Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një “zonë të mbyllur ushtarake”, gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.
Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se objektivat e saj ndodheshin në fshatrat afër kufirit që përbënin “një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior”. Në deklaratën e ushtrisë izraelite gjithashtu thuhet se forcat ajrore dhe artileria po mbështesnin forcat tokësore me “sulme të sakta”.
Banorët në qytetin kufitar libanez të Aita al-Shabit njoftuan për sulme me artileri të rëndë dhe zhurmë helikopterësh dhe dronësh. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara për sulmet. Ai tha se ato u konsideruan si “operacione të kufizuara të përqëndruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”.
Nuk pati njoftime për përleshje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në territorin libanez. Hera e fundit që Izraeli u angazhua në operacione tokësore kundër militantëve të Hezbollahut brenda Libanit ishte një luftë një mujore në 2006.
Një diplomat perëndimor në Kajro, vendi i të cilit është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se një operacion tokësor izraelit në Liban pritet “të ndodh së shpejti”. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Izraeli i kishte ndarë planet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë dhe tregoi se operacioni do të jetë “i kufizuar”.
Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një armëpushim mes njoftimeve se Izraeli po përgatitet të kryejë një operacion të kufizuar tokësor në Liban, që ka në shënjestër militantët e Hezbollahut.
“Ne duhet të kemi një armëpushim tani”, tha zoti Biden.
Kur u pyet të hënën nëse ai ishte i kënaqur me raportet në lidhje me përgatitjet e Izraelit, Presidenti Biden u përgjigj: “Do të jem i kënaqur me ndalimin e tyre”.
Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave tokësore izraelite të dislokuara në kufirin e Izraelit me Libanin se ata mund të angazhohen në luftën kundër Hezbollahut.
“Ne do të përdorim të gjitha mjetet që mund të nevojiten, forcat tuaja, forcat ajrore, detare dhe tokësore”, tha zoti Gallant.
Ai tha se fushata ushtarake e Izraelit kundër Hezbollahut po vazhdon pavarësisht vrasjes së udhëheqësit të grupit, Hassan Nasrallah, që zoti Gallant e konsideroi “një hap të rëndësishëm”, por “jo përfundimtar”.
Ndërkohë, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, Naim Kassem është zotuar të vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht vrasjes së komandantëve të lartë të grupit libanez. Ai tha se luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm të luftojnë dhe mbrojnë Libanin kundër një ofensive të mundshme tokësore nga Izraeli.
Të paktën 95 persona u vranë dhe 172 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në rajonet jugore të Libanit, Luginën lindore Beka dhe Bejrut në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë e Libanit herët të martën. Zyrtarët e kësaj ministrie gjithashtu thanë se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë të tjera janë plagosur gjatë dy javëve të fundit.
VOA
Jeni informuar, por pse e lejoni ju jeni bashkpuntor në genocid atje.
bravo israel kija ropt muslimanve
BRAVO ISRAELI TRIM!
Keshtu pershendet gjithe Bota Demokratike per guximin e nje shteti te vogel te vuajtur ne histori por inteligjent ne lufte kunder terroristeve fanatike te Allahut islamik qe jane te papergjegjshem per krimet e tyre dhe vazhdojne te mbajne pengjet hebre si xhelate te vertete
BRAVO ISRAELI INTELIGJENT!
Keshtu pershendesim veprimet e ushtrise izraelite te gjithe amerikanet e ndershem ketu ne SHBA me perjashtim te emigranteve te Kamala Harris apo Qamilese te enveristeve dhe drogaxhinjve shqyptare nga Belgjika qe shikojne tek HAMASI dhe HEZBOLLAHU ideollogjone “patriotike” te vet.
Je te SHaBAni mo intelektual?I pranoni ai Edhe spiunet e UDB.Vec…nderro pseudonimi.
Karlleqe Izraelite me tonelata, te cilat me ne fund do ta fundosin e shkaterrojne fare shtetin Izraelit. Izraeli ekstremist, nuk ka vetem sherr me Arabet, po ka sherr me gjithe njerezimin. Kjo po vertetohet dita-dites dhe do te sjelle dhe fundosjen e tyre perfundimtare. Situata nuk eshte qe te gjykohet me tifozllek, por me nje mendje te ftohte e racionale, ashtu si vertet paraqitet. Shteti Izraelit eshte skriptuar qe te shkaterrohet, per ti lene vend Rendit Te Ri Boteror. Sot Izraeli po perdoret si nje kamikaz, per te sintetizuar luften e Trete Boterore.