Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-presidenti malazez rrëfehet për ngjarjen që tronditi Ballkanin në 2002: Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ish-presidenti malazez rrëfehet për ngjarjen që tronditi Ballkanin në 2002: Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR në Kosovë
KosovëLajmi i fundit

Ish-presidenti malazez rrëfehet për ngjarjen që tronditi Ballkanin në 2002: Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR në Kosovë

Published: May 20, 2026
Shpërndaje

Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka folur së fundimi lidhur me aferën “S.Ç”, e cila u bë e njohur në vitin 2002. Duke folur në një intervistë për Televizionin E, Gjukanoviç thotë se afera “S.Ç.” nuk ishte vetëm një çështje kriminale, por pjesë e një operacioni më të madh nga Beogradi për destabilizimin e Malit të Zi dhe pengimin e shkëputjes nga Serbia.

Ish-presidenti shprehet se qëllimi i kësaj çështje ishte, që përmes skandalit të krijohej ideja se Mali i Zi ishte i korruptuar, i lidhur me trafikimin dhe pa kapacitet për të ndërtuar shtet funksional. Sipas tij pas gjithë këtij operacionit qëndronin struktura të afërta me ish-presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shërbimet ushtarake serbe.

Gjatë intervistë, Gjukanoviç thekson, se në të njëjtën periudhë po përgatitej edhe një operacion për komprometimin e KFOR-it. Pra sipas ish-presidenti malazez, 27 vajza po trajnoheshin për të joshur zyrtarë të lartë të misionit ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim krijimin e skandaleve seksuale që do të dëmtonin imazhin e KFOR-it dhe pranisë ndërkombëtare në rajon.

- Publicitet -

“Qëllimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i drejtuesve të tij ushtarakë. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza, të cilat duhej t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç. Informacionet që kishim atëherë tregonin se ajo po trajnohej në ambientet e stadiumit të Obiliçit. Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u siguruan informacionet në kohë dhe e penguan këtë aktivitet”, tha Gjukanoviç.

Gjatë intervistës, ish-presidenti akuzon edhe disa figura brenda institucioneve malazeze të kohës për mungesë profesionalizmi dhe ambicie personale që ndihmuan në fryrjen e skandalit. Ai përmend ish-ministrin e Brendshëm Andrija Joviçeviç, për të cilin thotë se e përdori çështjen për interesa politike personale.

Gjukanoviç thotë, se në krijimin e aferave të tilla, përdoret gjithmonë ndonjë problem i vërtetë. Ai thekson se “S.Ç”, që njihet si aferë, por në fakt përfshihet një grua nga Moldavia, e cila pati një jetë të vështirë vite më parë, në Republikën Srpska, Serbi, dhe rrallë në Mal të Zi. Gjukanoviç u shpreh se Svetlana Cebotarenko, ose S.Ç u përpoq të shpëtonte nga jeta e saj e vështirë, duke u vendosur në një Shtëpi të Sigurt për Gra dhe duke rrëfyer torturat që ajo kishte përjetuar.

Gjukanoviç bën me dije se më pas, shërbimet e sigurisë u përpoqën ta përdornin këtë situatë për të ndërtuar rrjedhën e “aferës”, ku përfshinë në të kreun e prokurorisë malazeze, dhe më pas edhe Gjukanoviçin. Ai vëren se reagoi menjëherë dhe dha një deklaratë para gjyqtarit hetues dhe pohoi diçka që është e vërteta absolute se nuk e kishte parë kurrë atë person në jetën e tij. Në atë kohë Gjukanoviç, kuptoi se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

Çfarë është afera “S.Ç”?

Mali i Zi u përfshi në vitin 2002, në një prej skandaleve më të mëdha politike dhe mediatike të periudhës post-Jugosllavi. Gjithçka nisi kur një grua nga Moldavia, e identifikuar si Svetlana Cebotarenko, ose ndryshe e njohur me inicialet S.Ç, akuzoi zyrtarë të lartë, policë, biznesmenë dhe figura politike për trafikim seksual dhe prostitucion.

Svetlana Cebotarenko ose S.Ç deklaroi asokohe se, ishte mbajtur me forcë, ishte rrahur, uritur dhe shfrytëzuar seksualisht nga persona të lidhur me rrjete kriminale. S.Ç në nëntor të vitit 2002 arriti të largohej nga personat që e mbanin peng dhe gjeti strehim në një shtëpi të sigurt për gratë në Podgoricë.

Aty ajo dha dëshmi tronditëse për abuzimet që pretendonte se kishte përjetuar. Deklaratat e saj çuan në arrestimin e katër personave në dhjetor 2002, mes tyre edhe zëvendësprokurorit të shtetit në Mal të Zi, Zoran Piperoviç. Rasti bëri bujë në media dhe shkaktoi krizë politike, pasi opozita dhe një pjesë e opinionit publik nisën të kërkonin përgjegjësi nga pushteti i asaj kohe, i drejtuar nga koalicioni DPS-SDP. DPS, ose Partia Demokratike e Socialistëve, ishte partia e drejtuar nga Milo Gjukanoviç dhe forca kryesore politike në Mal të Zi për dekada.

Ndërsa SDP ishte Partia Socialdemokrate, aleate e DPS-së dhe mbështetëse e linjës pro-perëndimore dhe të pavarësisë nga Serbia. Në atë periudhë, Mali i Zi ishte ende në union shtetëror me Serbinë dhe po afrohej momenti kur Podgorica po mendonte seriozisht për referendum pavarësie.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Zoti na ruajte says:
    May 20, 2026 at 10:18 am

    Eeeeeee ne jemi naive ne propagande ne bote perpara sllaveve…. ju dhame dhe Skenderbeun me duket??????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Guacka e Zvërnecit
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?