Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese, vlerëson Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin “World Migration Report 2026”.
Raporti thekson se Europa ka numrin më të madh të vendeve që kanë shënuar rënie të ndjeshme të popullsisë gjatë periudhës 2005-2024. Sipas IOM, në disa vende të kontinentit, rënia e popullsisë lidhet kryesisht me normat e ulëta të lindshmërisë, ndërsa emigracioni ka kontribuar gjithashtu në këtë prirje.
Raporti përmend Shqipërinë krahas Lituanisë, Moldavisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, si vende ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë.
“Në vende si Shqipëria, Lituania, Republika e Moldavisë dhe Bosnja e Hercegovina, ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, emigracioni i personave në moshë riprodhuese mund të kontribuojë në një rënie të mëtejshme të popullsisë, për shkak të numrit të lindjeve që humbasin pas largimit jashtë vendit”, thuhet nw raport.
Raporti vëren gjithashtu se gjatë tre dekadave të ardhshme, disa vende europiane, si Moldavia, Bosnjë-Hercegovina dhe Lituania, pritet të humbasin 20% ose më shumë të popullsisë së tyre. Për shumë vende europiane, imigracioni pritet të mbetet një faktor kyç për rritjen e popullsisë, duke zbutur efektet e plakjes dhe të lindshmërisë së ulët.
Sipas raportit, në vitin 2024 kishte rreth 304 milionë migrantë ndërkombëtarë në botë, ose 3.7% e popullsisë globale. Pavarësisht rritjes së numrit absolut të migrantëve, IOM thekson se shumica e njerëzve vijojnë të jetojnë në vendin ku kanë lindur.
Shqiptarët po bëhen europianë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç
Të dhëna të tjera të Eurostat, më herët bënë të ditur se emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi. (shiko grafikun: Shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga BE). Niveli më i lartë ishte në 2016 dhe 2016, me rreth 60-67 mijë në vit.
Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit përkon pak a shumë dhe me tkurrjen e popullsisë në vend që në periudhën gjatë dy censeve 2011-2023 u ul me rreth 420 mijë persona, e ndikuar në pjesën më të madhe nga emigracioni, por dhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si rrjedhojë e lindjeve më të pakta.
Po sipas Eurostat, në treguesin tjetër, atë të numrit të emigrantëve shqiptarë në vendet e BE-së, mbizotërojnë të rinjtë, vetëm në vitin 2024 kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian rreth 44 mijë shqiptarë.
Në total, 62% e personave që kanë ikur emigrantë në vitin 2024 ishin nën 35 vjeç. Një pjesë e rëndësishme vitale dhe me përvojë e tregut të punës gjithashtu po preferon të largohet, me grupmoshën 35-49 vjeç që përbënte 20% të të ikurve.
Të dhënat historike të Eurostat tregojnë se ka një ulje të moshës së emigracionit. Psh në 2019-n, grup mosha kryesore që emigroi ishte ajo midis 30-34 vjeç, me 15.6% të totalit.
Emigracioni e ka dhënë tashmë efektin në rënien e lindjeve. Ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ra me 35%, duke reflektuar, jo vetëm dëshirën e njerëzve për të pasur më pak fëmijë, por për një tkurrje të motorit riprodhues të vendit.
Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i grave në kulmin e riprodhimit 20-34 vjeç ra me 32%. Qarqe të tëra kanë humbur mbi gjysmën e grave në moshën e lindjes në dekadën e fundit.
Popullsia e re në moshë riprodhimi u tkurr dy herë më shpejt se popullsia e përgjithshme, duke garantuar përkeqësim të fortë të lindjeve në vijim.
Vitin e kaluar lindën 21,425 bebe në të gjithë vendin, ose 8% më pak se vitin paraardhës. Ritmi i rënies është thelluar pas pandemisë me rreth 26% gjatë 2021–2025. Në fillim të viteve ’90, lindjet ishin mbi 70 mijë, ose mbi tre herë më shumë.
Monitor.al

Nuk është emigrim por është spastrim kriminal etnik i aplikuar nga pushtuesit më barbar të Shqipëris gjer më sot, hordhia e zyrtarëve të Partis së punës dhe të admistratës shtetërore socialiste të kthyer nga antikomunisti dhe antishqiptari Ramiz Alia në kusarër kapitalist që privatizuan ekonominë dhe politikën e vëndit, në hordhi barbare të udhëhequr nga komunistët bastardë Sali Berisha dhe Fatos Nano që u pasua nga antishqiptari më i sofistikuar, më dinak dhe më i tërbuar gjer më sot, Edi Rama.
Spastrimi etnik filloj që me hapjen e ambasadave nga Ramiz Alia që përzuri shtresën më problematike që do të ishte penges serioze në kalimin e pushtetit politik dhe ekonomik në duart e zyrtarëve partiak dhe administratës shtetërore socialiste dhe kulmoj në qeverisjen e kusarit horror kombçfarosës Edi Rama që me kallashnikovin e taksave dhe çmimeve të llahtarshme, duke vrar mirqënien e shqipëtarëve sikurse po ndoth edhe tani, po konsumon plotësisht dhe i vendosur krimin e spastrimit etnik dhe
në vitet 2030, mbasi të emigrojnë në atë botë edhe 800 000 pensionist , në Shqipëri do të ngelen mbas spastrimit etnik vetëm 500 000 patronazhistët e kryekusarit Edi Ramës me Nokët e kolegut në kusari të Edi Ramës, kusarit Sali Berisha dhe mender oligarkët kusarër kombçfarosës Salillari, Ulaj e sorollop dhe
vëndin e shqipëtarëve do ta zen skllevrit indian, bagladeshas,……..afrikanë që po sillen me ngut dhe me kope të tëra nga Edi Rama dhe patronazhistët të tij biznesmen , madje ………janë ftuar edhe një miljon italian e të tjerë nga Europa nga Edi Rama që të blejnë “qoftë edhe një gur në Shqipëri sa nuk është von se do të pendohen” , të blejnë 50 000 apartamentet bosh në Tiranë edhe të tjerë në Durrës e gjetkë që nuk janë fare për shqipëtarët , janë projektuar nga antishqiptari i marrosur Edi Rama posaçrisht për të huajët që do të zëvëndësojnë shqipëtarët që ai po përzë me fshesën e krimit të spastrimit etnik, me konsumimin e plot të këtij krimi monstruoz kobzi duke ja kaluar edhe pushtuesve më barbarë që kan kaluar në trojet tona, nuk është gjë fare kasapi shqiptar ngrënës Millosheviç para kusarit horror kombçfarosës Edi Rama.