërë me qëllim zhdukjen e çdo gjurme timen në sistem, duke parashikuar ndoshta përballjen në gjykatë e cila mund të kërkonte prova të kësaj natyre. Por, edhe njëherë, e gjitha është paranoja.
– “I është lënë lënë drejtimi i medias së vetme opozitare”, – shpreheni ju. I është lënë nga kush? Kush paska këtë kompetencë që të lërë në dorë të X apo Y një media opozitare?
Po ju e dini kush janë pronarët.
– Në ç’kuptim?
Po t’i hidhni një sy në QKR, pronari është kolegu Peka me një përfaqësi ortakësh në mos gaboj.
– Pra sipas kësaj që ju thoni është Peka ai që kontrollon Gazmir Spahinë apo jo?
Po t’i referohemi dokumenteve, kështu rezulton.
– Po ju duhet ta keni patur të thjeshtë zgjidhjen e problemit, mjafton të ankoheshit te zoti Peka. A u takuat me zotin Peka?
Patjetër. Madje komunikimi mes dy gazetarëve është fluid sado divergjenca të ketë. Por dokumentet e mia, firmosjen e kontratës së punës, firmosjen e urdhrit të emërimit e kisha drejtpërdrejt me administratorin Gazmir Spahia. Dhe ky i fundit insistonte që unë duhej të largohesha nga puna me çdo kusht.
– A ju mbështeti zoti Peka?
Ishte bashkëpunues, padiskutim. Por nuk më ndihmonte dot më shumë. Edhe pse e mirëkuptonte situatën time, por nuk e kuptova asnjëherë pse unë nuk u riktheva në vendin tim të punës.
– Zoti Quku, nëse ju thoni që sipas dokumenteve ishte zoti Peka pronari dhe zoti Spahija thjesht administrator, atëherë si është e mundur që më tej thoni që zoti Peka nuk mund tju ndihmonte më shumë? Sikur ka një kontradiktë logjike..
Nga komunikimi që kam patur me të, kuptova qartë që, pavarësisht nga dëshira – ndoshta, nuk më ndihmonte dot. Ose thjesht nuk donte, të mos e përjashtojmë as këtë opsion.
– Në SMS e disa gazetarëve kanë qarkulluar mesazhe që familjarë e të afërm tuaj i kanë dërguar zotit Spahija, ku i kujtonin atij se për konfliktin dhe padrejtësitë që kishte bërë ndaj jush ishte vënë në dijeni dhe zoti Berisha. Pse duhej të vihej në dijeni zoti Berisha mbi aktivitetin e një kompanie private?
Zoti Spahia ka qenë edhe drejtori i fushatës së zotit Berisha, në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Për shkak të afrimitetit. Bashkëshortja ime, Mirela Vata (ose siç e njohin Ela Vata) është partiake e vjetër, familje e nderuar nga Mati me një historik të jashtëzakonshëm pranë Partisë Demokratike që nga themelimi i saj në fillim të ’90.
Duke patur edhe funksione drejtuese të degën lokale të PD-së në Mat, bashkëshortja ime i ka kërkuar zotit Spahija (Spahia) t’i vendosë në dispozicion një provë të vetme për tradhtinë time të pretenduar, për vendimin e tij arbitrar. Por, zoti Spahija (Spahia) në vend që të nxirrte provat kundër meje, ka shpërndarë me screenshot mesazhin e Ela Vatës, shpjegimin logjik të këtij veprimi nuk arrij ta konceptoj dot. E imagjinoni çfarë akti “burrëror” ka bërë?!
– A është zoti Spahia një i punësuar i zotit Berisha?
Gazmir Spahija është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Partia Demokratike është organizatë vullnetare dhe nuk mendoj se paguan. Edhe angazhimin tim pranë Partisë Demokratike e kam bërë vullnetarisht.
– Më lejoni tju bëj një pyetje jo të thjeshtë por që realisht e mendoj. Nëse ju zoti Quku keni vështirësi të rrëfeni ose të pranoni hapur pronarët e vërtetë të Syri.net, vërtetë mndoni se nga këto pozita do mund t’i shkaktoni ndonjë dëm apo kosto Edi Ramës apo Erion Veliajt?
