Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jeni arrogantë”, Mitsotakis mesazh vendeve fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Jeni arrogantë”, Mitsotakis mesazh vendeve fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe
BoteLajmi i fundit

“Jeni arrogantë”, Mitsotakis mesazh vendeve fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Greqia ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut me bllokim të ratifikimit të Memorandumeve të Prespës. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për median greke Sky.

Mitsotakis thekson se shpeshherë ka vënë në dukje problemet e Marrëveshjes së Prespës dhe se çdo devijim do të ketë pasojë në rrugën drejt integrimit europian. Shkaku është deklarata gjatë betimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova, e cila përdori termin “Maqedoni”.

“Unë i kisha vënë në dukje problemet nga Marrëveshja e Prespës, pasi marrëveshja përcakton termin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. E paralajmërova edhe qeverinë e re në Shkup me një deklaratë të qartë se çdo devijim nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja të rënda, si në marrëdhëniet me ne, ashtu edhe në rrugën drejt Europës”, tha Mitsotakis.

- Publicitet -

Kryeministri grek përmendi Turqinë dhe raportet me vendet fqinje. Ai theksoi se Greqia duhet të shmanget nga politika nacionaliste dhe mbajtjen e seriozitetit në politikën e jashtme.

“Do të ishte e lehtë edhe për mua të bëja një politikë “krenare” që do t’ua përkëdhelte veshët disave, por çfarë pastaj? A u dëmtua vendi nga takimi me Erdoganin? Ne mbështetëm qëndrimin europian për Hamasin, si një organizatë terroriste. Unë e kuptoj presionin e sondazheve, por politika e jashtme ka nevojë për një seriozitet. Politika e jashtme nuk bëhet me qëndrime kaq të përcipta e ndonjëherë arrogante”, shtoi Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek u ka dërguar mesazhe Turqisë dhe Shkupit, duke theksuar se Greqia nuk kërkon miratimin e askujt për çështjet kombëtare dhe sovranitetin e asaj. Politika e Jashtme greke si pas Mitsotakis, nuk ka ndryshuar në katër vitet e fundit, kemi përcaktuar rreptësisht vijat tona të kuqe, kemi forcuar ushtrinë, por edhe kemi forcuar aleancat me vendet e tjera.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Precizim says:
    May 16, 2024 at 1:34 pm

    “Do të ishte e lehtë edhe për mua të bëja një politikë “krenare” që do t’ua përkëdhelte veshët disave, por çfarë pastaj?”
    Kryeministri Grek Mitsotakis, rrjedh nga dy familje te fuqishme te politikes greke me prejardhje nga familja Venizellos, e ndare ne dy dege, Venizellos dhe Mitsotakis. Keto familje ja kane lene vendin njera tjeteres ne qeverisjen e Greqise, dhe jane dalluar per poltikat e tyre te theksuara nacionaliste, kunder fqinjeve, ne te gjitha aspektet, duke zgjeruar territoret dhe duke shtypur me dhune çdo ze qe perpiqej tju dilte kunder, si brenda ashtu edhe jashte.
    Kryeministri i sotem mundohet qe te hiqet si i moderuar, por ai eshte nje trashegimtar dhe aplikues i nacionalizmit grek. Ai piksepari duhet te thote qarte dhe hapur, nese banoret e Greqise jane greke, apo maqedonas??!!
    Ose duhet te pranoje qe brenda Greqise ka dy kombe. Kombi Grek dhe kombi Maqedonas. Dhe se gjysma e kombit Maqedonas, jeton ne Maqedonine e sotme.
    Por kete lloj tersellemi ai nuk e ka vetem me Maqedonine, kur thote se mund te beje nje politike “krenare”. Politika krenare nenkupton presion dhe shantazh kunder fqinjeve, nen sjelljen dhe risjelljen e te kaluares helene, epoken e agimit te arte te antikitetit, epoken qe per hir te te ciles, perendimi e ka perkedhelur Greqine, epoke qe per te cilen Greqia ka perfituar gjithnje.
    Por duket qarte qe motren dhe vellain, i kane leshuar pak nervat, sepse e kuptojne qe fqinjet dhe vendet e rajonit, nuk e shohin me Greqine si rrugen nga e cila duhet te kalojne per tu integruar ne forumet boterore, evropiane dhe rajonale. Politika tipike nacionaliste e Greqise, dhe karshilliku duke tundur armet e blera, behet qe te degjojne Turqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqiperia. Me te kater keto vende ka kundershti dhe konflikte te vjetra e te reja. Mesa duket vizita e Mitsos ne Turqi nuk paska arritur pritshmerite greke.

