Ruajtja e parimeve është thelbësore për drejtësinë – këtë deklaroi dje Këshilli i Pavarur i Prokurorisë, “qeveria e prokurorëve” dhe kërkoi “të respektohet pavarësia e prokurorëve”. KLGJ, “qeveria e gjyqtarëve”, kërkoi të njëjtën gjë duke pasur parasysh deklaratat e zjarrta të kryeministrit, aludimet për anësi të medias, irritimin e krahut politik që u godit me burgosjen e Erion Veliajt.
A duhet sulmuar SPAK kur heton, burgos, diskrediton me publikim dosjesh një politikan, një kryebashkiak, një lider opozite, një kryeministër apo një ish-kryeministër? – Jo! A duhet sulmuar media nëse merr shkas nga një “kryevepër” hetimore për të zbuluar kush është talenti, “violina” e parë e saj? – Përsëri jo!
Nesti Angoni është autori i një letre anonime që SPAK e mori në korrik 2023, e bëri fije-fije në shkurt 2024 duke e kthyer në akuzë të rëndë një vit më pas. Le të jetë “Resti Angoni” një tjetër denoncues për SPAK. Denoncohet një prokuror, Ols Milto Dado:
Nga Resti Angoni
Në shkelje të çdo kriteri ligjor, Ols Dado, emërohet PROKUROR në 21.11.2008, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Emërimi dhe dekretimi i tij u bë nga Presidenti Bamir Topi, me propozim të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.
Si u emërua një PROKUROR I REPUBLIKËS jashtë çdo kriteri ligjor? Me para, me taraf politik? Me marrëdhënie jashtëmartesore? Mund të aludohet për të tria versionet, por deri tani nuk ka fakte.
CV-ja e Ols Dados është fakti, prova, “bizhuteria” që tregon shkeljen e ligjit me të dyja këmbët nga një tufë juristësh që sot janë në vende të ngrohta të qeverive të pushtetit të drejtësisë.
I biri i Milto Dados, një i përndjekur i regjimit komunist, është rritur në Durrës. Genc Koka, një pinjoll familjeje zogiste, tregon nga SHBA për historinë e grupit të shokëve të tij të gjimnazit të Tiranës, ku bënin pjesë Amik Kasaruho, Vasil Melo, Emil Totozani, Triumf Nepravishta, Milto Dado dhe Qemal Jusufati, të cilët u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit pasi shtypën disa trakte. Milto Dado nuk bëri asnjë ditë burg sepse ‘tregoi’ shokët, por u rrit me urrejtje për regjimin hoxhist derisa erdhi demokracia dhe u hodh natyrshëm në pushtetin e ri të Partisë Demokratike, si ish-i përndjekur. Milto Dado është një nga noterët e parë në Shqipëri, shpërblim nga presidenti Berisha. Djali i tij, Ols Dado, pa asnjë mesatare shkolle, u pranua në Fakultetin Juridik me listat e të përndjekurve të PD-së në vitin 1991. Në një kurs me Argita Berishën, Sokol Olldashin, Ina Ramën, përfundoi pa lavdi fakultetin juridik dhe u diplomua “jurist”.
Çfarë punësh, karriere bëri Ols Dado pas diplomimit?
● 16.12.1995 – 15.2.1996, punonjës pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Emërimi i bëhet nga Engjëll Dakli, ish-ministër i PD-së. Në atë kohë kjo ministri kishte emërtimin: Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë.
● 16.2.1996 – 10.9.1996, punonjës pranë “A.M.C” sh.a. Kompania (AMC) krijohet në nëntor 1995 dhe Ols Dado filloi punë si operator celulari me ndihmën e shokut të babait, Aleksandër Meksi.
● 29.1.1997 – 8.11.2000, punonjës pranë Bashkisë Durrës. Emërimin si specialist në këtë bashki e bën Arqile Gorea i PD-së.
● 9.11.2000 – 30.6.2003, nuk punoi. U mbajt pa deklarime me të ardhurat e babait, Milto Dado (noter) dhe bashkëshortes Gentiana Bardhoka (notere).