Një gazetar duhet të jetë i besueshëm në ato që thotë. Çfarë të bën të besueshëm? Vërtetësia e asaj që thua, pra, vërtetësia e lajmit. Ne mund të sjellim në mendje 100 emra politikanësh, pronarësh, biznesmenësh, oligarkësh, që ky është pronar i këtij dhe ai i asaj, etj., me radhë, sikurse në biseda tavolinash mund të jemi ndoshta më të vërtetë, më të drejtpërdrejtë – por si mund t’ia bëjmë me verifikimin e fakteve?
Nëse ne nuk verifikojmë faktet, biem në dezinformim. Dëmet dhe kostot Edi Ramës dhe Erion Veliajt t’ia shkaktojnë ata që e kanë marrë përsipër këtë rol, opozitarët protagonistë. Unë flas si gazetar dhe nuk dua të ekspozohem si çrregullues i informacionit.
– Në këndvështrimin tuaj, një ish-drejtor i tatimeve i qeverisë Berisha si zoti Spahia, ka gjasa të jetë i punësuar i zotit Berisha apo një profesionist i pavarur?
Gazmir Spahija mua më rezulton i punësuari i kolegut Çim Peka. Gjithnjë nëse nuk gabohem, referuar të dhënave të QKR-së. Po një profesionist i medias si Çim Peka, e aq më tepër dhe me kompetenca madhore mbi Spahinë, nuk arriti dot ta kuptonte që ju ishit në të drejtën tuaj_
Mendoj se në kushtet kur raportet mes meje dhe zotit Spahija ishin krisur keq, Peka do ketë qenë para zgjedhjes: O Qukun, o Spahinë! Unë isha më i pambrojturi dhe më i ekspozuari nga padrejtësia, si rrjedhojë e pësova unë.
– Kush e mbronte Spahinë në mënyrë më të veçantë se sa ju?
Mund të them njohja e tyre e hershme, ndonjë mik i përbashkët më i fortë se sa miqtë e mi. Mund të jenë disa arsye. Unë kisha vetëm dy vite pjesë e Syrit. Ata punonin së bashku prej disa vitesh.
– A keni bashkëpunuar ju gjatë fushatës elektorale me biznesmenin e etiketuar si “Bushi” ish kryetar i bashkisë Rrogozhinë dhe i njohur si person që ka mbështetjen e Veliajt?
Njohja ime me Bushin është që nga Gazeta Mapo ku kam punuar për tre vite. Unë me Bushin kam raporte miqësore siç kam me dhjetëra kolegë gazetarë, apo edhe me botues të tjerë. Se kë mbështet Bushi nuk mendoj se përbën çështje për mua apo të më privojë nga kafet me të.
Bushi është babaxhani i tavolinës, gjen aty demokratë, foltoristë, rithemelimsa e bashistë, socialistë, ish-LSI-stë, patriotët e tij çam etj.
– A keni asgjësuar ju në mënyrë të fshehtë nga ëebsite Syri.net disa shkrime kundër AKSHI-t?
Nuk e kuptoj logjikën e kësaj pyetje. Jam i predispozuar të ruaj diskrecionin si pjesë të profesionalizmit tim. Kush e ka bërë një akuzë të tillë sepse më tingëllon e padëgjuar? Ju dispononi një pretendim të tillë nga ish-punëdhënësit e mi?
– Le të themi që është një akuzë e dëgjuar nga pala tjetër..
Më duhet të njihem zyrtarisht me këtë akuzë nga personat përgjegjës. Dhe nuk mund të them asgjë tjetër për momentin. Por pa diskutim që një qëndrim do ta kem të shprehur publikisht.
– Në debatet tuaja me zotin Spahia a kanë qenë shkrimet e AKSHI, objekt përplasje?
Jo, asnjëherë. Nuk më rezulton. Siç iu thash, duhet të njihem me vërtetësinë e këtij pretendimi. Nëse një akuzë e tillë do të artikulohet seriozisht, të jeni të bindur që do të kem një qëndrim edhe për këtë.
– Pse ju keni përmendur orën 17:10 të datës 29 Maj. Çfarë ka nbdodhur në këtë orar?
Është data dhe ora e terrorizimit të një gazetari nga Gazmir Spahija. E kam bërë të ditur, gjuha e tij kërcënuese pa shkak, pa arsye. Por zotëria po tenton t’i fshihet kësaj që ka bërë me ose pa vetëdije, nuk i di arsyet e sjelljes së tij haluçinante – ndaj meje, duke fabrikuar një dokument sikur kam braktisur vendin e punës.
