Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Ishulli i Thesarit’, kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: I gjendemi pranë familjeve në këto kohë të vështira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Ishulli i Thesarit’, kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: I gjendemi pranë familjeve në këto kohë të vështira
AktualitetShoqëri

‘Ishulli i Thesarit’, kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: I gjendemi pranë familjeve në këto kohë të vështira

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

“Ishulli i Thesarit” quhet çerdhja dhe kopshti më i ri në kryeqytet. Ndodhet në Njësinë 2 dhe këtë vit priti plot 200 fëmijë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se përveç kushteve të mira për vogëlushët, një element i veçantë i këtij kopshti është përshtatja e sistemit didaktik, sipas atij të Regio Emilias, I realizuar falë bashkëpunimit me ambasadën italiane.

“Hapja e një kopshti dhe çerdheje të re është gëzim i jashtëzakonshëm. Më pëlqen shumë emri “Ishulli i Thesarit”, por edhe didaktika e kopshtit sipas sistemit të Regio Emilias, në sajë të bashkëpunimit që kemi me Ambasadën Italiane. Unë besoj se në kopësht nuk rriten vetëm fëmijët, por ndryshon edhe mentaliteti i prindërve për të kuptuar trendin botëror, si po i rrisin fëmijët në Itali e Gjermani, dhe në qoftë se kemi atë menu, atë didaktikë mësimore, nëse kemi atë përkujdesje dhe mbi të gjitha kemi edhe këto lloj ndërtesash si në Perëndim, besoj se i kemi dhënë zonës së Qytetit Studenti një aset të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se sot dora e solidaritetit, si e qeverisë, ashtu edhe e bashkisë, po shtrihet kudo në një kohë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka rritur çmimet dhe koston e jetesës.

- Publicitet -

“Unë e di se ca njerëz futen në politikë për sherre, ca njerëz futen në politikë për përçarje, ca njerëz futen në politikë për t’i nxjerrë sytë tjetrit. Ne jemi në këto lloj pune për të shërbyer, por sidomos në këto kohë të vështira, shërbesa jonë është shumë e rëndësishme. Sot, edhe prej situatës që po ndodh – u përballëm me tërmetin, pastaj pandeminë, sot kemi një luftë, e cila ka rritur çmimet, ka prekur bursën, çka nuk varet fare nga ne. Ka plot familje që po kalojnë situata sfiduese. Detyra jonë, detyra e qeverisë dhe e bashkisë është që të ndihmojmë. Në qoftë se qeveria ndihmon me ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, rritjen e pensioneve, të rrogave, detyra jonë është të ndihmojmë uljen e kostove. Kjo do të thotë se vendimi ynë që t’i subvencionojmë kopshtet 1 me 7 – pra, për çdo 1 lek që paguan një familje, 7 lek i paguan Bashkia e Tiranës – është një mënyrë për t’iu gjendur pranë familjeve që kanë nevojë, familjeve që duan të shkojnë në punë, por ama na kanë besuar dritën e syrit në një mjedis të sigurt”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se ky vit ka shënuar një rekord, me 12 shkolla dhe 8 kopshte e çerdhe të reja në kryeqytet.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 18, 2022 at 12:56 pm

    Qe ndertohen gje shume e mire por jo transparenca,gje shume e keqe. 1 me 7 nuk kuptohet asgje.Transparent:Kostoja reale mujore per nje femije(e shprehur ne leke).Sa paguan familja ne muaj dhe sa paguan bashkija(te shprehura ne leke).Dhe se fundi,mjaft futet politike se u bete bajate.Populli te vlereson nga puna dhe jo nga fjalimet. TRANSPARENCE ME PARATE E TAXAPAGUESAVE -kjo eshte demokraci.Jane parate e popullit dhe jo tendet qe te mburesh.Lerja popullit kete pjese te vleresimit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?