● 1.7.2003 – 29.9.2005, punonjës në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Emëruar nga Kryekomisionerja e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë, Elisabeta Gjonaj.
● 2005 – 2008, bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado.
Si u emërua prokuror Ols Dado?
Pa asnjë eksperiencë në fushën e hetimit, me eksperienca të copëtuara jashtë fushës së drejtësisë, Ols Dado, më 21.11.2008, emërohet PROKUROR në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Dekreti i emërimit u firmos nga Bamir Topi, ndërsa propozimi u bë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Një grup prokurorësh në Prokurorinë e Përgjithshme (këshilli), që analizuan CV-në dhe kërkesën e Ols Dados pasi eliminuan disa kandidatë me kritere të sakta, kaluan propozimin për emërimin e Dados te Ina Rama, duke mbyllur sytë dhe shkelur ligjin me të dyja këmbët.
Procedura e emërimit të një prokurori në vitin 2008 bazohej në ligjin nr. 8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Kriteret që duhej të plotësonte një prokuror gjendeshin në këtë ligj në nenet 17 dhe 18:
Neni 17
Kushte të përgjithshme
Emërohet prokuror në njërën nga prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë, personi që
plotëson këto kushte:
• është shtetas shqiptar;
• ka zotësi të plotë për të vepruar;
• ka arsim të lartë juridik;
• ç) ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës;
• d) nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
• dh) nuk është larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike brenda një afati prej tre vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë, noter ose avokat, afati është pesë vjet; është jo më pak se 25 vjeç.
Neni 18
Kushte të veçanta
Mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, nëse përmbush kriteret e tjera të përcaktuara në nenin 17 të këtij ligji dhe njërin prej kushteve të mëposhtme:
a) ka punuar gjyqtar ose prokuror;
b) ka punuar, jo më pak se tre vjet, pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, pranëPresidentit, në Këshillin e Ministrave, në Gjykatën e Lartë, në Ministrinë e Drejtësisë, pranë Zyrës së Avokatit të Popullit ose deputet me arsim të lartë juridik, si dhe oficer në policinë gjyqësore.
Përse u anashkalua e gjithë procedura e emërimit për Ols Dadon kur ai nuk kishte asnjë kriter për t’u emëruar prokuror?
Disa punë sporadike pa peshë për hatër të babait (noter) dhe dy vjet të çalë si noter zëvendës I babait, koleg me gruan e tij, e bënë Ina Ramën, shoqen e klasës dhe të qytetit Durrës, ta emërojë prokuror. Falsifikimi i një CV-je të një prokurori që nuk plotëson asnjë kusht apo kriter për të qenë i tillë, është vepër penale që ngarkon me faj personat që janë marrë me procedurën e emërimit të tij, filluar nga Prokuroria e Përgjithshme, përfunduar në Presidencë, e më pas të të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë.
Karriera e gënjeshtërt e Ols Dados mori një drejtim të lakmueshëm për shumë juristë të aftë e të skualifikuar, që lanë Shqipërinë për mungesë vendesh në Prokurori.
Nga Pogradeci, ku bëri “stazhin”, Ols Dado u transferua nga mikja e tij në 2010 në Prokurorinë e Tiranës. Për 10 vjet, Dado stërvitet të bëjë prokurorin, ndërsa në vitin 2020 transferohet në Prokurorinë e Përgjithshme, përsëri nga ndërhyrja e mikeshës së vjetër (“Silvia Konti”), e cila tashmë kishte bërë karrierë në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Pas disa viteve në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe pasi kaloi pa asnjë problem vettingun në 3.11.2022, Dado përzgjidhet me një proces konkurrimi të përfolur si prokuror i SPAK. Noteri Ols Dado bëhet prokuror special më 7.3.2024 dhe merr menjëherë në duar dosjen e denoncuesit Nesti Angoni, që ishte regjistruar në korik 2023.
