Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
AktualitetKronike

Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit

Published: October 10, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar më 8 tetor një përgjigje ndaj revistës amerikane The New Yorker, ku kundërshton raportimet për interesat e tij të biznesit dhe projektin turistik të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.

Kushner thotë se partneriteti i tij e bleu tokën nga një palë private për 230 milionë euro, një çmim që e përshkruan ndër më të lartët në rajon për një transaksion të kësaj përmase. Ai pretendon se dokumentacioni i pronësisë u shqyrtua nga këshilltarët ligjorë dhe u verifikua.

Ai e vlerëson projektin si një investim që mund të arrijë rreth 4 miliardë euro dhe të krijojë vende pune e aktivitet ekonomik. Por dokumentet e analizuara  ngrenë pyetje mbi transaksionet e tokës, strukturën e kompanive që zotërojnë asetet dhe kontrollojnë zhvillimin, si dhe transparencën e pronësisë. Ndërkohë, The New Yorker e vendos projektin në kontekstin e marrëdhënies së Kushnerit me kryeministrin Edi Rama dhe interesave të tij private. Sakaq, SPAK-u ka nisur hetimet për transaksionet e tokës dhe çështjet që lidhen me përfitimin e titujve të pronësisë.

- Publicitet -

Investimet në Shqipëri 

Në reagimin e tij, Kushner thotë se interesi për Shqipërinë nisi në verën e vitit 2021, kur ishte “qytetar privat”, pra Trump nuk ishte më president. Ai argumenton se projekti nuk u krijua për t’i bërë favore politike Donald Trumpit, pasi interesi i tij nisi shumë përpara se Trump të shpallte kandidimin për zgjedhjet e 2024-s.

Në fund të korrikut 2023, kryeministri Edi Rama shoqëroi Jared Kushnerin, Ivanka Trump dhe ish-ambasadorin amerikan Richard Grenell gjatë një vizite në Tiranë.

Pesë muaj më vonë, më 27 dhjetor 2023, përmes kompanisë Atlantic Incubator Partners, Kushner i paraqiti qeverisë shqiptare një propozim për zhvillimin e dy projekteve turistike, në Sazan dhe Zvërnec. Në mars 2024, ai e bëri publik planin në një intervistë për Bloomberg. Ndërsa më 30 dhjetor 2024, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha projektit në Sazan statusin e investitorit strategjik për dhjetë vjet. Kjo kronologji tregon se, pavarësisht se kur nisi interesimi personal i Kushnerit për Shqipërinë, projekti ishte kthyer në një propozim konkret drejtuar qeverisë shqiptare që në dhjetor 2023, ndërsa më pas përfitoi status dhe lehtësi të parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike.

Në artikullin e publikuar më 21 shtator, The New Yorker e vendos projektin në kontekstin e marrëdhënies së Kushnerit me Ramën dhe të interesave të tij private. Revista shkruan se Rama e shihte projektin si një mundësi për të sjellë një zhvillim të veçantë turistik në Shqipëri, ndërsa kritikat publike u përqendruan te mungesa e transparencës dhe te vendimet që mundësuan ndërhyrjen në zonën e mbrojtur.

Nga ana tjetër, u dokumentua se grupi i biznesmenëve nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, ka marrë kontroll më të drejtpërdrejtë mbi kompanitë që zotërojnë asetet dhe zhvillojnë projektet në Zvërnec dhe Sazan.

Dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se, më 7 maj 2026, aksionet e Universal Properties Projects B.V., pronarit zyrtar të kompanisë zhvilluese Zvërnec South Adriatic Development, kaluan te Sazan Development Holding, me seli në Doha të Katarit dhe pjesë e grupit Al-Khayyat. Sipas Citizens.al, transaksioni u krye për 306 mijë euro.

Ndërkohë, në nëntor 2025, Albania Land Development, kompania që sipas investigimit zotëron rreth 120 hektarë troje dhe marrëveshje me persona që pretendojnë pronësi mbi toka në Zvërnec, kaloi te Sazan Operations Holding për 10 mijë euro.

Të dhënat tregojnë një strukturë ku i njëjti grup biznesi po merr kontroll si mbi kompaninë që disponon asetet dhe marrëveshjet e pronësisë, ashtu edhe mbi kompaninë që do të zhvillojë resortin.

Më tej, Kushner shkruan se “familja Kastrati, një familje e njohur biznesi shqiptare me rrënjë të thella dhe krenari të madhe për vendin e tyre”, ishte ajo që fillimisht i solli në vëmendje mundësinë për të investuar në tokën në Zvërnec.

Emri i Kastratit u shfaq më vonë në projektin e Sazanit. Projekti fillimisht u bë publik si investim i Kushnerit, por pas nisjes së protestave raportimet treguan se pas projektit fshihej një grup sipërmarrësish me të shkuar të dyshimtë, mes tyre edhe Kastrati, një nga investitorët me përfitimet më të mëdha publike në Shqipëri.

