Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jam i ndershëm, jam marrë peng, jam ende president i vendit tim”! Fjalët e para të Maduros përpara Gjykatës amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Jam i ndershëm, jam marrë peng, jam ende president i vendit tim”! Fjalët e para të Maduros përpara Gjykatës amerikane
AktualitetBote

“Jam i ndershëm, jam marrë peng, jam ende president i vendit tim”! Fjalët e para të Maduros përpara Gjykatës amerikane

Published: January 5, 2026
Shpërndaje

Ish-presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dalë në një gjykatë në New York, pas kapjes së tij të shtunën gjatë një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Caracas.

Ai akuzohet për trafik droge dhe armësh, si dhe “narko-terrorizëm”.

Seanca ka nisur me gjyqtarin 92-vjeçar Alvin Hellerstein, i cili e ka informuar Maduron për akuzat ndaj tij.

- Publicitet -

Maduro është deklaruar i pafajshëm për akuzat e narko-terrorizmit në një gjykatë amerikane, duke i thënë gjyqtarit në spanjisht: “Unë jam një njeri i ndershëm, jam ende president i vendit tim”.

Cilia Flores, bashkëshortja e Maduros, gjithashtu është deklaruar e pafajshme për akuzat e drogës gjatë seancës gjyqësore.

Maduro i tha po ashtu gjyqtarit amerikan se ishte “marrë peng”.

Maduro ka angazhuar avokatin e njohur penalist Barry Pollack, i cili ka përfaqësuar për një kohë të gjatë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, si avokatin e tij në çështjen penale në Manhattan ku akuzohet për narkoterrorizëm.

Pollack ka depozituar njoftimin e marrjes së mbrojtjes ligjore për Maduro-n në çështjen e trafikut të drogës në Distriktin Jugor të New York-ut, përpara seancës.

Seanca e ardhshme në gjyqin ndaj Nicolás Maduro është caktuar për 17 mars, njoftojnë mediat amerikane.

Gjykatësi ka urdhëruar që Maduro të paraqitet përsëri në gjykatë.

Avokati i Maduros tha se klienti i tij nuk kërkon lirim me kusht në këtë moment.

Megjithatë, ai mund ta bëjë këtë kërkesë më vonë, sipas raportimeve nga disa media amerikane.

Momenti më i tensionuar erdhi në fund të seancës, kur një qytetar filloi t’i bërtiste në spanjisht se do të “paguante” për atë që kishte bërë.

Maduro iu kthye dhe iu përgjigj në spanjisht, duke u përshkruar si një “president i rrëmbyer” dhe një “i burgosur lufte”, para se të shoqërohej jashtë i prangosur, duke kaluar pas gruas së tij përmes derës së pasme të oborrit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Skypion says:
    January 5, 2026 at 6:32 pm

    Padyshim qe Rama po mendon nje largim te bute.
    E imagjinojme sesa tmerruese eshte per te te jete ne nje pozite te tille: deklarohem i pafajshem! Kur degjon lajmet, qe padyshim i degjon me ankth e ne makth, tmerrohet nga nje fund kaq turperues.
    Nuk eshte vetem largimi nga pushteti dhe procesi i pashmangshem ligjor qe do ta pasoje ate por, dhe mbi te gjitha, parate, milionat, qindra milionat qe ka ne off-shore e anekend botes.
    Sapo u arrestua Maduro, nuk vonoi dhe Zvicra (natyrisht me urdherin e SHBA-se) i bllokoi depozitat atij; jo pak, por 10 miliarde dollare flitet; nje pasuri shume me e madhe se e vete Trump, qe ka nje jete ne majen e biznesit te madh ne vendin e tij!
    Nje ish-shofer autobuzi, dmth nje varfanjak, behet socialist, behet komunist, behet president, behet miliarder….
    Keshtu ka ndodhur me shume komuniste dhe socialiste anekend botes pergjate gjithe historise se shekullit kaluar.
    Keta jane mashtruesit me te medhenj; keta mashtrojne popuj te tere; i vene ne gjume me opiumin e propagandes, pastaj i rrjepin e i rrjepin pa meshire deri ne qindarken e fundit.
    Keshtu ka ndodhur edhe me Edi RAman, me Maduron tone, me Ramaduron; nga nje pikturist ( jo piktor) zhgarravites, behet socialist, behet kryebashkiak socialist, behet kryetar socialist, behet kryeminister socialist, behet multimilioner…

    Reply
  • intelektuali says:
    January 5, 2026 at 7:21 pm

    “JAM I NDERSHEM!”

