Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-prokurori Ervin Karanxha: Olsi Dado është i kapur, u emërua prokuror pa respektuar kriteret, vetingu “mbylli” sytë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ish-prokurori Ervin Karanxha: Olsi Dado është i kapur, u emërua prokuror pa respektuar kriteret, vetingu “mbylli” sytë
Kronike

Ish-prokurori Ervin Karanxha: Olsi Dado është i kapur, u emërua prokuror pa respektuar kriteret, vetingu “mbylli” sytë

Published: February 13, 2025
Shpërndaje

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ngritur akuza të forta mbi përzgjedhjen e prokurorit Olsi Dado në sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar atë një shkelje të rëndë ligjore. Në një intervistë për Report TV, Karanxha denoncoi faktin se Dado është bërë prokuror në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji, duke kaluar edhe procesin e vetingut pa u ndëshkuar. Sipas tij, ky rast tregon qartë ndikime të fshehta në sistem, duke ngritur dyshime mbi integritetin e SPAK dhe organeve të vetingut.

Pjesë nga deklarata e Ish-prokurorit Ervin Karanxha:

Procesi në dukje duket i rregullt por gjatë publikimit në media kam parë diçka që për mendimin tim, është një shkelje shumë e rëndë e ligjit:

- Publicitet -

– Në media është publikuar CV e prokurort Ols Dado. Rezulton se Olsi Dado në bazë të vendimit të KPK është bërë prokuror në kundërshtim ligjin. Ligji ka pasur kritere të sakta. Duhet të jesh këshilltar ligjor pranë institucioneve shtetërore, Avokatit të Popullit por jo noter.

– Ka karrierë si noter dhe ka kaluar direkt prokuror dhe ka kaluar me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë së atëhershme dhe ky vendim i ka kaluar me propozim Prokurorit të Përgjithshëm, presidentit të Republikës

– Në parim është marrë një person që nuk plortëson kriteret ligjore dhe është futur në sistemin e prokurorisë

– Në parim, duhet të kesh dikë nga pas, që të mbështet. Ka lobim dhe personi që e ka bërë këtë, këtu duket një dorë që e ka bërë prokuror në kundërshtim me ligjin.Duke u bërë prokuror në kundërshtim me ligjin, nesër mund të jesh objekt kapje, për një çështje të caktuar. Mund të futesh në projekte edhe në çështje të tjera dhe ti duke qenë i kapur, ekziston risku që të jesh prokuror i varur, jo i pavarur.

– Prokurorët në bazë të Kushettuës dhe ligjit janë të pavarur. Kur zgjidhen në kundërshtim me ligjin nga dikush, nesër ke  një kapje. Ky është problem i madh. Mua më shqetëson më shuam personi që e ka bërë prokuror në kundërshtim me ligjin, se dikush ka ndikuar për këtë njeri.Është marrë parimisht nga rruga, është bërë prokuror; ka qenë noter, është bërë prokuror. Këtë e keni lehtësisht të verifikueshëm tek vendimi i KPK i këtij prokurori.

– Diçka tjetër që konstatoj dhe është akoma më e rëndë, për mendimin tim është se ky person ka kaluar edhe vetingun. Pra edhe vetingu nuk e ka kapur këtë gjë, pra që nuk plotësonte kriteret për prokuror dhe thashë është lehtësisht e verifikueshme.

– Dora që e ka ndihmuar të bëhet prokuror, sot ky person që prapë ndihma e ka kaluar edhe në veting dhe është me vendim të formës së prerë, ka kaluar edhe vetingun e  SPAK, është prokuor në SPAK.

– Që të jesh prokuror, duhet të plotësosh kushte. Është A. Pra, të konkurrosh në ndonjë vend tjetër, në ndonjë prokurori. Si ka mundësi që ka kaluar gjithë këto hallka? Është dikush që e ka ndihmuar dhe kjo përbën shkak për mendimin tim. Dikush që e ndihmon, përbën shkak për shkeljen e paanësisë. Shkelet paanësia. Rregulli kryesor është të kesh mbaruar shkollën e Magjistraturës. Ky për shembull ka kaluar edhe vetingun dhe është e çuditshme. Vihen në diskutim edhe organet e vetingut, për këtë kalim që është shumë e rëndë. Unë nuk e dija këtë fakt. E pashë në media. Të mos plotësosh kriterin! Është A. Pra, kur niset një makinë nga starti, kjo është A. Aq më tepër që ka kaluar edhe vetingun e  SPAK. Pra edhe SPAK thotë: Ky është në rregull. Pra, ka probleme edhe në SPAK. Si e kanë përzgjedhur këtë  njeri që e kanë vënë aty?!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?