Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së
BoteSport

Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Ish-pronari i klubit të futbollit anglez Chelsea, miliarderi rus Roman Abramovich, e humbi të mërkurën sfidën ligjore kundër sanksioneve që Bashkimi Evropian (BE) i kishte vendosur ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i urdhëroi trupat ruse ta nisnin pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, BE-ja i sanksionoi zyrtarët rusë, përfshirë dhe një numër biznesmenësh rusë, ndër ta edhe Abramovichin. Ai kishte bërë ankesë ligjore kundër sanksioneve ndaj tij.

Por, Gjykata e BE-së në Bruksel e hodhi poshtë ankesën dhe pretendimet e tij për kompensim, duke theksuar rolin e tij në kompaninë ruse të çelikut, Evraz, dhe faktin se çeliku ishte burim i madh i të ardhurave për qeverinë ruse.

- Publicitet -

“Gjykata e Përgjithshme e hedh poshtë ankesën e ngritur nga Abramovich, duke e mbajtur në këtë mënyrë në fuqi masën kufizuese ndaj tij”, thuhet në vendim të gjykatës. Kur e sanksionoi Abramovichin, BE-ja pati thënë se ai “kishte qasje të privilegjuar” ndaj Putinit dhe se “mbante lidhje shumë të mira me të”.

Abramovich, i cili mban nënshtetësi edhe të Izraelit, u bë njëri prej biznesmenëve më të fuqishëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991. Forbes vlerëson se ai ka pasuri në vlerë 9.2 miliardë dollarë. Abramovich ka thënë në një komunikatë për media se ndihet i zhgënjyer me vendimin e gjykatës.

Ai është ndëshkuar edhe në Britani të Madhe dhe asetet e tij janë ngrirë si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Abramovichi i shiti Chelsean pasi u sanksionua nga qeveria britanike. Klubin e Premierligës e bleu Todd Boehly për një shumë rekorde prej 2.5 miliardë funtesh.

Shitja e tij shënoi fundin e një epoke 19-vjeçare të Abramovichit të mbushur me trofe në klubin nga Londra.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Garancia” dhe përgjegjësia
  • Shkarkimi i Hysenit, Begaj takim me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kreun e komanduar të SHISH
  • Situatë e tensionuar edhe përpara Kuvendit, policia arreston disa protestues
  • Trazira brenda Kuvendit për Vlora Hysenin, PD bllokon foltoren: “Harrojeni normalitetin, kreu i narkos të vij këtu”
  • E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  2. Celia on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  3. Zdromsi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Albis on Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës
  5. Abc on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?