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, me trupën: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe relatoren Genta Tafa Bungo, e pikasi faktin se Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008, por nuk e “pa” këtë fakt. KPK mbylli sytë për Ols Dadon, ashtu si Ina Rama i mbylli sytë më pas për tre vendime të Sanxhaktarit dhe dy të Genta Bungos. Nderi lahet me nder.
Ols Dado, me një karrierë të “dhuruar”, i sistemuar tashmë, më shumë sesa të mësonte profesionin e hetuesit, u mor me biznes dhe argëtim. Pasi “sistemoi” letrat e një trualli që gjendet në Rrugën e Bogdaneve në Tiranë, të trashëguar nga i ati që ndërroi jetë, u bë “aplikant” si pronar me ¼ e truallit ku u ngrit një pallat 9-katësh. Në vitin 2021, firma ALB EDIL mori lejen nga Bashkia Tiranë dhe objekti 9-katësh përfundoi në vitin 2024. Ols Dado merr nga ky ndërtim dy apartamente dhe një garazh në vlerën 600 mijë euro. Por “noteri” filloi të interesohet edhe për ndërtime të tjera në pika nevralgjike të Tiranës. Dëshmi për këto dëshira shumëmilionëshe japin disa ndërtues dhe njëbashkiak.
Argëtimi i bashkëshortit të noteres Gentiana Bardhoka, nuk përputhej me moshën e njëjtë të çiftit. Ndaj ky u divorcua nga kjo e fundit para se të mbushte 50 vjeç. Me noteren Bardhoka, “noteri” Dado ka një djalë (Kris Dado). Përveç bashkëshortes së mplakur “noteri” harroi edhe favoret e shoqes prokurore të së njëjtës moshë. Tani ai donte shoqe të reja.
Në rrethet e prokurorëve flitet për aventurat e “noterit” Dado me disa magjistrate të reja.
Karriera e Ols Dados dhe figura e tij në kompleks nuk mund të mos jenë në fokusin e medias, për sa kohë ky prokuror po bën revolucionin e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët. Po sjell drejtësi në Shqipëri. Po ndëshkon të pandëshkueshmit.
Të dhënat e para ravijëzojnë profilin e një heroi të rremë por edhe të një bisnesmeni qejfli, në sukses e sipër. Të dhënat e dyta mbeten për t’u parë.
Një pyetje rrjedh nga të provat e publikuara. Një pyetje që shkon për veshët Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, për drejtuesin e SPAK, për drejtuesin e ILD-së, për KLP e për “Vajzat” që bënë vettingun e Ols Dados:
A i keni parë të dhënat e karrierës së tij përpara se të bëhej prokuror, milioner dhe më pas hero i fëmijëve tanë?
Prapaskena
Duket ne surrat cfare monstre eshte ky shpirtzi qe i hoqi nga shpatullat perkohesisht Tiranes njeriun e punes qe ja nderroi faqen Tiranes. Ky njeri mosmirnjohes se i paska bere Erjoni me leje ndertimi do mallkimin e gjithe votuesve te Tiranes dhe drejtesia duhet te vere ne vend nderin e saj duke e flakur nga radhet nje noter plepaxhi i foltores se vicidolit.
Ky është rezultat i « Vetingut » shqiptar! Si nuk bëtë një gjë të saktë o të uruar! Njerëzit që zbatojnë ligjet bëjnë palaçollëqe që të ngrihen leshtë përpjetë! Jemi popull i keq dhe pikë!
Nxirruni para e jo pas arrestumeve biografitë prokurorëve p.sh Dumani nëse është e vërtetë kishte qenë prokurorë në KUKËS në kohën kur mesatarishtë çdo javë vritej ndokush sa i takon Veliajt është hisedari dhe vazhduesi i shkatërrimit të harmonisë urbanistike shqiptarët nuk kan nevojë dhe kapacitete të kenë megalopolis mjafton të shifen qytetet se Sofije Shkup Zagreb dhe jo Stamboll Singapur ….
Eshte shume vone! Tashme lalit ja bene pucin!