– Pyetja e fundit. Disa media, mes tyre dhe DITA kanë vënë theksin të fakti që organizata europiane e mbrojetjes së gazetarëve e drejtuar nga Ricardo Gutierrez, ka mbrojtur me forcë gayetarë të caktuar por ka heshtur në rasin tuaj. Ju si i keni parë nga pozicioni juaj këto debate?
Unë ju falenderoj për solidaritetin që keni shprehur me mua. Gjithmonë kur një gazetar pengohet në ushtrimin e detyrës së tij, shantazhohet, intimidohet – shoqëria duhet të alarmohet. Mendoj se është çështje lobimi. Unë nuk kam lobues aq të fortë sa problemi im të shkojë deri te zoti Gutierrez, i cili siç është shprehur me ironi edhe një kolegu jonë, “të dielave e bën pushim” dhe nuk mund të dërgojë një email, si në rastin e mjaft kolegëve të tjerë, kur i trysnon pushteti.
Pra, këtu halli më i madh është të mos e quajmë hajdut hajdutin se i ngel hatri dhe për më tepër reagon zoti Gutierrez e përmbyset dynjaja, ndërsa për kushtet tona të punës, mosrespektimin e Kodit të Punës, flakjen në rrugë si leckë, nuk duhet të ankohemi te zoti Gutierrez se është i zënë me ca çështje më të rëndësishme se të drejtat tona themelore.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Lexova deri kur thote:
“E nuk më jepet as kontrata e punës në mënyrë që kjo çështje me zotin Spahia të marrë rrugën e zgjidhjes ligjore. ”
Budalla apo ka punuar ne te zeze?!
Ne robt zakonshem e marrim kontraten e firmosur nga punedhenesi diten kur fillojme pune dhe jo diten kur largohemi. Diten kur largohemi marrim librezen e punes.
Apo s’i ka idene ketyre detajeve te vogla “gazetari”?!
Leonard fillobej zanaton..
E para nxirr kush e vrau Fleura Kolën,vajzën e ish-Ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Llesh Kola.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të Mulletit në aksin Tiranë-Elbasan.29-vjeçarja po udhëtonte në mjetin tip “ Benz Class” me targa AA 099 GB të gazetarit Çim Peka,
Janë përplasur me një tjetër “Audi” me targa AA 566 HT drejtohej nga Edmond Pelushi.
Pse u mbulua ekzistenca e Pekes ne vebdngjarje.
A quhet Sajmir Tahiri ministri qr shpetoi Cim Peken nga burgu??
Hante buken ne shtepin e mikut Llesh dhe i kapi gocen.
Ja ky eshte gazetari i Berishes qe kerkon prova qelbsira
Nje intervista me cic mice e pa denje per nivelin gazetaresk!
Ky kryeredaktori,me kaq sa thote,duket se fsheh te verteten e shkarkimit se po merret me lojra fjalesh!
Duket se qenka gazetar I “plepave”, aspak profesionist dhe aspak dinjitoz ne mbrojtjen e vetes me fakte!
Ai as te mbrohet nuk di!
Biles, ky nuk di as si me ja lyp Bolelindit
Gazbardhziu po lëvrin si zorra në prush nëpër mediat që i japin bujarisht hapësirë. Ai përpiqet me të gjitha mënyrat, gjoja statutore, për të pengue zgjedhjen e Bashës si kryetar partie në PD. Duke shkel normat statutore , të cilat ia privojnë mundësinë me thirr Këshillin Kombëtar të PD, pasi ajo është e drejtë eskluzive sipas statutit e kryetarit (ose e kryesisë në mungesë të kryetarit). Dyfytyrësia e këtij personi del qartë për demokratët në videon e Sidi Hasanit, aty çfaqet dhe pafytyrësia e një kameleoni të paskrupullt. Ah, ajo çorba e helmuar natën e Vitit të Ri tek ferma e mikut tim Rexhep Uka …! Dikush e quajti grackë e Sali Berishës, ndërsa unë u shpreha haptas, se ishte veprim i vetëdijshëm i tyre në shërbim të Berishës. Sigurisht Bersha si makiavelist në natyrën e tij kishte përdorë shantazhin ndaj tyre për çfarë ai kishte në dorë për bamat e tyre . Mesa duket për ndonjerin kishte video si gej, pasi vetë Berisha e thirrte peder. Për tjerët, ndonjë pallat pa leje, e kështu me radhë. Tani për tu tregue kone të bindura të tij sakëlldisen, tjetërsohen, shkarraviten , djersiten e në fund do shkërmoqen si ai, që drejton i drejton në ate tunel padalje. Kryetari do zgjdhet më 29 korrik, ndërsa hija e turpit do u ndjek ju gjthë jetën. Rroftë PD, alternativa e të ardhmes me vizion pro ShBA dhe proatlantike!!