    Reply
    • ¿? says:
      May 16, 2024 at 3:18 pm

      Kur nuk i di mire punet, eshte mire me mbyll gojen. Kush te tha ty qe Greqia ka frike nga kjo pune se gjysma e kombit ne Greqi na qenka Maqedonase. Pretendimi grek ka te beje vetem me toponimin Maqedoni. Brenda Greqise ka nje krahine qe quhet Maqedoni. Perdorimi i ketij toponimi si emer shteti automatikisht ngre pretendime teritoriale mbi Greqine, prandaj edhe Greqia ka ngulur kembe qe shteti i sotem maqedonas te specifikohet si Maqedoni “e Veriut” per zhdukur cdo keqkuptim te mundshem mbi pretendimin teritorial, Qe ta marresh vesh mire ti or zoteri, ketu nuk diskutohet fare per komb se asell – asell keta qe pretendojne se jane kombi i sotem maqedonas nuk kane asnje lidhje me Maqedonasit e lashte te Filipit dhe Aleksandrit, keta te sotmit jane thjesht ardhacake sllavo-bullgare.

      Reply
  • intelektuali says:
    May 16, 2024 at 1:55 pm

    KOMUNISTET E TITOS DHE MILLOSHEVIQIT NE SHKUP JANE ME PAK ARROGANTE SE KOMUNISTET QE LA ENVERI NE TIRANE

    Mjafton te degjosh se cfare tha dhe deklaroi kryeministri arrogant Edi Rama ne Athine kur u beri thirrje azilanteve kokpalare ne shtetin fqinj: “…Greqia eshte bere toka dhe vendi juaj, mos i lini monarko-fashistet greke qe t’ju shfrytezojne, por grabisni dhe merrni ate qe ju takon…” kete u tha Edi Rama fanatikeve te tij ne Athnine dhe media jone kombetare e paraqiti si nje “Fjalim Historik” dhe opozita jone e pjerdhur e Sali Gerdecit nuk e hapi gojen fare per keto deklarata arrogante te turpit dhe rezilit si ato te Putinit ne Ukraine apo te Hitlerit para tij kur u bente thirrje gjermaneve ne Sudete per te pushtuar Cekosllovakine, ne vend qe te reagonte per keto thirrje fashisto-putiniste, opozita amorale e Gjemarkajve, Kellicave, me gjithe lukunine e Sanco Pancave te Saliut nga pas, kjo letyre qe quhet PD e Sali Gerdecit ben propagande njesoj si te Edi Rames qe Bundestagu i Gjermanise do te fale non-graten e Sali Berishes per mungese provash, nderkohe qe viktimat e krimeve te tij edhe ne 1997 kur u vuri zjarrin Shqypnise me Piramidat e Ridvan Bodes, krimi i Gerdecit, edhe ne 21 janarit, por edhe familjaret e Remzi Hoxes dhe te Kosta Trebickes duan shpagim dhe me keto finte enveriste opozita e pjerdhur qe i kerkon SHBA prova per KRIMET e Saliut me gjithe median SYRI TV nuk bejne gje tjeter vecse forcojne bindjen e shqyptareve se

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE BALLKAN QE NGA KOHA E QEPES E KOMUNIZMIT TE TITOS DHE ENVERIT

    dhe:

    Se Gordana Davkova eshte vetem nje pjelle e shemtuar komuniste, Presidente e nje shteti te sajuar ne epruvete nga Kominterni ne Moske midis Stalinit dhe Titos, per te zvogeluar ndikimin e Bullgarise Cariste aleate me Gjemanine ne rajon, njesoj si Edi Rama ne Shqypni, sot ne Budapest eshte mbajtur simpoziumi CPAC i forcave te djathta te Bote ku eshte miratuar nje rezolute per ndalimin e perhapjes se komunizmit shkaterrues te cdo vlere morale qe po perhapet ne BE dhe Bote nga falangat e Sorosit dhe shteteve socialiste te falangave te majta, u publikua nje dokument qe demaskonte Sorosin qe kishte paguar shuma maramendese per Hamasin dhe qe kishte organizuar protesta kudo ne Bote per te denuar Izraelin duke perdorur shoqerite GAY (homoseksuale) te financuara nga ai.

