Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik me thirrjet “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik me thirrjet “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”
AktualitetBote

Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik me thirrjet “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”

Published: February 11, 2024
Shpërndaje

Irani ka shënuar të dielën 45-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, teksa rriten tensionet në Lindje të Mesme, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Mijëra iranianë kanë marshuar nëpër rrugë dhe sheshe, të mbuluar me flamuj të shtetit dhe slogane fetare. Në Teheran, turmat kanë mbajtur flamuj dhe kanë bartur mbishkrime me thirrjet tradicionale “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.

Disa i kanë djegur flamujt amerikanë dhe izraelitë, praktikë e shpeshtë në marshet pro-qeveritare iraniane. Sipas televizionit shtetëror “miliona njerëz”, kanë marshuar nëpër gjithë Iranin.

- Publicitet -

Ushtria ka shpërfaqur një mori raketash, përfshirë raketat balistike Qassem Soleimani dhe Sejjil, si dhe bartësen e salitetit Simorgh, në shesh të kryeqytetit, duke u dhënë rast shumë banorëve të bëjnë fotografi afër tyre. Gjatë festimeve, një parashutist është parë me flamurin palestinez.

 

Ky përvjetor shënohet një muaj pas sulmit vdekjeprurës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në qendër të qytetit Kerman, duke lënë të paktën 95 persona të vdekur në ceremoninë e përkujtimit të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili është vrarë më 2020 nga një dron amerikan. Irani ka tentuar të fajësojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulmin, teksa ofensiva izraelite në Gazë është duke vazhduar.

 

Republika Islamike ka nisur sulme me raketa në Irak dhe Siri. Raketat iraniane dyshohet se kanë goditur grupin militant sunit kundër Iranit, Jaish al-Adl në Pakistan, i cili më pas është kundërpërgjigjur me sulme në Iran, duke i thelluar tensionet në rajon, të nxitura prej luftës Izrael-Hamas.

Përgjatë janarit, në një sulm me dronë janë vrarë tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani, nga disa fraksione të mbështetura prej Iranit, të njohura si “Rezistenca Islamike”. SHBA-ja e ka mbajtur përgjegjësi Iranin. Irani, më pas, ka kërcënuar me përgjigje vendimtare ndaj secilit sulm amerikan në Republikën Islamike.

Revolucioni Islamik ka nisur me trazira në gjithë Iranin, lidhur me udhëheqësinë e Shah Mohammad Reza Pahlavit. Shahu, i sëmurë me kancer, ka ikur prej shtetit në janar të vitit 1979. Ayatollah Ruhollah Khomeini, më pas, është kthyer prej ekzilit dhe e ka formuar qeverinë më 11 shkurt 1979, disa ditë pas protestave masive dhe përleshjeve në mes të protestuesve dhe forcave të sigurisë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?