Report Tv vijon investigimin për temat e blera të diplomave, ku konstaton se pa u ulur as edhe një ditë në kompjuter, studentët marrin nota të larta. Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përgjegjësia më e madhe është e pedagogëve udhëheqës, të cilët duhet ta kuptojnë se kur një diplomë është blerë. Report Tv sjell dëshmitë e 2 studentëve se si e blenë temën e diplomës.
Imagjinoni një I diplomuarpër master i cili nesër përgatitet të punojnë institucione të ndryshme publike apo private kanë nisurdiplomimin e tij me njëpunim të vjedhur.”- shprehet rektori i universitetit Bujqësor të Tiranës.
Report Tv para një muaji denoncoi fenomenin e shitblerjes së temave të diplomës. Faqet online, ofertues të punimeve të diplomave të gatshme kundrejt pagesës nuk I ndaloi as ky denoncim mediatik.
Për mua është një fenomen i jashtëzakonshëm sepse është e patolerueshme dhe e papranueshme që një student i cili diplomohet ose të pretendoj të diplomohet me një punim të vjedhur ose i blerë që do të thotë që në nisje studenti ka kompromjentuar veten e vetë.”- tha rektori.
Por pavarësisht nga këto kritika të rektorit ,tani që sezoni i provimeve ka përfunduar studentët po përballen me fazën e prezantimeve. Por si janë vlerësuar studentët që e blenë temën e diplomës?
Studentja 1: Jam studente master shkencor.
Gazetarja: Punimi juaj u vlerësua me notën?
Studentja 1: Punimi im u vlerësua me notën 9.
Studentja 2: Mora 7.
Por cilët janë arsyet që një student vendos ta blej një temë diplome dhe jo ta përgatis vetë?
Së pari fillon me pjesën e kohës, së dyti me pjesën e stresit absolutisht dhe së treti për një detyrë sa më cilësore , për një punim sa më cilësor
Diplomat bëhen me para sepse kanë frikë, mos bëhet plagjiaturë dhe nuk dinë të bëjnë vetë një punim cilësor me nivele të larta akademike . Edhe koha nuk më del, sa në punë, sa në aktivitete të tjera që jam e angazhuar, nuk e kam mundësinë.’- thuhej në në një citimin e instagramit të një studentetje mesazhi.
Report Tv u kërkoi një reagim rektorëve apo dekanëve të disa universiteteve apo dhe ministrisë së arsimit për të mësuar se në ç’ fazë jemi dhe çfarë po bëhet konkretisht me këtë fenomen që pandalshëm po vijon.
Por ftesës tonë për prononcim iu përgjigj pozitivisht vetëm rektori i universitetit bujqësor.
Janë disa formularë ku studenti fillimisht raporton në departament dhe tek drejtuesi i temës së diplomës master në lidhje me metodologjinë e çdo 6 muaj raporton progresin e punimit shkencor ku ai është.”
Por Pavarësisht politikave dhe rregulloreve të brendshme të fakulteteteve dhe departamenteve të ndryshme faqet që shesin tema diplome ecin këmba këmbës me kërkesat e pedagogëve.
Për pjesën e drafit kam çuar diku tek 3 drafte domethënë pedagogut udhëheqës të cilët i ka parë. më ka referuar 2-3 pika të cilat duhet të bëja ndryshime, më pas unë u dakordoja , dërgoja komunikim qendrës sesi duhet të ishte vazhdimësia e punimit, ndryshimet që duhet të bëheshin në atë punim.
Nën patronazh studentët deri në përfundim të punimit i merr një pedagog udhëheqës.’- tha studentja
Kuptohet që kjo është përgjegjësi direkte e pedagogut udhëheqës të temës së diplomës në Bachelor apo në Master.”- u shpreh rektori i UBT
Për çdo ndjekjen e çdo punimi të studentëve që merr nën patronazh pedagogu merr para shtesë. Por si duket askush nuk arrin t’i dalloj këto punime të gatshme …
BISEDA TELEFONIKE:
Gazetarja: Së fundmi besoj e keni prezantuar punimin e diplomës. Si shkoi?
Studentja 1: Domethënë prezantimi shkoi shumë mirë. Domethënë nuk pata problematika.
Ose për arsye të panjohura vendos të zgjedh heshtjen.
Gjithçka duket e mirëorganizuar.
Kuptohet që kjo është përgjegjësi direkte e pedagogut udhëheqës të temës së doplomës në bacheloor apo në master.”- tha rektori i UBT-së
Duket se më të sigurt për zotërimin e njohurit të tyre deri tani janë studentët që zhvillojnë në vend të temës së diplomës, provim me shkrim.Vetëm studentë të cilët kanë performancë akademike të 3 viteve mbi mesataren 8 kanë të drejtë të marrin temë diplome , ndërsa përsa i përket programeve master të gjithë studentët i nënshtohen temës së diplomës të tjerët provim.”- tha rektori i UBT ndër të tjera.
Pas sezonit të korrikut të prezantimit të temave studentët që e kanë shtyrë këtë fazë për në shtator, të tjera punime diplomash do të vazhdojnë t’i blejnë në faqet online. Po fenomenin kush do ta ndalojë?/ ReportTv
a.m/dita

keta rrota kari do ndertojne kete vend me vone
epo shteti shqiptare nuk e ka ne prioritetet e tij arsimin. ka ne prioritet amnistine e parave qe nje zot e di se nga vine. dhe ne kete kontekst te situates, ndoshta eshte me mire qe njerezit te mesohen qe ne shkolle qe te pershtaten me boten e krimit, vjedhjes, ja keshtu sic funksionon shteti.
Studentet blejne diploma, doktorantet blejne doktoratura, profesoret botojne artikuj te vjedhur, ndersa politikanet / deputetet ose kujt i duhet, i bejne te treja.
Amnistia e trumbetuar për lekët e refugjatëve bie për lekët e administratës publike. Kështu shpëtojnë me ligj gjithë të korruptuarit që nuk ka mundur ti pastrojnë lekët e korrupsionit.
Dhe drejtësia e re vazhdon rrugën.
Te gjithe studentet, duhet ti nenshtrohen provimit, edhe studentet cilesore.
Per lendet profesionale, cdo student duhet te testohet.
Vetem testi i pergjithshem, na jep garanci dhe eshte treguesi me i mire se sa eshte pervetesuar lenda dhe jo tema diplomes.
Ndonje student cilesor, mund te kete deshire te zhvilloje edhe nje teme shkencore, dhe kjo merret parasysh nga pedagoget, pra, studentit i shtohen piket, vleresohet me mire.
Ne disa lende, pothuajse eshte e pamundur te kryesh temen e diplomes, per shkak te kohes se gjate qe kerkon dhe bazes materiale, laboratoreve qe mungojne.
Dhe kush prononcohet per kopjimin e temave te diplomave? Personi (rektori i UB), i cili ka vjedhur doktoraten, pra punimi i tij eshte plagjiature. Ftoj organet perkatese te bejee verifikimet e denoncuara ne media prej kohesh.