Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Italia mes kritikash, përdor Inteligjencën Artificiale për ta kthyer Venusin e Botticellit në një ‘influencer’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Italia mes kritikash, përdor Inteligjencën Artificiale për ta kthyer Venusin e Botticellit në një ‘influencer’
AktualitetBoteLifestyle

Italia mes kritikash, përdor Inteligjencën Artificiale për ta kthyer Venusin e Botticellit në një ‘influencer’

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Artisti Sandro Botticelli as e kishte imagjinuar ndonjëherë Venusin, perëndeshën e dashurisë të paraqitur në kryeveprat e tij të shekullit të 15-të, duke ngrënë spageti ose të veshur me pantallona të shkurtra përpara Koloseut.

Që nga 20 prilli, Ministria e Turizmit në Itali ka vendosur ta kthejë perëndeshën në një influencere virtuale për fushatën më të re të marketingut. Fushata e quajtur “Open to Wonder” me ndihmën e inteligjencës artificiale, shfaq Venusin me veshje moderne, duke bërë selfie në sheshin e Shën Markut, duke hipur në një biçikletë përpara Koloseut dhe duke ngrënë pica në brigjet e liqenit të Komos.

“Një Venus në rolin e një influencereje moderne do të udhëheqë çdo vizitor ndërkombëtar për të treguar vendin tonë. Venusi ikonik i Botticelli-t, do të tregojë bukuritë e vendit nga qytetet më të mëdha te skutat më të fshehta të Italisë. Ne jemi kombi më i bukur në botë, por nuk jemi më të mirët në promovimin e vetvetes”, tha Ministria e Turizmit në një njoftim.

- Publicitet -

Venusi i ri i animuar ka edhe një faqe personale në platformën “Instagram” ku numëron mbi 100.000 ndjekës.

Shumë ndjekës janë shprehur se ndihen të fyer dhe nuk do ta suportojnë këtë risi të re në fushën e marketingut dhe turizimit.

Sipas shumë prej tyre, përdorimi i një maskote të kompjuterizuar të figurës së Rilindjes është përshkruar si “poshtëruese” dhe “groteske”.

Ndërkohë, të tjerë po tallen me Venusin e shfaqur me mini-fund duke ngrënë picë dhe u duket tejmase e çuditshme.

Të shumtë ishin ata që u shprehën se qëllimi i fushatës është i paqartë. Vendasit kanë po ashtu dyshimet e tyre se Galeria “Uffizi”, muzeu në Firence ku ekspozohet piktura e Botticelli-t, nuk e ka autorizuar përdorimin zyrtar të imazhit të Venusit.

Kodi i Trashëgimisë Kulturore të Italisë kërkon që kushdo që përdor imazhe të trashëgimisë publike për qëllime komerciale të marrë autorizim paraprak dhe të paguajë një tarifë. Kujtojmë se edhe përgjatë tetorit, “Uffizi” njoftoi se do të padiste stilistin Jean Paul Gaultier për përdorimin e Venusit të Botticelli-t në disa prej veshjeve të dizenjuara.

Burimet tregojnë se zëdhënësi i galerisë nuk ka pranuar të komentojë kur u pyet nga “Gazeta Art” nëse muzeu e kishte dhënë autorizimin e tij. As “Ministria e Turizmit” nuk ka bërë asnjë deklaratë publike mbi këtë çështje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?