Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja cilët janë 10 faktorët e riskut që çojnë drejt insultit të trurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja cilët janë 10 faktorët e riskut që çojnë drejt insultit të trurit
AktualitetShendetesi

Ja cilët janë 10 faktorët e riskut që çojnë drejt insultit të trurit

Published: October 31, 2022
Shpërndaje

Insulti (ose goditja në tru) ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara  përcaktojnë shkallën e insultit. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur insulti i trurit është i patrajtuar.

Në rastet kur ndodh një insult, vendimtare në reduktimin e pasojave të rënda që kjo sëmundje mund të shkaktojë është koha e marrjes së ndihmës së shpejtë. E për të mos vunuar marrjen e ndihmës së duhur mjekësore që në momentet e para të rrezikut, autoritetet e shëndetit publik këshillojnë që jo vetëm të tregohemi të kujdesshëm ndaj njohjes së shenjave paralajmëruese (simptomave), por edhe faktorëve të riskut.

Nëse përballeni me simptoma të tilla, si: rënia e këndit të buzës, dobësi të krahut dhe vështirësi në frymëmarrje apo të folur, duhet që të telefononi menjëherë dhe të kërkoni ndihmën e urgjencës mjekësore. Minutat në këto raste janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare në marrjen e ndihmës për të shpëtuar jetën. Është ky apeli që kanë vënë në dukje ekspertët e shëndetit publik në “Ditën Botërore të Insultit” (29 tetor). Kjo ditë shihet si një mundësi për të komunikuar, për të rritur ndërgjegjësimin më të mirë të publikut për natyrën serioze dhe shkallën e lartë të goditjes në tru, për faktorët dhe mënyrat se si mund ta zvogëlojmë rrezikun.

- Publicitet -

Testi i shpejtë i vlerësimit të riskut për këtë sëmundje, është një mënyrë e mirë për gjithsecilin për të njohur shenjat dalluese tё goditjes në tru. Testi i shpejtë observon fytyrën, krahët, të folurёn, si dhe kohën e veprimit për marrjen e ndihmës së duhur mjekësore. Gjëja e parë që bëhet është ekzaminimi i fytyrës. A dalloni deformim në pjesёn e gojёs? A duket pjesa e gojës si e varur? Gjatë buzëqeshjes dalloni rënie të njërës anë të fytyrës? Më pas duhet të vështroni edhe krahët: A i ngre dot individi të dy krahët? Kur dy krahët i ka të ngritura, a e ndjen njërën anë më të pafuqishme se tjetrёn? Kujdes duhet të bëni edhe me të folurën. A është e folura e paqartë? Nuk flasin dot? Ngatёrrojnё apo hanë fjalët? Nëse ju dalloni njërën prej këtyre shenjave, veproni shpejt. Thёrrisni sa më shpejt shërbimin e urgjencës ose shkoni te spitali më i afërt sa më shpejt. Veproni shpejt dhe kërkoni shërbimin e urgjencës mjekësore. Humbja e kohës do të thotë humbje e funksionit të trurit.

Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se ju duhet të dini se 90 për qind e rasteve të insultit janë të lidhura me 10 rreziqe, të cilat janë të shmangshme. Nëse keni diabet, probleme të zemrës ose histori familjare, duhet të bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të insultit dhe trajtimeve parandaluese që duhet të merren në kohën e duhur. Nё vijim të shkrimit gjeni të renditura edhe hapat që mund të ndjekë secili prej nesh për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e insultit, hapa që kanë të bëjnë me mbajtjen nën kontroll të hipertensionit, sëmundjes së diabetit, disa patologjive të zëmrës, kujdesin për regjimin ushqimor gjatë përditshmërisë, veçanërisht në drejtim të përdorimit të kripës, apo edhe reduktimin e konsumit të duhanit dhe alkoolit. Sikundër edhe u theksua më lart, kujdes maksimal duhet të tregojmë në njohjen e shenjave dalluese të sëmundjes, sa më herët të kuptohen, aq më shpejt merret edhe ndihma e duhur mjekësore që ndihmon në reduktimin e pasojave të rënda për jetën.

Kujdes mos e teproni me kripën!

Dieta e varfër në kripë është një këshillë që nuk duhet neglizhuar. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, rekomandohet që marrja e kripës të zvogëlohet në më pak se 5 gram në ditë për të zvogëluar rrezikun e goditjes në tru. Kjo pasi kripa rrit presionin e gjakut në organizmin tonë, ku sa më i lartë presioni ynë i gjakut, aq më shumë shtohen mundësitë e një goditjeje në tru. Në këto kushte të rriturit duhet të konsumojnë më pak se 5 gram kripë në ditë, ndёrsa fëmijët edhe më pak. Po ashtu, është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të mos konsumojnë shumë kripë, pasi presioni i gjakut fillimisht nis të rritet qё në fëmijëri. Pjesa më e madhe e kripës së konsumuar gjendet në ushqimet që ne konsumojmë përditë, si: buka, djathi, salcat e ndryshme, mishi i pёrpunuar, si dhe te kripa që përdorim në tavolinat tona. “Ju duhet pak kohë sa të mësoheni me ushqimet me pak kripë,por ju sigurojmё që ju do t’i pëlqeni ato aq shumë, për të mos thënë më shumë sesa ushqimet e kripura”, udhëzojnë ekspertët e shëndetit publik.

Ndikimi i sëmundjeve të zemrës

Fibrilacioni atrial (FA) është një patologji e zemrës e diagnostikuar më pak dhe jo e trajtuar plotësisht, e cila përbën një rrezik madhor për goditjen në tru. kjo sëmundje bën që dy dhomat e sipërme të zemrës (atriumet) të shpeshtojnë rrahjet në vend që të rrahin normalisht, duke bërë që gjaku të mos pompohet jashtё atriumeve plotësisht, dhe më pas kjo situatë krijon premisat e formimit të mpiksjes sё gjakut. Koagulat (copëza të mpiksura gjaku) mund të qarkullojnë në tru dhe të shkaktojnë infarkt të truritme pasoja fatale për individin. Goditja në tru, shkaktuar nga FA (fibrilacioni atrial), është në të shumtën e rasteve e parandalueshme me marrjen e barnave antikoagulantë. Rekomandohet që personat të cilët kanë kaluar një atak zemre, kanë qenë diagnostikuar me çrregullime në zemër apo kanë patur çrregullime të ritmit, të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore te mjeku me qëllim parandalimin e një goditjeje të mundshme.

Si të ulni rrezikun për insult të trurit?

  • Kontrolloni presionin e lartë të gjakut.
  • Bëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht.
  • Mbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta, perime, me pak kripë, për të pasur një shëndet sa më të mirë, dhe për të mbajtur në normë presionin e gjakut.
  • Ulni kolesterolin tuaj.
  • Ruani një peshë konstante.
  • Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin në tymin e tij.
  • Sa më pak alkool të konsumoni, aq më mirë është për shëndetin tuaj.
  • Mësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru.
  • Zvogëloni rrezikun nga diabeti, dhe bisedoni me mjekun tuaj.
  • Njihuni me faktorët e rrezikut siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë në gjak.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 1:19 am

    Te gjithe shqiptaret jane nen rriskun e kesaj semundjeje.Cfare masash ka marre qeveria

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?