    MONSTRA KOMUNISTE GORDANA DAVKOVA U BE PRESIDENTE ME PARATE E SOROSIT PER KOMUNISTET E SHKUPIT QE U PAGUAN NGA ISH GRUAJA E EDI RAMES OSE GRUAJA AKTUALE E BEDELIT TE TIJ NJESOJ SIC PAGOI PER EDI RAMEN NE SHQYPNI

    Reply
  • intelektuali says:
    May 16, 2024 at 2:09 pm

    Precizim Dallkauku:

    “Maqedonasit” imagjinare te Shkupit kane qene prej 500 vjetesh pjese e Mbreterise se Bullgarise qe nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te, Maqedonine e Jugosllavise e krijoi ne epruvete ne Moske Stalini me Titon per te zvogeluar ndikimin e Mbreterise bullgare te mbretit Boris i Dyte qe kishte perkrahjen e Gjermanise dhe pas L2B detyroi edhe Gjergj Dimitrovin dhe Enver Hoxhen per ,os ehap[ur fare gojen per krijimin e nje shteti imagjinar ne epruvete me nje vendim te Kominternit qe mban firmen edhe te Enver Hoxhes per Kosoven dhe Metohine qe ja fal Jugosllavise Komuniste. Ne analet e Perandorise Osmane asnjehere nuk permendet emeri Maqedoni, por vetem si Rumeli e ndare ne Rumeline Perendimore dhe Rumeline Lindore ku permendet qe eshte “…toka e fiseve te egra bullgare…” Filipi dhe djali i tij Aleksandri i Maqedonise kane lindur dhe jetuar ne Pela te Greqise se sotme qe ishte edhe kryeqyteti i Maqedonise se vertete historike dhe Pela eshte edhe sot njeqytet ne afersi te Selanikut, prandaj mos hidh llogje budalli ne kete forum, por hap internetin dhe lexo qe te mesosh historine e vertete.

    Reply
  • Precizim says:
    May 16, 2024 at 3:17 pm

    Intelektual sharlatani, ne metamorfoze e siper.

    Keto qe thua me siper i dime dhe skemi nevoje qe ti mesojme nga nje i paditur qe hap Wikipedian.
    Nuk e kuptoj se çte lidh me greket nacionaliste, dhe ku u pickove? Ti do te jsh pasardhes i atyre qe dhane toka e territore tek fqinjet, ose nje grekofil i felliqur..Askush nuk foli kunder popullit grek e shqiptar qe jeton ne Greqi.
    Çeshte ky ndryshim kaq i madh ? Idhullit tend, komunistit te thekur, atij qe te persekutuarit e Shqypnise, ju shtrine tek kembet, ti tek e tek, pa tu dridhur dora mbi tastjere, nen influencen e demencias per ato qe ke thene me pare, ja numurove ne lule te minares ku ka hipur e nga flet…
    Shko vish pampersat dhe mos harro ilaçet, se nuk e felliq burri veten ne pleqeri. Çfare thua sot, nuk thua neser..

    Reply
  • Veprimet nuk përputhen me thënjet! says:
    May 16, 2024 at 3:35 pm

    Thotë:” Politika e jashtme nuk bëhet me qëndrime kaq të përcipta e ndonjëherë arrogante”! Po ndérhyrja për Belerin çfarë është?! Nuk është arrogante greke?! Serbët sillen njësoj më grekët, sikur ata janë “viktimat” dhe jo kriminelët që vranë 8000 burra në Sebrenicë, ndërsa grekët janë sherxhijtë e Ballkanit dhe hiqen sikur të tjerët po u binë në qafë! Ndërhyrja greke për Belerin është ndërhyrje brrutale që nuk e aplikon asnjë vënd Europian me përjashtim të Greqisë që kryen politikën arrogante.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 16, 2024 at 3:36 pm

    Ti hale e zezë grreke (¿?) ha shqip a s’ha shqip
    Larg nga ky forum z.vromiar e mos u turr komentuesve të ndershëm!

