Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Unike në Europë, por pa mbrojtje: Policia kap 4 persona duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Unike në Europë, por pa mbrojtje: Policia kap 4 persona duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
AktualitetKronike

Unike në Europë, por pa mbrojtje: Policia kap 4 persona duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Published: December 13, 2025
Shpërndaje

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë 4 të rinj duke hapur gropa në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër.

Të rinjtë janë kapur nga inspektori i policisë së zonës, i cili ishte njoftuar në rrugë operative nga banorët e fshatit, që kishin parë të rinj me detonatorë metalesh duke gërmuar në pjesën anësore të territorit arkeologjik.

Kjo është hera e parë që policia kap në flagrancë persona që gërmojnë për të gjetur metale apo objekte arkeologjike me vlerë në varret Ilire.

- Publicitet -

Ndërkohë, tre gërmime të tjera të paligjshme janë konstatuar gjatë një harku kohor prej 2-3 muajsh, por autorët e tyre nuk janë identifikuar.

Varret Ilire të Selcës, që i përkasin fundit të shekullit IV para Krishtit, janë unike për nga lloji i tyre në të gjithë Evropën.

Ato janë shpallur zonë A arkeologjike, por hyrja e personave që kërkojnë objekte arkeologjike është tepër e lehtë, pasi zona nuk është e rrethuar nga ministria përkatëse.

Me ndërtimin e rrugës së re Qukës-Qafë Plloçë, që kalon shumë pranë tyre, personat që kërkojnë ar kanë edhe më shumë lehtësi për t’u futur në zonë duke bërë që Varrezat Ilire të Selcës të jenë pre e gjahtarëve të thesareve.

Pse konsiderohen unike

Varret ilire të Selcës janë konsideruar unike në Europë. Ato nuk janë të vetmet varre ilire në kontinent, pra kjo nuk do të thotë që nuk ka varre të tjera ilire apo iliro-dainike. Por mënyra e ndërtimit të tyre është jashtëzakonisht e veçantë dhe rrallë e hasur.

Ç’është unike në to? Varret e Selcës së Poshtme janë monumentale, të gdhendura direkt në shkëmb dhe kanë struktura komplekse. Disa prej tyre përmbajnë antechambre, dhoma funerare dhe fasada me kolona, gjë që rrallë shihet në varre ilire në mbarë Europën.

Kjo i ka bërë arkeologët dhe ekspertët të vlerësojnë se këto varre janë të veçanta për nga koncepti dhe zbatimi arkitektonik.

Këto varre datojnë nga shekulli IV-III para Krishtit dhe lidhen me qytetin e lashtë ilir të Pelionit, që tregon jo vetëm zakone funerare, por edhe nivelin kulturor, politik dhe ekonomik të Ilirëve në atë zonë.

Dita – Kulturë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    December 14, 2025 at 2:49 am

    Sapo i permenda varret monumentale te Selces tek shkrimi per mozaikun e Linit.Vrapuan hajdutet shqiptare te gjejne thesaret e kurvave qe kane ne shpi.Shkoni ne Vicidoll hajdutee!Atje ka thesare.Tek kulla Saliut ka fshehur Zeni thesaret e krrabes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?