Çou ENVER nga VARRI.Jo më kotë Ai jepte VENDIME BURGU NGA SELIA E KQP.Ai e dinte mirë se AVOKATËT,PREKURORËT,GJYQTARËT MERRNIN RYSHFETE KORRUPSIONI & DO JEPNIN VENDIME JASHT LIGJIT.
Tashmë drejtësia nuk bëhet më.ATË E KA MARR PENG MALOKU KOKË BOSH,SPIUNI I UDB ME GRUAN SËRBE SALI MILLOSHI.
FLM DITA.
Kush mban pergjegjesi per kete plehre prokuror ,qe ndyn Tironen?
Edhe vetingu qenka komanduar nga organet seksuale të palëve. Kur aktivi ështē në proces vetingu ia mbulon fëlliqësitë pasivi që ka detyrën për t’i zbuluar. Që këtu duket se ç’mall do dilte në fund dhe çfarë padrejtësish do të bënte drejtësia, siç edhe po ndodh. Donzhuani e ka përdorur organin seksual për përfitime të shumëfishta – goxha rendiment. Dhe KLP-ja merakoset e mbron organet seksuale të këtyre ndyrësirave si të ishte bodigard organesh seksuale dhe nuk i hyn në punē fare se ç’pësojnë qytetarët prej shpërdorimi të detyrës nga prokurorët që mbron. Duken të tërë një trupë e betonuar në betim për të shkelur kushtetutën dhe kodin e procedurës penale nē kurriz të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Vasil Melo,professor i talentuar ne maximum,Respekt!
Shoke te Dites meqe e bete biografine pse nuk e cuat deri ne fund edhe me vleresimet qe ka marre ne vite si nga Vettingu por dhe nga puna si prokuror?
Pastaj merrni e i beni CV ne lali Neverise duke filluar qe nga diploma qe nuk ka e nga punet qe kurre nuk ka bere duke u fshehur pas propagandes. Vazhdoni pastaj me dy dasmat madheshtore ma parate e nenes pensioniste, me kompjuterin e zhdukur bashke me hajduterite e tij ne MJAFT. Per Bashkine nuk po vazhdoj se nuk ka fund hajduteria. Shikoni cfare makinerie te llahtarshme propagande ka ngritur ne kembe me parate publike te shperndara si ti kishte te babes. Ju po ia kaloni edhe Saliut qe shenjestronte cdo prokuror e gjykates qe e gjykonte si ne rastin e Irena Gjokes. Personalisht kur shikoj se si ju ka zene tartakuti te gjitha paleve politike mendoj se dicka po funksionon ne drejtesi. Qe lali e meritonte burgun kete tashme e dinte i madh e i vogel madje akoma nuk kane hapur petet e inceneratoreve sepse aty shkojne direkt tek Kriekaqoli qe tashme e kane leshuar nervat nga halli. Nuk i falet dot as vella Leksit,as Blinkenit e Kimetes se kane boll hallet e tyre.
Shemtia nga fytyra dhe shpirti argita ka gatuar kete brume me kete monster prokuror!
A e kuptoni o shqiptare cfare eshte familja karaxhic per ne?
Brum, o kurva dhiare e Ramutit.
Argita nuk eshte niveli juaj. Ka bere shkollen ne kohen e xhaxhit dhe ka qene studente e mire. Jo si Lindita Nikolla me pesa.
Nuk krahasohet Argita me derrat dhe dosat qe prodhon sot Rama me shumice.
Ajo i vuri para gjithe kellirat e Felakeve te Rames
infa te mungojne 3 vitet e para dhe objektiviteti,thjesht nje corbellupites servil!
Ketyre i thone llafe pazari mbas pilafit. Pse nuk e kritikuat gjithe keto vite kur ka akuzuar njerez te tjere…meqe paska kaq vjet ne parregullsi dhe meqe Ps ka 12 vjet ne pushtet. Dmth 12 vite e keni lene ne kundershtim me ligjin??
