Islam Dudaev i ka siguruar Shqipërisë medaljen e argjendtë në kampionatin evropian të mundjes që po zhvillohet në Tiranë. Mundësi me origjinë nga Çeçenia nuk ia doli në finale kundër Bashir Magomedov, i cili garoi nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në “Feti Borova”, Dudaev u ndal pas 4 fitoresh me rezultatin 10-0 në favor të Magomedov.
“Medalje e argjendtë nuk është medalje që i vjen Shqipërisë çdo muaj. Rezultat fantastik si për Islamin që rikthehet, por edhe për vendin tonë. Sigurisht që medalja e artë ishte ajo që ne donim më shumë, por jam i kënaqur me rezultatin,”-u shpreh Sahit Prizreni, president i FSHM.
Prizreni zbuloi edhe bisedën me kryeministrin Edi Rama, i cili ishte në parkun olimpik për të ndjekur finalen e kategorisë 65 kilogramë stil i lirë.
“Kryeministri tha që qenka shumë i fortë. Realisht prezanca e tij tregon shumë. Tregon që sporti ka një impakt të jashtëzakonshëm,”- tha Sahit Prizreni, president i FSHM.
“Jemi përballë shkollës më të fortë në botë, shkollës ruse. Finalisti i Islamit ishte rus. Tani kemi kampionin olimpik, kampionin e botës Ugujevin. Janë ndeshur 3 herë me njëri-tjetrin. Në dy të parët ka nga një fitore për secilin, por dua të them se djemtë e kanë kryer misionin duke i sjellë medalje Shqipërisë,”- deklaroi Prizreni.
Me miratimin e shpërblimeve të reja të rritura Islam Dudaev përfiton nga medalja e argjendtë 4 milionë lekë të reja.

Natyrisht me Tersin e POJANIT Rama aty afer, nuk mundej dot Dudajev Islam “shqiptari” ti sillte medalje ari Shqiperise.
Po cfare ruse?Keta jane cecene,azere,uzbeke,abkaze a cfare rrace muslimanesh te Kaukazit,jane?
Suksese,sepse garojne per Flamurin shqiptar!
Po ke te drejte, dikur Rusia ashtu si USA quhej USSR. Uzbekistani, Taxhikistan, Abkhazia, Cecenia, Gjeorgjia, Armenia etj ne kohen e Stalinit quhej USSR….
Ne kohen e Stalinit ( ne shqiptaret e dime mire kete lloj regjimi), ekzistonte ekuivalenti i Alkatrazit te USA dhe ekuivalenti i USSR ishte Gulagu!
Megjithate, kur stervitesh me metodat e Gulagut eshte afersisht e barabarte me Wrestling e Alkatrazit!
Post Scriptum: Nese ju ndopak dini per keto 2 lloj “taktikash stervitjeje”…