Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jemi në dorë të humorit të tij (që e ka me ulje-ngritje) dhe kjo ta shpif”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Jemi në dorë të humorit të tij (që e ka me ulje-ngritje) dhe kjo ta shpif”
BoteKryesore

“Jemi në dorë të humorit të tij (që e ka me ulje-ngritje) dhe kjo ta shpif”

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Harrojeni pasurinë e tij, shkruan Ronan Farrow në The New Yorker. Eshtë pushteti i pakufi që Elon Musk ka sot, që duhet të na trondisë. Kompania e raketave në pronësi të miliarderit, SpaceX është aktualisht i vetmi mjet me të cilin NASA mund të çojë astronautë në hapësirë, nga SHBA. Një tjetër sipërmarrje e tij, Tesla, kontrollon rrjetin më të madh kombëtar të stacioneve të karikimit të makinave elektrike.

Ndërkohë, shërbimi i tij i internetit satelitor, Starlink, është mjeti kryesor i komunikimit në fushëbetejën e Ukrainës. Zyrtarëve të Pentagonit iu desh t’i luten Elon Musk-ut vjeshtën e kaluar, pasi disa njësi ukrainase humbën aksesin në atë sistem.

Musk kishte kërkuar më herët që SHBA të paguante për shërbimin me ulje çmimi që ai po i jepte Ukrainës, dhe kishte filluar të shtynte për një plan paqeje prorus, me sa duket i ëndërruar pas bisedimeve kokë më kokë me Vladimir Putinin.

- Publicitet -

Tashmë SHBA ka firmosur një marrëveshje për Starlink, por zyrtarët e Pentagonit mbeten të sikletosur dhe të shqetësuar nga varësia e krijuar prej Elon Musk. “Jemi në dorë të humorit të tij, dhe kjo ta shpif”, tha një prej tyre.

Sjellja me ulje-ngritje e Musk e bën pushtetin e tij edhe më alarmues, shkruante Peter Csathy në The Wrap. Shikoni përpjekjet e tij dështake për të ribërë X, që më parë njihej si Twitter. Që kur e bleu platformën vitin e kaluar, ai është armiqësuar me kompanitë e reklamave dhe përdoruesit, duke lejuar lulëzimin e gjuhës së urrejtjes si dhe duke dëbuar pjesëtarë të stafit që mirëmbanin infrastrukturën kritike.

Për momentin, Uashingtoni nuk ka ku përplaset tjetër, shkruante Tim Fernholz në The Quartz. Ka shpenzuar miliarda në përpjekje për të ndërtuar Boieing dhe Blue Origin si alternativa private ndaj SpaceX, por ato nuk kanë dhënë produkt.

Kompanitë e Musk ofrojnë vlerë për NASA dhe Pentagonin, dhe ai nga ana e tij, mbështetet tek financimet shtetërore.

Ishte një goditje fati e pabesueshme për Elon Musk, që nevojat e Ukrainës u shfaqën pikërisht atëherë kur Starlink ishte në kërkim të dëshpëruar për tregje. Por kjo ndërvarësi nuk është e shëndetshme. Duhet të ndreqet, shkruante The Washington Post.

Gjasat janë që Ukraina të mos jetë aleati i fundit i SHBA që ka nevojë për internetin e shpejtë satelitor që ofron Starlink. Nëse Pekini do të shkëpuste kabllot nënujore të Taivanit, a do të mund të vareshin nga Musk, kur e dinë që “Tesla është e varur prej aftësisë së saj për të prodhuar makina në Kinë?”

Fatmirësisht, Pentagoni ka lançuar një skemë 1.5 miliardë dollarëshe për të lëshuar 72 satelitë të vegjël në orbitën e ulët. Nuk është një numër i madh, Musk ka 4500. Por duhet të mjaftojë për të siguruar që “Starlink nuk është i vetmi opsion që ka bota”. Nuk duhet kurrë më që një njeri i vetëm të ketë kaq shumë kontroll.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Piro says:
    September 13, 2023 at 12:40 pm

    Musk eshtr nje gjeni i pakrahasueshem me askend ne histori, qe brenda 20 vjetesh krijoi nga hici ato kater kompani gjigande dhe me efikasitet te larte ekonomik, pa folur per kompanine e pare te inteligjences artificiale qe ai krijoi bashke me Peter Thiel, Hofman etj. ne vitin 2015.
    Kompania federale amerikane e hapesires NASA kishte ne dore tere rolin e SHBA per fluturimet kozmike por gjeniu ia mori komplet dhe sot NASA varete nga Musku, me gjithe fondet e pafundme qe ka NASA. Edhe perpjekjet e qeverise amerikane per ta konkuruar Musk-un duke financuar BOEING-un kane deshtuar.
    Problemi i vetem REAL, qe ka e majta amerikane me Musk-un dhe ARSYEJA E VETME qe urrehet kaq shume, eshte sepse ai duke blere TWITER-in (qe e ka pagezuar thjesht X) per 44 miliard dollare, hoqi censuren e fjales se lire. Te tjerat jane kryesisht propagande. Musk e ka perkufizuar veten si nje “ABSOLUTIST I FJALES SE LIRE”.

    Reply
  • Nuk mendoj ashtu! says:
    September 13, 2023 at 2:43 pm

    Ndërsa unë nuk mendoj që është një « gjeni ». Ai shfrytëzon ligjet e kapitalizmit, që paraja shkon tek paraja. Ka të meta, se është fodull, dhe kur bisnesmeni futet në politikë, herët ose vonë e pëson. I afrohet tipit të Trampit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?