    Reply
  • demo says:
    May 16, 2024 at 3:51 pm

    o Fredi Belleri,o turi kafshe!Edhe Ariu eshte me njeri se ti.Ti do varur ne litar ne mes te Himares..
    Andej mburresh se ke vrare oficerat e Shhqiprise,,kendej hiqesh si evropian hellenika,qe nuk vret dot as miza.andej T`I ZUNE ARMET SHESHIT,kendej ben si prift,qe s`ka te beje fare..Andej mburret se bleu vota me thase,,kendej,thote nuk kam qene une qe u zu si ujku ne cark. Po mbylle o tyri gomar se te kane denuar per patatina 2 vjet,se do ta hash 20 tshen brenda qe mos dalesh me..

    Reply
  • Precizim says:
    May 16, 2024 at 3:51 pm

    Zoteri me 69..

    Ku e lexove qe Greqia ka frike?
    Te tjerat qe thua, une i di shume, shume mire ne aspektin historik. Te cilin une nuk e kam prekur fare. Nese do ti hyme ketij argumenti edhe praktikisht emri Maqedoni e Veriut, ne te kundert do te thote qe qenka edhe nje Maqedoni e Jugut. Pra i njejti rajon ne dy pjese. Qe do te thote, nese ti ngjitesh jane o te njerit, o te tjetrit. Dhe nuk jane aq naive gjerat siç i paraqet ti me naivitet. Sigurisht ne veriun e Greqise eshte nje rajon qe quhet Maqedoni, eshte nje tjeter rajon qe quhet Thraki, dhe eshte edhe nje tjeter qe quhet Epirus, qe ne antikitet por edhe me vone nuk kane qene te banuara nga helenet…..Por qe per shkaqe historike jane brenda hartes se Greqise se sotme.. Ky eshte nje diskutim tjeter..
    Nderkohe te falenderoj qe me kerkove leje te shkruash dhe te thuash ate qe mendon rreth çeshtjeve te ndryshme qe kujtdo ne kete forum te hapur i lejohet pa pyetur e kerkuar leje nga askush…

    Reply
    • ¿? says:
      May 16, 2024 at 5:30 pm

      Ke shkruar shume po nuk ke thene asgje, edhe simbolin tim e ke shemtuar pa te drejte. Megjithate kete rradhe po e le te kaloje se qenit po i bertite leh edhe me shume. TI kishe bere nje gabim kur kishe folur per komb maqedonas brenda Greqise dhe une te sqarova perse Greqia kerkon perdorimin e percaktorit “e Veriut” ne emertimin e shteti sllavo-Maqedon. Ti kete edhe nqs e dije, gje per te cilen dyshoj, ose e kishe injorua me dashje, ose nuk kishe kuptuar plotesisht perse Greqia kerkon qe shteti sllavo – maqedon te quhet Maedonia e Veriut