    Keshtu thote krimineli Nicolas Maduro para Gjykates ne New York, qe i kujton Botes deklaratat e kriminelit Afolf Eichmann para Gjykates ne Jerusalem, padi MOSSAD e kishte rrembyer me thes ne koke, e kishte hypur ne aeropllan nga Argjentina per ne Izrael dhe i tha:

    MOS U ZGERDHI DHE MOS QESH, POR QAJ PER KRIMET QE KE KRYER SIC QANIN VIKTIMAT E TUA PERPARA DHOMAVE TE GAZIT!

    The victims of the Nicolás Maduro regime are hundred thousands of individuals subjected to extrajudicial killings, arbitrary detentions, torture, enforced disappearances, sexual violence, and severe economic and humanitarian crises that have forced millions to flee the country. International bodies, including the UN Fact-Finding Mission and the International Criminal Court (ICC), have found reasonable grounds to believe these actions amount to crimes against humanity.

    Reply
  • K R says:
    January 5, 2026 at 7:43 pm

    Pamje te turpshme
    Asnje shtet dinjitoz nuk mund te pranoj te trajtohet keshtu
    Kjo nuk eshte drejtesi
    Ky eshte fashizem

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2026 at 7:59 pm

    Pas deshtimit katastrrofik Rama si kryeminister ky vend perfundoi ne Treg hajdutesh,si ishujt e Karaibeve ne shek,17.
    Pas largimit te Rames,Qeveria teknike qe do te pregatise Zgjedhjet e parakohshme te vendose disa Standarte formimi per kryeministrat dhe kabinetin e keshillit ministrave.Kryesori duhet te jete Arsimimi i kryeministrit,.
    Nuk mund te pranohen kryeministra me nivel arsimimi Instituti i larte i Arteve,qe ne diplome e ka kapacitetin:I AFTE PER MESUES VIZATIMI. Ne ate kohe kur ka perfunduar studimet Edi Rama mesues vizatimi kishin vetem shkollat 8 vjecare.
    Te pakten kryeministri i Shqiperise duhet te jete Ekonomist me Arsimim te larte per Ekonomi,me pervoje pune ne ate sektor,
    Jurist i larte me shkolle Magjistrature me pervoje ne gjykime,Inxhinjere,konstruktore,specialiste te Shkencave Egzakte,.
    Po s`mund te jete kryeminister nje bojatises,nje kengetare,nje instrumentist,nje vjershetar,edhe nje malok qe e ka shpellen ne tru,sic thoshte Arben Duka,.
    Se u bene kryeministrat ne Shqipri si fituesit e Big Brother.

    Reply
  • chp says:
    January 5, 2026 at 8:13 pm

    Përshëndetje Skypion ( alias Skypi Salës)
    Të mbështes në mendimet tuaja per Rama Ik !…ose me mire Rama Zhduku ! dhe kam thene qe Ramortja do iki ne menyren me te turpeshme te mundeshme…Ajo qe ndahemi bashke eshte te Salih Serbiberi & grekoBEleri..
    Per te eshte Hero per mua eshte Horr…
    te respektoj mendimin tuaj..Por ne keto rrjeshta ja ke “fejt” Sales me shume
    se ja ka futur Rama dhe konkretisht cfare autogoli keni bere(citoj)
    Nje ish pabuks nga familje analfabete dmth nje varfanjak,behet mjek Kar.diollog behet Komunist,behet Makartist behet President behet Fazllicist,Behet Krimbminister behet Greko belerist dhe LaCipitist..behet miliarder…fund citimi per fuckomunistin, Salihin e Skypit……

    Reply
  • ALTER ZACK says:
    January 5, 2026 at 9:17 pm

    Ti thesi i shtjerrur provo ta kapësh peng presidentin Putin që për 4 vite I cenon apo kinez ose japonezë e jo të bësh heroizëm ndaj popujve dhe vendeve të vogëla që mundohet të dalin nga varfëria

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 6, 2026 at 3:25 pm

    Me vjen keq ta them por del e vertete, pabuksat jane sjelle me keq nga te tjeret me popullin e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?