Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja degët “prioritet kombëtar”, për të cilat studentët do marrin bursë nga shteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja degët “prioritet kombëtar”, për të cilat studentët do marrin bursë nga shteti
AktualitetShoqëri

Ja degët “prioritet kombëtar”, për të cilat studentët do marrin bursë nga shteti

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Krahas studentëve të shkëlqyer, si dhe atyre që janë shpallur fitues në olimpiadat ndërkombëtare, mbështetjen financiare në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi, duke nisur nga ky vit akademik, do ta përfitojnë edhe të gjithë studentët që janë pranuar për të ndjekur studimet e larta në degët e klasifikuara nga dikasteri i Arsimit, si“prioritet kombëtar”.

Referuar këtij kriteri, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar më herët fushat dhe programet e studimit që përbëjnë “prioritet kombëtar”, ndjekja e të cilave do të mbështetet financiarisht nga shteti. Konkretisht, bëhet fjalë për 35 programe të ndryshme studimi, të disa prej strukturave publike të arsimit të lartë në vend, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. Në këto kushte, studentët që ndjekin studimet në këto degë dhe kanë mesataren e përcaktuar, duke nisur nga ky vit akademik do të përfitojnë mbështetjen financiare në kufijtë e pagës minimale, teksa nuk do tëpaguajnëas tarifën vjetore të studimit.

Sipas kushtit tëvendosur, studenti që ka zgjedhur të ndjekë studimet e larta në një prej programeve që përbëjnë“prioritet kombëtar” dhe që ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare jo më pak se sa nota 8.5, përfshirë këtu edhe notën e përshkallëzuar të provimeve kombëtare të detyruara të Maturës Shtetërore, do të mund të sigurojë këtë mbështetje financiare nga shteti.

- Publicitet -

Pas përfundimit të studimeve në këto degë, studenti duhet që të punojë në profesionin për studimet e të cilit përfiton financim, nga momenti që i lind e drejta për të punuar, bazuar në legjislacionin në fuqi, nësektorin shtetëror për jo më pak se tre vite, përfshirë edhe rastin kur i ndërpritet financimi për shkak të mospërmbushjes së kriterit të notës mesatare gjatë studimeve.

Studenti përfitues ka detyrimin për të kthyer masën e financimit të përfituar në rast se përjashtohet nga institucioni publik i arsimit të lartë, kur ndërpret studimet për të cilat është mbështetur financiarisht pa miratimin e institucionit publik të arsimit të lartë dhe MAS, si dhe kur nuk ka përfunduar studimet në ciklin përkatës, brenda një viti pas përfundimit tëkohëzgjatjes normale të studimeve, me përjashtim të rasteve të sëmundjeve, rasteve të fatkeqësive familjare, apo edhe kur parashikohet nga institucioni i arsimit të lartë në marrëveshjene lidhur me studentin përfitues.

Aplikimet për sigurimin e kësaj pagese tashmë kanë nisur. Në udhëzimin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të shpallur pak ditë më parë, bëhet me dije se kjo kategori studentësh duhet të aplikojnë për mbështetjen financiare pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.

Lidhur me periudhën e aplikimit është vendosur që për këtë vit akademik 2022-2023, studentët kanë afat deri në muajin janar që të kryejnë procedurat e aplikimit. “Studentët duhet të përfundojnë këtë procedurë brenda janarit të vitit akademik në të cilin janë pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë”, detajohet në udhëzim. Mbështetja financiare që studentët do të mund të marrin për ndjekjen e këtyre programeve të studimit do të jetë në nivelin e pagës minimale që zbatohet aktualisht në shkallë vendi. Ndërsa gjatë viteve të ardhshme, aplikimi për këto pagesa do të bëhet më shpejt në kohë, sikundër edhe përfitimi i tyre.

Studentët aplikojnë duke depozituar dokumentet provuese origjinale ose kopje të njesuara me origjinalin për secilin nga kriteret e përfitimit. Gjatë aplikimit në dosjen e dokumenteve të kërkuara, duhet që të përfshini kërkesën për aplikim, dokument identifikimi, diplomat dhe certifikatat e Maturës Shtetërore, vërtetim nga institucioni publik i arsimit të lartë që aplikanti është pranuar në një program studimi që përbën prioritet kombëtar, si dhe certifikatën e fitimit të olimpiadës sipas kërkesave të përcaktuara për këtë kriter. Dorëzimi i këtyre dokumenteve duhet të bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë brenda muajit janar të vitit 2023.

Pas përfundimit të afateve të aplikimit Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë bën verifikimin e informacionit të paraqitur në aplikim nga çdo student, duke mbledhur informacionet e duhura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar mbi vërtetësinë e tyre dhe përmbushjen e kritereve. Me vlerësimin e të gjitha kritereve përfituese që përmbush secili kandidat, kjo agjenci shpall listën finale të studentëve përfitues, të cilët mund të sigurojnë këtë mbështetje, listë të cilën e përcjell më pas në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Bazuar në këtë listë dikasteri i Arsimit akordon fondet për çdo institucion publik të arsimit të lartë sipas numrit të studentëve që përfitojnë. Në vijim lidhet marrëveshja trepalëshe mes dikasterit të Arsimit, universitetit dhe studentit përfitues.

Çdo muaj struktura publike e arsimit të lartë do të duhet të kryejë pagesën në llogarinë bankare të përfituesit. Masa e financimit që do të marrë studenti në këtë rast nuk duhet që të tejkalojë nivelin e pagës minimale në shkallë vendi. Për studentët të cilët mund të kenë kryer pagesën e tarifës së shkollimit, pas lidhjes së marrëveshjes për këto kushte përfitimi, do të bëhet edhe rimbursimi i tarifës së paguar si kosto vjetore e ndjekjes së studimeve në programin përkatës.

Dosja e aplikimit që duhet të dorëzoni:

  • Kërkesën për aplikim sipas formatit të përcaktuar.
  • Dokumentin e identifikimit (fotokopje).
  • Diplomat dhe certifikata e Maturës Shtetërore.
  • Vërtetimi nga institucioni publik i arsimit të lartë që aplikanti është pranuar në një program studimi të strukturave publike.
  • Certifikatën e fitimit të olimpiadës sipas kërkesave të përcaktuara.

 

Kategoritë që përfitojnë

  • Aplikimin për të siguruar mbështetjen financiare të përcaktuar në nivelin e pagës minimale e gëzon çdo student që ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar. Kjo kategori studentësh duhet që të ketë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare jo më pak se sa nota 8.5, përfshirë këtu edhe notën e përshkallëzuar të provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore.
  • Këtë mbështetje financiare nga shteti e siguron edhe çdo student që është fitues i një prej tre çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se sa 15 vende pjesëmarrëse. Ky student përfiton (pavarësisht notës mesatare) kur pranohet në programe studimi që lidhen me lëndën apo disiplinën ku ka fituar çmimin.
  • Këtë mbështetje financiare ka të drejtë që ta kërkojë edhe çdo student i vitit të parë, që ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë (gjimnazin) me notën mesatarë 10:00 dhe në secilin provim kombëtar të detyruar të Maturës Shtetërore është vlerësuar me jo më me jo më pak se nota e përshkallëzuar 9.5 deri në notën 10.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 22, 2022 at 12:01 am

    Deget me te lehta per tu plotesuar jane dhe me te veshtirat per tu bere vakante.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?