Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban
BoteLajmi i fundit

Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi sot se Izraeli po bën përgatitjet për një ofensivë tokësore në Liban ndërkohë që sulmet ajrore kanë vazhduar, duke goditur ndër të tjera një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qendër të Bejrutit dhe vrarë tre militantë palestinezë. Grupi militant Hezbollah u zotua se është i përgatitur për një luftë të gjatë pas vrasjes së zinxhirit komandues nga Izraeli, përfshirë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah.


Ushtarë dhe tanke izraelite u vendosën në pjesën veriore të Izraelit të hënën, disa orë pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi ndaj përgatitjeve të Izraelit për një ofensivë tokësorë në Liban.

Në një takim me forcat izraelite të vendosura përgjatë kufirit, ministri Gallant theksoi se “misioni” siç tha ai, i ushtrisë izraelite është të kthejë banorët e pjesës veriore të vendit nëpër shtëpitë e tyre.

- Publicitet -

“Eliminimi i Hassan Nasrallahut ishte një hap shumë i rëndësishëm, por jo i vetmi. Do t’i përdorim të gjitha kapacitetet që i kemi, dhe nëse dikush në anën tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë kjo, të gjitha kapacitetet nënkuptojnë të gjitha kapacitetet. Ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje dhe ne kemi besim se ju do ta arrini këtë synim”, deklaroi ai.

Deklarata e tij vinë ndërkohë që ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të grupit militant Hezbollah, Naim Kassem, u zotua të vazhdojë luftën kundër Izraelit, duke thënë se organizata e tij, e cila është shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është e gatshme të vazhdojë luftën pas humbjeve të shkaktuara nga Izraeli.

“E dimë që beteja mund të jetë e gjatë dhe opsionet tona janë të hapura. Do të përballemi me çdo situatë. Dhe jemi të përgatitur nëse izraelitët vendosin të futen në rrugë tokësore, forcat e rezistencës janë gati për një përballje tokësore”, tha ai.

Javën e kaluar sulmet ajrore izraelite vranë udhëheqësin e këtij grupi militant dhe gjashtë nga komandantët e tij kryesorë, si dhe kanë goditur mijëra objektiva përgjatë pjesëve të ndryshme të Libanit.

Të hënën në mëngjes, një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit u godit nga një sulm ajror, duke u shkatërruar tërësisht. Gjatë sulmit humbën jetën tre militantë palestinezë, një sinjal që për Izraelin nuk ka asnjë pjesë të Libanit që është e paprekshme.

Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby shprehu përkrahje për Izraelin dhe tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë me vëmendje situatën.

“Po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje për të parë se si – nëse dhe si – Hezbollahu dhe Irani do të reagojnë, krahas grupeve militante në Irak dhe Siri. Na duhet të jemi gati për një lloj kundërpërgjigje. Duhet të sigurohemi se jemi gati, dhe ne jemi gati. Besojmë që kemi kapacitetet që na nevojiten në rajon. Por tani për tani është e paqartë. Është shumë herët për ta ditur”, deklaroi ai në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.

Ministria libaneze e shëndetësisë njoftoi se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë janë plagosur gjatë dy javëve të fundit./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    October 1, 2024 at 6:54 pm

    Prania e Organizates te Hesbullahut ne Liban
    eshte nje kancer malinj per ate territor qe ka
    tradita historike e kulturale qe ne kohrat e lashta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?