Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë nga janari 2024, nga ushqimi e qiratë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë nga janari 2024, nga ushqimi e qiratë
EkonomiLajmi i fundit

Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë nga janari 2024, nga ushqimi e qiratë

Published: July 9, 2026
Shpërndaje

Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 për qind, nga 2,4 për qind në Qershor 2025, raportoi INSTAT. Ky është niveli më i lartë që nga janari 2024.

Ndikimin kryesor në këtë tendencë e kanë dhënë çmimet e ushqimeve, të qirasë dhe të transportit.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,96 pikë përqindje.

- Publicitet -

Gjithashtu, çmimet e grupit “Transporti” me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,19 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me -0,03 pikë përqindje.

Inflacioni e ka kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, që është instrumenti i bankës për të kontrolluar inflacionin, në nivelin 2.5%.

Guvernatori, Gent Sejko në mbledhjen e fundit, tha se parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Bazuar në këto premisa, efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare edhe të mos lenë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit.

Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Qershor 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,1%, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 5,1%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8%, Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 3,3%, “Transporti” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,2% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9%.

Burimi: INSTAT

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Dursakja says:
    July 9, 2026 at 3:19 pm

    Nga muaji në muaj %e popullsisë që futen në grupin e banorëve që me vështirësi mbyllin numrin po rritet. Një %e vogël pasurohet me shpejtësi, pjesa tjetër varfërohet totalisht.
    Polarizimi shoqëror po bëhet gjithnjë dhe më ekstrem.
    Politikat e qeverisë janë ekstremisht të djathta në demagogji flitet për mirëqenie qytetare.
    Për pensionistët nuk mund të flitet, ato janë në kushtet e poezisë së Migjenit, në kushtet e mjerimit, mjerimin e ka të sigurtë shqiptari pensionist, këtë ja siguron e famshmja demokraci
    alla shqiptare.
    Deri kur kështu më!

    Reply
  • Vl says:
    July 9, 2026 at 5:04 pm

    Te rroj PARTIA

    Reply
  • Mësuesi i fillores says:
    July 10, 2026 at 12:40 pm

    Durrsake shkruhet me dy R , siç e kam shkruar unë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri
  • EMRI: Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Fierit, çfarë dyshohet
  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit

Komentet e Fundit

  1. Xha teme analisti on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. Noci on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  3. Kokpalari 21 janarit on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  4. Turi qe sta nxuri on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Krimi lindi më 1992. on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?