Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani arreston aktoren e famshme: Përhapi lajme të rreme për protestat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irani arreston aktoren e famshme: Përhapi lajme të rreme për protestat
AktualitetBote

Irani arreston aktoren e famshme: Përhapi lajme të rreme për protestat

Published: December 18, 2022
Shpërndaje

Media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se autoritetet kishin arrestuar një nga aktoret më të famshme të vendit, nën akuzat për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me protestat që kanë përfshirë mbarë Iranin.

Agjencia e Lajmeve të Republikës Islame, IRNA, njoftonte se Taraneh Alidoosti, aktore e filmit fitues të çmimit Oskar “The Salesman”, u arrestua një javë pas një postimi në rrjetin Instagram duke shprehur solidaritet me njeriun e parë të ekzekutuar së fundmi për krime të dyshuara të kryera gjatë protestave mbarëkombëtare.

IRNA njoftoi gjithashtu se disa figura të famshme iraniane ishin thirrur nga gjyqësore për shkak të publikimeve me përmbajtje provokative, pa dhënë detaje të mëtejshme.

- Publicitet -

Sipas raportit të medias shtetërore të publikuar në kanalin e saj zyrtar në rrjetit Telegram, aktorja Alidoosti është arrestuar pasi nuk ofroi “asnjë dokument që vërteton pretendimet e saj”.

Në postimin e saj, aktorja 38-vjeçare shkruante: “Quhej Mohsen Shekari. Çdo organizatë ndërkombëtare që po shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa, është një turp për njerëzimin”.

Shekari u ekzekutua më 9 dhjetor pasi u akuzua nga një gjykatë iraniane për bllokimin e një rruge në Teheran dhe sulmuar me hanxhar një anëtar të forcave të sigurisë të vendit.

Javën e kaluar, Irani ekzekutoi një të burgosur të dytë, Majidreza Rahnavard, në lidhje me protestat. Trupi i zotit Rahnavard u mbajt i varur në kavon e një vinçi si një paralajmërim i tmerrshëm për të tjerët. Autoritetet iraniane pretenduan se zoti Rahnavard goditi me thikë dy anëtarë të forcave të saj.

Që të dy u ekzekutuan më pak se një muaj pas ngritjes së akuzave, duke nxjerrë në pah shpejtësinë me të cilën Irani tani i kryen dënimet me vdekje për krime të dyshuara në lidhje me demonstratat. Aktivistët thonë se të paktën 12 iranianë janë dënuar me vdekje në seancat me dyer të mbyllura.

Irani është tronditur nga protestat pas vdekjes më 16 shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte e ndaluar nga policia e moralit. Protestat janë shndërruar në një nga sfidat më serioze për teokracinë iraniane të instaluar pas Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Të paktën 495 njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së ashpër të protestave nga organet e sigurisë, sipas “Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran”, një grup që ka vëzhguar protestat që nga fillimi i tyre. Mbi 18,200 iranianë janë arrestuar nga autoritetet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 8:42 am

    Irani ky shtet islamik qe se shpejti do te kete nje revolucion te madh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arbitri i finales së Botërorit u arrestua 6 vite më parë me prostituta dhe kokainë
  • Një tjetër gazetar shqiptar ndahet nga jeta
  • “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  • Pak orë, nga finalja e Botërorit, kë nxjerrin sondazhet fituese
  • Fundi i ‘turizmi patriotik’?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  2. hila on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  3. Take on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
  4. Xoni on “Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”
  5. ¿? on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?