Kushner përmend edhe Ramez dhe Moutaz Al-Khayyat, me të cilët thotë se u takua për herë të parë në Doha gjatë Kupës së Botës 2022. Ai shprehet se u impresionua nga historia dhe përvoja e tyre në ndërtim, duke përshkruar largimin e tyre nga Siria dhe rindërtimin e bizneseve në Katar. Sipas tij, përvoja e tyre në zhvillimin e Dohas i bëri partnerë të përshtatshëm për projektin shqiptar.

Për rolin e vet, Kushner thotë se është “partner në pakicë” dhe se nuk merret me menaxhimin e përditshëm. Ai ia atribuon këtë përgjegjësi Asher Abehserës, të cilin e përshkruan si partner biznesi dhe CEO të projektit gjatë katër viteve të fundit. Kushner thotë se kontributi i tij personal është përqendruar kryesisht te vizioni, dizajni dhe përzgjedhja e partnerëve.

Hetimi i SPAK-ut dhe pyetjet në Holandë

Ndërsa Kushner e paraqet blerjen si një transaksion privat, çështja e pronësisë së tokës në Zvërnec është objekt i hetimeve paraprake të SPAK-ut. Dokumentet gjyqësore të raportuara më parë tregojnë se transaksionet e lidhura me tokën kanë arritur në rreth 211 milionë euro. Hetimi lidhet me dyshime për parregullsi në përfitimin dhe kalimin e titujve të pronësisë, si dhe me mënyrën si janë kryer transaksionet.

Mbi 128 milionë euro nga kontratat e shitjes së tokës u sekuestruan me vendim gjykate. Autoritetet po shqyrtojnë transaksionet e tokës dhe dyshimet për parregullsi; hetimi paraprak nuk përbën përfundim mbi fajësinë e personave apo kompanive të përfshira.

Çështja ka kaluar edhe përtej Shqipërisë. Më 9 korrik, deputetët holandezë Luc Stultiens dhe Julian Bushoff, nga partia PRO, i drejtuan pyetje parlamentare ministrit të Financave dhe sekretarit të shtetit për financat, duke kërkuar shpjegime mbi rolin e kompanive holandeze në projekt dhe mundësinë që strukturat e pronësisë të përdoren për të fshehur pronarët përfitues.

Aeroporti dhe zona e mbrojtur

Kushner kundërshton gjithashtu pretendimin se zyrtarët shqiptarë miratuan Aeroportin e Vlorës me kërkesën e tij. “Aeroporti ishte miratuar tashmë kur unë e pashë projektin për herë të parë”, shkruan ai, duke shtuar se infrastruktura aeroportuale ishte një nga faktorët që e tërhoqën drejt investimit dhe ndikuan në vizionin e tij për zhvillimin e rajonit.

Megjithatë, Aeroporti i Vlorës ka qenë prej vitesh objekt debatesh për mënyrën e dhënies së koncesionit dhe ndikimin e tij mjedisor. Qeveria ia dha projektin me koncesion 35-vjeçar në dhjetor 2019, ndërsa punimet nisën në nëntor 2021, pranë lagunës së Nartës, një zonë e mbrojtur me rëndësi për biodiversitetin dhe shpendët migratorë. Organizatat mjedisore kanë kundërshtuar projektin për ndikimin e mundshëm mbi ekosistemin, ndërsa gjatë procedurës së koncesionit janë ngritur edhe pretendime për favorizime.

Në korrik 2025, SPAK kishte regjistruar një procedim penal për kontratën koncesionare të aeroportit, i cili ndodhej në fazën e hetimeve paraprake. Ky hetim lidhet me kontratën e aeroportit dhe nuk përbën, në vetvete, provë për ndonjë lidhje të paligjshme mes tij dhe investimit të Kushnerit. Megjithatë, aeroporti është pjesë e kontekstit më të gjerë të zhvillimeve turistike të planifikuara në këtë zonë të bregdetit, ku përfshihen edhe projektet në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner deklaron se projekti në Zvërnec do t’u nënshtrohet kërkesave rregullatore dhe mjedisore të Shqipërisë dhe se synon ta bëjë zonën më të gjelbër e më të pasur në biodiversitet. “Nëse miratohet, shpresoj të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët do të ndihen krenarë dhe që familjet nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota do ta shijojnë për breza me radhë”, përfundon ai.

Ndërkohë, pyetjet mbi historikun e pronësisë së tokës, transaksionet nën hetim dhe strukturën e kompanive që kontrollojnë projektin mbeten për t’u sqaruar nga dokumentet dhe autoritetet kompetente.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?