      Reply
  • K O R C A says:
    May 16, 2024 at 5:44 pm

    Micotaqi paska gjetur dhe avokate te “mire” , si pikpyetjen me bythe perpjete , Intelobajgen si simbol i ndyresise se shqipfolesve e ndonje zagar tjeter ! E verteta eshte qe banoret sllave te Maqedonise nuk kane asnje lidhje me maqedonet e lashte , por duke qene se banojne ne ate toke , qe dikur eshte quajtur Maqedoni , , perse te mos quhet edhe me tej keshtu ky vend , kur eshte i pagezuar me kete emer mijra vjete me pare ? Une ,mendoj qe shteti i tyre te quhet Maqedoni , ndersa popullsia sllave e tij te quhen sllavomaqedones . Edhe banoret e sotme te Greqise , dihet boterisht qe nuk kane thuajse fare ADN nga raca e lashte helene dhe e kane populluar kete vend me emigrante nga Lindja e Aferme , Afrika Veriore , popuj sllave ,etj sidomos ilire , por nuk i ka ndalur kush qe te vetequhen greke . Kete te drejte duhet ta kene edhe ata qe popullojne sot ate truall , Maqedonine . Eshte oreksi i shfrenuar shovinist qe iu ka humbur logjiken politikaneve qe drejtojne sot vendin e pagezuar nga Europa me emrin Greqi dhe megalomanine e tyre dhe arrrogancen qe manifestojne ne cdo hap , ua veshin te tjereve ! Eshte taktike e njohur kjo . A nuk e shohim e degjojme cdo dite Sali Bishen (Berishen) qe per te gjitha ndyresite , krimet e paudhesite qe ka bere e vazhdon te beje vete ua vesh kundershtareve te tij ? ! Aq shume i ka zili , sa qe e ka bere Gerqine me politikanet e tyre ekstremiste shovene aleatin me te ngushte , duke i falur edhe mijra e mijra kilometra katrore nga ajo ngaster e vogel qe ka mbetur sot me emrin Shqiperi !

    Reply
    • ¿? says:
      May 16, 2024 at 8:39 pm

      Pa tjeter KORCA, meqe ti mendon se ai shtet duhet quajtur Maqedoni, te gjithe te tjeret duhet te binden. Nuk e kuptoj perse duhet te perçmosh pa te drejte dhe me fjale te pista simbolin tim? Dukesh sikur ke probleme psiqike te trasheguara qysh nga feminia, siduket te kane ndodhur gjera te papelqyeshme qe te bejne te te duket edhe pikepyetja si bythe. Nejse, e ke afer Kullen e Hirit, apo je nga brenda Kulles.

      Reply
  • Rita says:
    May 16, 2024 at 6:02 pm

    Mbështetja që i është bërë , me dekada e shekuj , që kur sollën mbret nga Gjermania të udhëheqë shtetin e ri grek , ( në shekullin e 18 ) , pas luftës së dytë botërore ku e caktuan që të mos e fusnin në kampin e Sovjetki Sojuz dhe pse komunistët kishin arritur të kishin ushtrinë e tyre . Dhe këto 3 dekadat e post komunizmit në Evropë vazhdon të jetë e përkëdhelura e BE ,e Amerikës pasi normal që ka stabilizuar vendin , ekonominë ,ushtrinë në krahasim me vendet ballkanike . Cështja maqedonase është e fituar moralisht nga sllavët pasi për gjysëm shekulli quheshin Maqedonas dhe Greqia e lejoi këtë gje ,pra nuk u ” grind ” dhe aq shumë me Titon pse e quajti Maqedoni . Tash se sa janë sllavët Maqedonas kjo s’don filozofi pasi kur flasim për Filipin ,Aleksandri e Madh ,sllavët Maqedonas jetonin në stepat e Rusisë .Por këto sllavë ardhës quajtën vetveten sipas vendit ku erdhën të jetonin . Greqia me marrëveshjen e Prespës fitoi zyrtarisht të drejtën që territori i saj kufitar të quhet Maqedoni . Asgjë më tepër .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 16, 2024 at 7:54 pm

    O pallavesh (¿?) mos u grric me komentuesit e ndershëm të këtij forumi se e di ti ç’të bën Lulzim Basha

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 16, 2024 at 7:55 pm

    Kush ju pyet juve o miçko shko ban shu*ren.

