Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Janë bërë shkarkime masive në Presidencë”, debat në Komisionin e Ligjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Janë bërë shkarkime masive në Presidencë”, debat në Komisionin e Ligjeve
AktualitetPolitike

“Janë bërë shkarkime masive në Presidencë”, debat në Komisionin e Ligjeve

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Lajmi për shkarkimet masive në Presidencë ka shkaktuar debate tek Komisioni i Ligjeve. E gjitha pasi Sekretari i Përgjithshëm, Florian Kali bëri bilancin e buxhetit për vitin 2023 para deputetëve, ndaj në momentin që mbaroi u përball me pyetjet e demokratëve.

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë pyetur nëse shkarkimet kanë ndodhur në të vërtetë dhe nëse janë bërë në kuadër të Kodit të Punës, pasi në të kundërt, sipas tyre mund të ketë gjyqe që do të ndikojnë në buxhetin e institucionit për vitin e ardhshëm.

Megjithatë nga Presidenca u sigurua se lëvizjet janë bërë për shkak të ristrukturimit të institucionit.

- Publicitet -

Debati në Komision

Enkelejd Alibeaj: Kanë dalë disa njoftime në media lidhur me shkarkimet masive nëse kanë ndodhur, a do të sjellë impakt te buxheti për vitin 2023? Se nëse ata shkojnë në gjykatë dhe fitojnë gjyqet, marrin dëmshpërblim. Dëgjova që ju kërkoni edhe shtesë në personel.

Florian Kali (Presidenca): Ne kemi bërë një ristrukturim dhe kemi sjellë strukturën siç duhet, pasi ishte në një piramidë jo të drejtë. Të gjithë personat që nuk plotësonin kriteret, janë larguar. Numrin total të përafërt nuk mund ta them. Sa i përket llogarive, nuk shohim ndonjë impakt gjatë gjatë viteve të ardhshme. Nuk kemi asnjë procedim në Gjykatë Administrative. E gjitha është bërë brenda kritereve.

Gazment Bardhi: Pagat duhet të rriten për të gjithë administratën publike, jo vetëm për Presidencën. Sa i përket investimeve nëse lidhen me sigurinë e Presidencës, duhet të vendosen në dispozicion. Sa i përket shtesës në strukturë, ndaj të njëjtin shqetësim për pushime masive nga puna në institucionin e Presidentit. Nuk e pranoj dot që punonjësit që janë marrë në punë, janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Pushimet nga puna të pamotivuara janë të dënueshme kudo që ndodhin. Nuk e pranojmë dot që Presidenca të bëjë pushime masive nga puna, vetëm se u ndërrua Presidenti i Republikës. Punonjësit duhet të kenë qëndrueshmëri në punë. Ju strukturën bëjeni siç iu përshtatet më shumë, por respektoni ligjin për nëpunësit civilë. Duhet të ketë një qëndrueshmëri. Bëjeni strukturën por respektoni ligjin për nëpunësin civil

Klotilda Bushka: Pa diskutim që qëndrueshmëria e administratës është parim që garantohet. Ajo që ju thoni është sikur është kështu që thoni ju nisur nga ajo që dëgjoni në media. Ristrukturimi i institucioneve është e drejtë e vetë institucionit. Kur flasim për çështje së pari duhet të jemi korrekt. Ne nuk bëjmë dot gjykatën është bërë gabim apo jo. Nëse nuk e keni rishikojeni dhe një herë se dixhitalizimi është i rëndësishëm. Nuk nisemi dot nga një lajm në media dhe themi kështu është. Nuk merremi dot me retorikën e lajmeve. Çdo institucion mban përgjegjësi për buxhetin e shtetit. Presidenca e ka zbatimin e ligjit për vete. është shqetësim dhe jam dakord që ka një shqetësim, por që të themi kjo që dëgjuam kështu është. 

Gazment Bardhi: Ndodh për herë të parë që dalin në lajme për shkarkime masive nga puna në Presidencë. Është për herë të parë në historinë 30-vjeçare. Bëni kujdes për të mos e politizuar institucionin e Presidentit. Pushime të tilla janë të dënueshme. Kam gjithashtu shqetësim që thoni se nuk e ka numrin sesa njerëz janë pushuar nga puna. Ata që pushohen nga puna e çojnë çështjen në Gjykatë dhe janë fatura që i rëndojnë buxhetit të shtetit.

Klotilda Bushka: Ne nuk mund të nisemi nga një lajm në media dhe të themi kështu është. Çdo institucion ka të drejtën e tij ta menaxhojë institucionin.

Gazment Bardhi: Unë po them është një shqetësim.

Bushka: Jam dakord që ka një shqetësim. Por që t’i vëmë ne vulën që kjo që dëgjuam kështu është, kjo nuk është e qartë. Sekretari i përgjithshëm e shpjegoi.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, Presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.

“Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona”, tha Florian Kali, përfaqësues i institucionit të Presidencës.

Pas kërkesës, përfaqësuesja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Vilma Causholli tha se kërkesa të tilla duhej të diskutoheshin në detaje, ndërsa Klodilda Bushka sqaroi se kërkesa për rritjen e pagave duhej sqaruar në një tjetër mbledhjes, por për rikonstruktimin e ndërtesës tha se duhet të sqarohej sa më shpejt nëse ishte emergjente.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 2:56 am

    Pse nuk shkurtoni rrogat ju si deputete dhe te ja vini ne perdorim presidences dhe administrates se presidentit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 02 korrik 2026
  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Latif Bora on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  4. demo on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. Gjergji Simaku on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?