Mire mer ti, sa here eshte mburrur Kryeministri me Reformen ne Drejtesi, pra me “Drejtesine qe duam”. Tashti, se kush e do kete Drejtesi nuk eshte shume e qarte, po sidoqofte duket se Kryeministri e do, perderisa e thote ne veten e pare dhe ne numrin shumes. Pastaj na del qe kur “Drejtesia qe duam” ben ndonje gje qe nuk na pelqen (me te drejte apo pa te drejte), i versulemi dhe fillojme te germojme gropa per te gjetur ku eshte qeni i ngordhur, dhe perseri ia gjeme dermanin ke Saliu, ke Bamiri, ke Ina, e ç’rendesi ka, bile tregojme edhe shoket e shkolles te babit, qe ka qene i deklasuar etj. etj. etj. perralla edhe me Mbretin Zog. Tashti o kemi “Drejtesine qe duam” dhe ta leme ate te beje punen e saj qofte edhe me kete artistin e Hollivudit Erion Ahemdinaxhadson, ose pastaj le ta fillojme nga e para Reformen ne Drejtesi. Dajeni mendjen.
Kështu ndodh kur nuk vihet kriter bazë meritat, por….
Kjo ndodh jo vetëm në këto institucione qendrore të drejtësisë por në gjithë sistemin nga qendra në bazë në të gj
ithë këto vite të “demokracisë”.
Populli thotë:
Dielli shihet që në mëngjes.
Kështu e solli Maloku Salë demokracinë e shumëpritur nga populli shqiptar.
Vigjilenca, Vigjilenca, Saliu ka nje TREN me mekate e me pislliqe. Nuk po thote gje njeri per kete, por Saliu ka 13 vjet qe nuk eshte ne pushtet. Dielli i Saliut ka kohe qe ka perenduar e po te duam t’ia veshim Saliut çdo shi qe bie dhe ere qe fryn dmth po fshihemi prapa gishtit e o nuk shohim o nuk duam te shohim qe sot Shteti shqiptar eshte teresisht ne duar te tjera. Edhe nje gje tjeter Maloku Sale beri sikur e solli demokracine, ishin shume te tjere ata qe e vune malokun Sali ne balle te dhjerokracise shqiptare, e kam fjalen qe punet menderosen ne Shqiperi nga nje njeri i vetem. Ti do t’i biesh Saliut dhe te flesh rehat se e gjete fajtorin, bjeri sa te ha krahu, po os harro qe keshtu prape brenda e ke, edhe me thelle biles.
Sado që shtypem para sa të them llafin, prap se prap gabuakam, madje deri në mëkat, anipse pa dashje.
Këtu, tek Dita, kam reaguar shumë ashper ndaj Fatmir Xhafes për atë komisionin parlamentar mbi drejtesine. Menduam se në SPAK është ringjallur perendesha e drejtësisë Atena..
Sinqerisht ndjehem keq dhe, po në këtë faqe, i kërkoj falje z. Xhafa.
Jo komision, por për sa po dëgjojmë u dashka bërë një veting edhe vetingut…
O Gazeta, po si i mori keto lejet e Truallit ky Olsi?
Kush ja dha, dhe pse?
Keta bejne sikur Olsi kishte nxjerre shpaten dhe e kishte dhunuar Velon qe ti jepte lejet e ndertimit.
Ashtu dhe Shpetim Pecua ne Vlore. E betonizoi Vloren, dhe do na dali viktime e ndertuesve.
Keta japin lejet, bejne kerdine me ndertimet, prishen gjithe qytetet, parqet, lulishtet, shkaterruan cdo gje qe ishte ndertuar mire e bukur, dhe sot dalin viktima te ndertimit.
Eshte 70 mije euro nje leje qe jepte Pecua. Sa e ka kaparin Erjoni?
Po Rama? Se ai ja dha Pallatin e Sportit Partizani Jamarber Malltezit. Rama e ktheu Pallatin e Kultures ne klub bastesh.
Rama dhe Veliaj prishen Teatrin Kombetar per Fushen.
Qysh na dalin viktima te Spakut sot?