    Reply
  • intelektuali says:
    May 16, 2024 at 8:28 pm

    Precizim Dallkauku:

    Fyerjet prej halabaku dhe injoranti fanatik kunder intelektualit ne planin personal nuk i vlejne debatit qe ka te beje me nje problem madhor sic eshte Maqedonia e Filipit te Dyte (babai) dhe Aleksandrit te Madh (djali) me qender ne Pella te Greqise antike, po te hapesh internetin meson se Greqia ne ato kohera qe datojne nga shekulli i 4 para eres sone nuk ishte nje shtet i vetem, por i ndare ne disa shtete te qytete-vecanta, nje nga keta ishte Maqedonia dhe kur përmendim mbretërinë e lashtë të Maqedonisë, ndoshta njeriu i parë që na vjen në mendje është Aleksandri i Madh, mbreti i famshëm dhe ndoshta pushtuesi më i madh në të gjithë historinë e Botes. Populli i tij të njohur si maqedonas, ishin një fis që do të ngriheshin nga skajet e botës helenike në një nga fuqitë më të mëdha të epokës helenistike qe bashkoi qytetet-shtete ne nje shtet qe hodhi themelet e Greqise Antike. Ne analet historike shkruhet se Maqedonia e Flipit te Dyte dhe Aleksandrit te Madh kufizohej ne jug me Thesaline, ne perendim me Epirin, ne veri dhe lindje me Thraken, Maqedonia antike ekzistoi që nga viti 800 p.e.s. e gjer në vitin 146 p.e.s. kur u pushtua nga romakët. Për një periudhë shumë të shkurtër u bë shteti më i fuqishëm në Lindjen e Afërt antike, kur Aleksandri i Madh pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur duke inauguruar Periudhën Helenike të historisë antike greke dhe ketu debati qe ka hapur gazeta DITA me arrogancen e Presidentes komuniste te Maqedonise se Veriut eshte:

    CFARE E LIDH SHKUPIN ME HISTORINE E ALEKSANDRIT TE MADH?

    Ne internet jane publikuar edhe shume harta te kohes se Maqedonise Antike ne te cilat duket qarte se kufijte e Maqedonise se Veriut jane brenda territorit te banuar nga fiset thrake te lashtesise qe njihen si paraardhesit e bullgareve dhe vete bullgaret e sotem kane nje histori akoma nje histori me te nderlikuar: Dyndjet sllave nga delta e Vollges ne Rusi drejt Ballkanit ne shekullin e 6 p.e.s solli sllavet ne zonat e banuara me pyje te dendura dhe toka pjellore qe u integruan me fiset e egra, barbare thrake , te cilet nuk ja thonin fare as nga bujqesia dhe as nga blegtoria. Bashkimi i dy popujve te ndryshem ndodhi natyralisht ne nje forme krejt paqesore si nje mareveshje e heshtur ne emer te mirqenies dhe prosperitetit te perbashket. Kjo vazhdoi deri kur ne kete zone te Ballkanit zbriten nga Danubi hypur mbi kuaj fiset mongoloide barbare ne krye me Asparukh Khan dhe vrane burrat e popullsise vendase dhe u kryeqezuan me femrat e tyre duke luftuar njekohesisht me Bizantin dhe gradualisht me egersine e tyre barbare dhe forcen e shpates krijuan ne keto zona ne veri te Greqise nje shtet te fuqishem qe me pas u njoh si Mbreteria bullgare qe shtrihej ne tre dete: Ne perendim nga deti Adriatik deri ne Durres, ne lindje nga Deti i Zi dhe ne jug me detin Egje qe ja grabiten Bizantit ne nje lufte tejet gjakatare e cila pershkruhet hollesisht ne histori. Pikerisht nga ajo kohe kane mbetur edhe ne Shqypni toponimet me emera sllave qe nuk jane pak. Ne kalane e Ohrit ka nje mbishkrim qe e quan ate si “Kalaja e Samuilit” dhe Samuili ishte Mbret bullgar dhe sot maqedonasit e Shkupit nuk guxojne ta mohojne kete fakt historik, si edhe Manastirin e ndertuar nga Shen Naumi, as edhe shkrimin cirilik qe sajuan Cirili dhe Metodi per te gjithe sllavet orthodokse dhe ne kete kendveshtrim

    MAQEDONINA E VERIUT E SAJUAR NE EPRUVETE NGA STALINI DHE TITO NUK KA ASGJE TE PERBASHKET ME MAQEDONINE ANTIKE TE ALEKSANDRIT TE MADH DHE PERMENDORJA E TIJ NE SHKUP ESHTE NJE GRABITJE E TURPSHME E HISTORISE NGA NJE POPULL PINJOLL I ASPARUKH KANIT TE MBRETERISE BULLGARE DHE JO I ALEKSANDRIT TE MADH TE MAQEDONISE ANTIKE

    dhe:

