Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-polici serb lirohet nga paraburgimi, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ish-polici serb lirohet nga paraburgimi, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Kosovës
KosovëKryesore

Ish-polici serb lirohet nga paraburgimi, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Kosovës

Published: December 28, 2022
Shpërndaje

Ish-policit serb Dejan Pantiq i është ndryshuar masa gjyqësore, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Prokuroria Speciale e ka arsyetuar vendimin me gjendjen e tij shëndetësore, por kjo ka hasur në kritika të mëdha.

Këtë vendim e ka kritikuar kryeministri Albin Kurti. Është shprehur i habitur me ndryshimin e masës gjyqësore.

- Publicitet -

“Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e të paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Akt të rëndë e ka kualifikuar vendimin e gjykatës ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se me këtë veprim inkurajohen bandat kriminale në veri të vendit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje vendimin e kanë quajtur “akt tradhtie”.

Në lidhje me kritikat e drejtuara te sistemi i drejtësisë, ka reaguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Këshilli Gjyqësor publikisht e informon kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marrë këtë vendim quhet gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”, thuhet në reagimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

I biri i Pantiqit meritat për lirimin e babait të tij ia atribuoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Mediat e Serbisë që prej mëngjesit të së mërkurës kanë raportuar se Pantiqi do të lirohet gjatë ditës.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin për ndryshimin e masës së paraburgimit. Ajo ka kërkuar që të hiqen menjëherë barrikadat në veri.

Arrestimi i Pantiqit nxiti ngritjen e barrikadave në veri të vendit, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Pantiqi po mbahej në paraburgim në Stacionin policor në Leposaviq.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  2. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  3. Heu bre...(*) on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Heu bre... on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  5. memek online on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?