Thjesht i pakualifikuar per postin qe mban.Ky lloj zyrtari po merr ne qafe shtetin shqiptar,te dy forcat politike e kane rrenuar shtetin shqiptar.Nuk dij nese do te mund te behet shteti apo te zvarritet me Olsin e þe tjere,per te vuajtur , vuajme te gjithe.
A eshte arrestimi i i Veliajt dhe te tjereve me urdher apo porosi nga lart? SPAK vepron me urdher apo porosi nga te tjere! Po per Saliun dhe LIken dhe shume te tjere! A jane bere me porosi? A punon Altin Dumani nen urdherat e te tjereve apo a eshte mercenary? Ndershmeria eshte e para qe duhet te kete SPAK dhe duket qe se ka! Pse jane mbushur burgjet me te burgosur dhe keta jo me vendim te forms se prere! a eshte kthyer ne nje SIGURIM i komunizmit! Shqiptaret duan te ushqehen vetem me gjak si barbaret 3 mije vjet te shkuar! Mos veproni sikur nje dite nuk do te vije radha juaj!
Po cfare thua o burre i mire?! Po keta nje m*t jane te tere, ca falje thua ti.
Gazete PAVAVURE enveriste qe komandohet nga Dabullat e krimit,
CFARE MUND TE PRESESH NGA KJO GAZETE QE TALLET DHE GAJASET ME TE BURGOSURIT POLITIKE TE REGJIMIT SADIST ENVERIST?
Kur Hajduteria u be Problem shteteror ne BRSS, Partia ju drejtua Stalinit te dergonte shoket me te ndershem te Partise te merreshin me Hajdutet.Stalini me Ate bezeqeshjen ironike,u tha:-Hajduteve nuk do tu dergoj Engjej,,Do tu dergoj HAJDUTE!
Dhe dergoi Berian(hajdut i lindur) me bandat e NKVD.
Ky Olsi Dado,pervecse ka qene Noter dhe ka perfituar me hak leje Ndertimi ne truallin e te atit,,,Ka lene gruan e pare
(Edi Rama mburret se ka lene 5 cope).A ka vjedhur Taxat dhe Buxhetin e Shqiptareve? Me mire se nje Noter,asnje peshkop katedre nuk i kupton Akraballeqet me Fondet e Bashkive dhe Lejet e Ndertimit.
Vazhdo punen Lale se nuk duam kone zbukurimi,,Duam nje Qen ujk qe te vrasi ujqit.
Keni gabu adrese o gazeta DITA – Per te pershkruar jeten e karrieren e atij qe permbysi Hajdutin e Tiranes (te vene ne ate detyre po prej tij) duhet te shkoni e ta intervistoni ne Surrel, se atje i ka ato Sarajet!
Duket qartë se Dadua dhe Bani (English, “lepuri në ferrë) janë kobure të Sali Pykës mdaj kundërshtarëve politikë. Dadua me orgjinë “i persekutuar politik” po vazhdon luftën e kllasave në kohën e “demokracisë” nga pozita e prokurorit “special” marrë dhuratë nga shokët e miqtë “demokratë” të babait.
Me mbeti enigme nga gjithe ky shkrim i detajuar autobiografik alla komunist per prokurorin e SPAK. Duhet te shtonit se ku pshurte e dhiste dhe sa here e bente ne dite kete.
Fat i madh qe Kryetari te kthehet ne detyre, kur e paska ne dore nje i ashtuquajtur apo emeruar prokuror, qe nuk e paska haberin nga akuza dhe aq me shume nga mbrojtja e saj para Gjykates. Apo mos ndofta dhe ne Gjykate ka gjykates joprofesionist….jo magjistrat etj, etj
Deri kur do rrini veshur o njerez ne eresiren qe ju ka lene ideologjia dhe servilizmi
Kaq mbrojtje nuk i eshte bere as Ever Hoxhes qe e gjeti Shqiperine kenete dhe analfabet dhe e shnderoi ne vend te bukur me industri e bujqesi dhe universitete.