    Ky nuk eshte sharlatanizem, por nje evertete historike qe mund te lexohet nga cdo kush ne internet dhe ne kete kendveshtrim qe te dalim edhe te tema e debatit: Kryeministri i Greqise ka plotesisht te drejte per deklaraten e tij, por po keshtu Micotaqi duhej te reagonte per arrogancen e Edi Rames qe si nje kaqol komunist u bente thirrje ne Athine bedeleve te tij per te zaptuar Greqine me nje arrogance te papare njesoj si ajo e komunisteve te Shkupit qe komandohen nga Beogradi dhe Moska sepse Putinit dhe Vucicit nuk u interesen antarsimi i Maqedonise se Veriutne BE..

    Reply
  • Precizim says:
    May 16, 2024 at 8:41 pm

    Zoteri me 69
    Nuk te fyeva, nuk te quajta as qen e as gomar, megjithse e meriton, pasi je i trashe dhe nuk kupton. Dhe nuk te thashe as surrat mi, se patjeter do te kesh ngjashmeri me portretin e tipit ne foton siper.. Se i pershtatet edhe me emrin..Mi… Greket paskan gjetur nje sufler aspak dinjitoz.
    Nuk eshte çeshtje emri eshte, çeshtje teritoresh, eshte çeshtje strategjie afatgjate, shumeshekullore, eshte megalidheja. Emri eshte njeri nga komponentet..
    Kur them komb maqedonas i referohem atij fisi, tribuje, mbreterie maqedonase qe ekzistonte edhe me pare se Filipi i Maqedonise. Nuk ka njeri qe te mos e dije se sllavet e sotem skane lidhje me maqedonasit e hershem, ashtu sikurse nuk kane lidhje greket e sotem me ta.
    Te dyja ndarjet ne komentin e pare jane bere me ironi ne lidhje me kombesine greke dhe maqedonase, sepse greket emrin dhe teritorin e Maqedonise e duan, por nuk dine te spjegojne, nese si rrjedhoje jane greke, apo maqedonas.
    Dhe mos fut hundet komentet e mia…

    Reply
    • ¿? says:
      May 16, 2024 at 11:00 pm

      Ti vazhdon te keqperdoresh simbolin tim duke e shkruar si “69”. Tashti, ose je qorr dhe nuk sheh nga syte qe ajo nuk eshtet “69”, por “¿?”, ose je dobiç, bir kurve, ose je kokrra e injorantit qe nuk di ta shkruash ate simbol ashtu si duhet. Me pseudonimin qe ke ti “precizim” duhet te jesh me preciz ne keto gjera. Te thuash:
      “Nuk te fyeva, nuk te quajta as qen e as gomar, megjithse e meriton, pasi je i trashe dhe nuk kupton.”

      eshte njelloj si t’i kesh thene ato fjale. Pra meqe hyme ne kete fushe une nuk po te krahasoj me ndonje kafshe, se cilesdo kafshe do t’i mebetje hatri. une po te them vetem qenke nje derr pordhaci qe kujton se i di te gjitha dhe ne fakt di pak. Di ato qe ke degjuar andej ketej. Hapi veshet mire dhe mundohu ta kuptosh o koketrashe se nuk ditke gje pa leri ato ironirat qe ben si “smart ass”:
      Konflikti eshte vetem per emrin, sepse ne Greqi ka nje krahine qe quhet Maqedoni. Perdorimi i po ketij emri pa specifikim tjeter, ne kete rast e VERIUT, nenkupton direkt pretendim teritorial. Sa per hundet, perderisa komentet jane publike, une kam te drejte te debatoj me clindo qe komenton ketu, perfshire edhe ty o “Precizo”, prandaj….. Mos ha mut kot (me fal per shprehjen, ë, eshte pak si me ironi)

