Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Java e 33 e Superiores, fitojnë Vllaznia, Kukësi, Kastrioti dhe Bylisi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Java e 33 e Superiores, fitojnë Vllaznia, Kukësi, Kastrioti dhe Bylisi
AktualitetSport

Java e 33 e Superiores, fitojnë Vllaznia, Kukësi, Kastrioti dhe Bylisi

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

U mbyllën pasditen e kësaj të mërkure katër takime të javës së 33-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia-Teuta ishte përballja më e fortë që u luajt. Shkodranët morën fitoren minimale 1-0 ndaj durrsakëve dhe tri pikë shumë të vlefshme. Sfida u zhbllokua që në minutën e 12’ nga Çoba, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh dhe u dhuroi fitoren vendasve. Pas raundit të 33-të Vllaznia ngjitet në vend të katërt me 46 pikë, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 42 pikë.

Kukësi mori fitoren e madhe 3-0 në shtëpi ndaj Laçit, tri pikë këto shumë të vlefshme për mbijetesën e “verilindorëve”. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, por me tentativat që u bënë nga të dyja ekipet. U desh minuta e 59’ që Ndreca ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i jepte avantazhin vendasve. Më pas në minutën e 87’ Barbosa do të dyfishonte rezultatin e “verilindorëve”, teksa në minutën e 90+2’ po ai do të gjente rrjetën, duke realizuar golin e tretë për Kukësin dhe duke vulosur sfidën.

Pas kësaj përballjeje, Kukësi renditet në vend të shtatë me 40 pikë, teksa Laçi në vend të pestë me 44 pikë. Egnatia ngec në transfertë e Kastriotit, ndërsa u mund në stadiumin e Kamzës me rezultatin 1-0. Rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë, pas ndëshkimit të Malotës me karton të kuq. Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 80’, minutë në të cilën Greca realizoi golin e avantazhit dhe të fitores për krutanët.

- Publicitet -

Pas këtij raundi, Kastrioti qëndron në vend të fundit me 35 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të tretë me 49 pikë. Bylisi merr fitoren 1-2 në transfertën e Erzenit. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 59’ që të zhbllokohej sfida. Kacorri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi ballshiotët në avantazh pas rreth një ore lojë. Shijakasit tentuan të reagonin dhe në minutën e 79’ Alan Calbergue gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë barazimin vendasve. Megjithatë miqtë nuk u ndalën dhe në minutën e 85’ Kacorri do të rikthente Bylisin në avantazh, duke realizuar dopietë. Pas javës së 33-të Erzeni renditet në vendin e tetë me 39 pikë, teksa Bylisi në vendin e nëntë me 36 pikë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?