Zoti Quku ke punuar ne nje media te ngritur me pare gjaku.
Kockat e djegura te femijve te Gerdecit jane themeli i atij televizioni.
Per kete duhet te tw vij turp.
Ty, Adi Krastes, e kush punon atje.
Faqja e zezë
Sekuestron pasurit e Tigrit SPAKU por nuk prek pasurite e SY Peshkaqenit.
Syri TV eshte pasuri e ven me para korrupsioni o Spak
SAKTE
Nese vertet do duan te bejne drejtesi, SPAK ashtu si filloj me Benin, tu bëj politikanëve kontroll pasurie. Nuk më intereson a shkojnë në burg, dua të kthejnë cfarë kanë vjedhur. SPAK të vazhdoj me te gjithe politikanet. Dhe kushdo qofte qe ka pas nje poste ne administratë! Ti konfiskoj cdo pasuri te vene ne menyre te paligjshme! Pastaj punen e burgut, ta mendojnë
Ja dhe enveristat e gazetes Dita qe ia kane mbushur mendjen ketij kaqolit te flas kunder shefit te toj. Mendova se enveristat e Dites me ne fund kishin shkuar ne plazh ca dite se sikur nuk po ndiheshin.
O kaqol, te kane futur ne kutth !!!
O illi, nga pilli
Enverit dhe Ditës që ndrit si Drita ti piç çiçin, siç ua ka pire Saldhiu.
E para kjo.
E dita more Illi, plazhin e Enverit ku ta gjeç ti more illi
Çadra kushtonte 10 lekë. S’kishim shezlong por uleshim në rërë.
S’kishim krem kundër diellit por lyheshim me kos,
S’kishim celular por e gjenim njëri-tjetrin me 4 sy.
S’kishim makina, por shkonim me tren. S’kishim kufje por një radio Iliria me bateri.
S’hanim karkaleca por bukë djath, domate, shalqi.
S’kishim lumturi, por jetonim me qetësi dhe dashuri.
S’ishim të bukur, por bio dhe natyral.
S’ishim të pasur por të varfër dhe të barabartë.
Ishim thjesht më njerëzor…
Po ti more Illi, kafsh ke qen, e kafsh ke mbetur
Furtune ne gote,kot.
Dhe kjo locka, Lubonja,sikur po interviston Bruno Vespen,qe e kane hequr nga RAI,se ka futur duart pastruses shkalleve.Edhe Kameramanin e Durresit te tv.Vizion+ e pushuan nga puna se i tha Dafina kurves,,_e ke lexuar textin gabim.KALATA PORTIT NUK ESHTE KALAJA PORTIT.
kAMERAMANI DURRESIT ESHTE PUNETOR,I BEN VEND VETES KUDO QE TE SHKOJE,
dafina buca ka ndrruar 4-5 btv,nuk i ze dafllaku vend.
Prandaj ti z.gazetar shko fillo pune ne nje tv.tjeter se nuk u be hataja.
Kjo Lubonja,po te ishte ndonje fare malli,shkonte gjinte zv.kryeministrin ku eshte futur,,se ay ka mbushur tubacionet e fshesaxhijnve te dashnoreve te bashkejetyesve,te drejtoreshave,me taxat tona.
Ylli komunistat punojne me sistem 3 turnesh pa pushim. Por te pretendosh te marresh pushtetin si PD me Cim Peken, me Spahine, qe sipas drejtorit ishte bashkepuntore I shikut, ky eshte kulmi. Kjo lloje PD me Lule hajdutin dhe dealing partiak te Berishes nuk perfaqeson asnje shtrese politike nga ato te 1991 qe krijuan PD, kjo perfaqeson ato qe e uzurpuan PD. Per sa I perket ceshtjes se pervetesimit te goces se mikut, ne ate vorbulle, nuk i bene shume pershtypje. Edhe Zeni per ti strehuar nga 97 shkoi te familja mikut , por rrembeu given me gjithe kalamaje dhe e la.
