Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-legjenda e portës kritikon ashpër Murinjon: Ai është i paedukatë dhe s’e nderon futbollin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-legjenda e portës kritikon ashpër Murinjon: Ai është i paedukatë dhe s’e nderon futbollin!
AktualitetSport

Ish-legjenda e portës kritikon ashpër Murinjon: Ai është i paedukatë dhe s’e nderon futbollin!

Published: June 1, 2023
Shpërndaje

Roma e trajnerit Jose Mourinho nuk ia doli në finalen e Europa League përballë Sevillas me spanjollët që u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive teksa koha e rregullt dhe ajo shtesë kishin përfunduar në barazimin 1-1. Ishte disfata e parë në një finale europiane për teknikun luzitan që pas ndeshjes, por edhe gjatë saj nuk mundi t’i mbante nervat ndaj arbitrit britanik Anthoni Taylor.

Mourinho theksoi se gjykimi i tij ishte një turp dhe se arbitri anglez në fakt dukej sikur të ishte spanjoll pasi në të gjitha vendimet e tij favorizoi Sevillan. Por, këto fjalë duket se i kanë bërë shumë përshtypje ish-portierit të Valencias, Santiago Canizares i cili e cilëson Mourinhon si një trajner të mirë, por të paedukatë.

“Sevilla është një skuadër që i jep vlera Europa Leagues, askush nuk e do trofeun më shumë se ata. Skuadrat italiane nuk e fitojnë këtë trofe prej kohës së Parmës, dhe nga ana tjetër ekipet spanjolle e vlerësojnë shumë këtë kompeticion. Mourinho është një trajner i madh, por nuk ka edukatë dhe shpirt sportiv.

- Publicitet -

A ju duket normale që shkoi dhe uroi trajnerin e Sevillas, Mendilibar para se ata të godisnin penalltinë e fundit? Më pas medaljen e argjendtë ia dhuroi një tifozi pasi u shpreh se ai nuk mban medalje të argjendta. Në këtë formë nuk e nderon futbollin. Unë në karrierën time kam shkuar dy herë në finalen e Champions League dhe i kam humbur të dyja, por të tjerët e kanë parë nga shtëpia, ndaj edhe finalja është një arritje”, u shpreh Canizares.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen
  • Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  • “Plumbat e gomës i meritojnë këta”, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?