      Reply
  • Precizim says:
    May 16, 2024 at 9:10 pm

    “Intelektual” sharlatani
    Mos u lodh kot, i dime, i kemi mesuar ne tetevjeçare. I dime te gjitha keto qe thua. Madje ke akoma per te mesuar.
    Sikurse ai tjetri me siper nuk kupton. Hidhesh dege me dege ne historine e ballkanit te ciles une nuk i jam referuar aspak ne komentin tim te pare. Dhe as historise se Greqise e Maqedonise. Kam ironizuar kryeministrin nacionalist grek ne lidhje me te qenurit grek apo maqedonas. As qe me intereson dhe realisht nuk e kam idene se cila eshte zonja e zgjedhur ne Maqedoni. Kaq.
    Por nuk kuptova çfare te çpoi qe reagove ne ate menyre. Dil hapur dhe thuaj jam pro grek. Ka plote te tille qe e kane per nder. Edhe Alfredis Bejleris eshte nga Tepelena por eshte vetshpallur grek. Shume, shume, ty do te te therrasin Intelektualisssss…..

    Reply
  • Arben Tashko says:
    May 17, 2024 at 5:49 pm

    Greket duhet ta thone publikisht sot se interpretimet e vjetra se myslymanet shqiptare jane turq ka qene i gabuar dhe ide te tilla kane gjeneruar armiqesi te pa justifikushme. Ky koncept i ka rrenjet te feja e krishtere qe u perca dhe filloj te sherbej interesave te perendimit dhe te linndjes.

    Ne rastine vendit tone Ishin misionaret katolike dhe ato ortodokse qe vininin ne Shqiperi ne Shekuj dhe i coroditen shqiptaret me propaganten e tyre qe eshte me te vertete turbulluse se te dyja palet kishin te njejten BIBEL dhe KRISHT.
    Kjo shpjegon se zona e shkodres dhe zonat e jugut te shqiperise nukne ndryshuan fene sepse kishin nje ndikim me te madh nga Vatikani dhe Patriarkana e Stambollit, Ne zonat ku influenca e Vatikanit dhe Patriarkanes ishte minimale, shqiptaret pe ndrua fen, u bene Myslymane. Pragmatizmi pati prioritet se besimi fetar nuk kishte leshuar rrenje ne mendjen dhe shpirtin e tyre.

    Por sot duhet ta ritheksojme se Greqia ka lidhje gjaku ne tre mije vjet histori kryesisht me shqiptaret, se te tjeret ne kete rajon kane ardhur shume me vone. Shqiptaret qe ndruan emrat ne afro 1700 kane qene te krishtere te konfuzuar dhe per 200-300 vite mysylmane qe leshuan pak rrenje ne doktrinen e fese islamike.

    Pra po ta shohim problemin ne teresi dhe duke patur parasysh se besimi fetar nuk eshte i inkluduar ne kodin gjenetik , shqiptaret qe ndruan fene, kane qene prane krishterimit per nje interval kohe shtate here me te gjate se sa kane qene prane besit Islam. Pra nuk ja vlen qe ti kritikojne se ndryshuan emrat, sepse edhe emrat e atyre qe jane ne shqiperi sot nuk jane si me pare.

    Reply
  • demo says:
    May 17, 2024 at 6:54 pm

    O tashko!E dijne greket qe shqiptaret muslimane,,nuk jane turq,,aq mire e dijne,,sa mire e dijne,,po i bie fyellit n`ate brime qe i pelqen..Se ate muzike do te degjoje.Edhe greku me injorant,,eshte i armatosur me ate shejtan budallikun,qe te te sjelle verdalle dhe te mos e kuptoc.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    May 19, 2024 at 5:47 am

    Demo,

    Mendoj se fanatiket greke mund te jene rreth 10% e popullates, por shpesh here ekstremistet qe besojne ne menyre te verber, kane forcen e 50% indiferenteve qe shikojne jeten e tyre dhe nuk meren me politike.
    Por kam pershtypjen se nje pjese e ekstremisteve, duke luajtur rolin e “super-patriotit” , i bejne preson qeveritareve Greke, qe ti hedhin nga nje llokme te majme, si shperblim qe ti lene rehat ne fushatat e zgjedhjeve dhe problemeve te tjera.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?