Me keto histori dhe duke ricikluar tr njejtat plera OD nuk vjene ne pushtete edhe per 100 vjete.
VESHTIRE TA BESOSH
SE SI NJE PIKTOR
TE BEJ LESH E LI
KOMBIN ARBEROR
PERCA E SUNDO
DEVIZA E TIJ
DY GURRE BASHK SI LE
VEC NE FRON TE RRIJ
ZOLLUMET E TIJ
NUK KANE TE SOSUR
PRAP QENDRON NE KEMBE
NDONESE I PLAGOSUR
ESHTE I VYER FRONI
ORE BUDALLENJ
ME IDIOT MILET
SE KY KU DO GJEJ
PAKSOJA TAGJINE
DAJAKUN JA SHTO
SI DELE RRI URTE
E REHAT SUNDO
SKAM CTI BEJ ALBINIT
QE NUK PYET PER MUA
PA PER KETA TE MITE
SUNDOJ SA TE DUA
ME MESOJ ENVERI
DHE HASMIT E VJETER
SI TE COJ SHQIPTARET
QYPA NE BOTEN TJETER
Sos o djale o Sos,
Po u dogje ne plazh,
Lyeu me ca kos.
Po nuk pate kos,
Lyeu me ca dhalle,
Se Ramen e njeh,
Me dhemb e dhemballe.
Po Rama s’merzitet,
Nga c’thua ti,
Une i dukem derr,
Kurse ti nje mi.
aKTUALISHT JANE NJA 4 pd. Nje e Berishes,nje e Alibejt,nje e Gaz Bardhit,Nje e Bashes.
Kjo Organizate u shkaperdhye qekur futi turinjte Berisha.
Turinjte e Berishes nuk ka Operacion Plastik ti rregulloje,.
PD eshte si nje pus qe ka qenin e ngordhur brenda.
Se c`eshte nje Arlind Qorri qe ka marre 5%,vetem ne Tirane.
Te votojme Qorrin dhe mbledhim mendjen.
S’behet stan me lepuj thoshin njehere e nje kohe!
po pse genjejne Amerikanet?Nuk e dijne mesuesit e fizikes ne gjithe boten,studentet e fizikes ne gjithe boten,qe babai i bombes A Amerikane ishte Enrico Fermi?
Openheimer ishte kryeadministratori ekipit.
Kapiteni i Brazilit kampion bote ne 1970 ishte Carlos Alberto.Fituesi i kupes se Botes ishte Pele.
Kur genjejne per 70-80 vjet,po per 2000 vjet cfare bejne keta?
Ne Filmat per Alexandrin e Maqedonise ushton thirrja:-Per Greqine!
Eshte si te therrasin ushtaret Ukrainas te Zelenskit:-Per Rusine!
Sepse Alexandri fushaten e Pushtimeve e nisi me betejen kunder grekeve te Tebes,gjithe Grqise europiane dhe Aziatike.
Futi rrena amerikano,se eshte qorruar bota.
Pse nuk i tregon pronaret e vertete ky zoteri? I bie nga kina dhe asgje nuk thote. Çim Peku eshte i punesuar njesoj si ky, jo pronar zoterinj!! Dhe sa kohe ke qen shok me Belo Krriçin sme duket qudi pse te kane shitur. S’je i vetmi qe flakesh kur sju duhesh…
I vetmi stacion TV qe eshte i deklaruar opozitar ndaj pushtetit nderron kryeredaktorin dhe plas tollovia ne nje gote uje ne mediat e ushqyera me Eurot e vjedhura nga Inceneratoret! Nderkohe dergohen emisare me sherbin nga pushteti (madje edhe ish-deputete te PS) neper stacione e media tjera por kjo as nuk perben lajm e u duket normale.
I vetmi stacion TV i deklaruar hapur ne opozite me pushtetin Rama nderron kryeredaktor e kjo cuditerisht shkakton furtune ne nje gote me uje per te gjithe stanin mediatik qe paguhet nga Eurot e vjedhura te Inceneratoret per ti bere fresk ketij pu8shteti.
Jane nderruar e emeruar plot ish-deputete te Partise Rames si kryeredaktore andej-kendej por asnje reagim nuk ka patur…te jene kaq “parimore” pra keta ”te pa varurit”?