Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jetojmë në Shqipëri, por kursejmë në euro, shtohen 1 miliard euro në një vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jetojmë në Shqipëri, por kursejmë në euro, shtohen 1 miliard euro në një vit
AktualitetEkonomi

Jetojmë në Shqipëri, por kursejmë në euro, shtohen 1 miliard euro në një vit

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Ndonëse monedha zyrtare në vend është Leku dhe të ardhurat e pjesës më të madhe të popullsisë janë po në lekë, shqiptarët preferojnë që të kursejnë në Euro.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në një vit, nga maji 2022 deri në maj 2023, kursimet në euro u shtuan me 1 miliard euro, ndërsa ato në lekë me vetëm 4 miliardë lekë, ose 37 milionë euro më shumë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në total që kanë individët, institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera jopublike arriti në 1.25 trilionë lekë në fund të muajit maj, rreth 11 miliardë euro, me një rënie prej 0.1% në krahasim me muajin e mëparshëm.

- Publicitet -

Rënia është ndikuar tërësisht nga tkurrja e kursimeve në monedhën vendase. Depozitat në lekë zbritën në 542 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.24% me muajin e mëparshëm, ose 1.3 miliardë lekë më pak.

Tkurrja ka ardhur si nga bizneset, ashtu dhe nga individët, ndërkohë që rënia e tyre është amortizuar disi nga shtimi i kursimeve nga qeveria lokale dhe administrata publike.

Të raportuara në lekë, depozitat në valutë ishin 711 miliardë lekë në fund të majit, pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë, duke përbërë 56.7% të totalit. Por, mosrritja lidhet me faktin që të dhënat raportohen në lekë dhe si rrjedhojë “zhvlerësohen” për shkak të rënies në euros.

Të dhënat e tjera të raportuara në valutë tregojnë se depozitat në Euro, që përbëjnë pjesën më të madhe të kursimeve në valutë, kanë vijuar me rritjen e qëndrueshme edhe në maj.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në Euro në fund të muajit maj arriti në 6.6 miliardë lekë, duke u rritur me 1.7%, apo 108 milionë euro më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm. Zgjerimi ka ardhur nga të gjithë llojet e depozituesve, por më i fortë ka qenë për individët.

Me bazë vjetore (maj 2023/maj 2022), kursimet në lekë janë rritur vetëm me 0.76%, ose vetëm 4 miliardë lekë (rreth 37 milionë euro) më shumë, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet në krahasim me të njëjtat periudha të një viti më parë, kur u shtuan me 2.8%.

Shtrenjtimi i kostos së jetesës, si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të çmimeve në raport me të ardhurat dhe orientimi i një pjese të kursimtarëve drejt letrave me vlerë të qeverisë, që ofronin kthime më të larta për lekun, vlerësohet se ka qene arsyeja që ka ndikuar një tendencë të tillë.

Në të kundërt, depozitat në euro kanë vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme, duke u zgjeruar me 18%, ose rreth 1 miliardë euro më shumë.

Vitin e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të valutës në qarkullim, sidomos monedhës euro, çka është reflektuar dhe në kursin e këmbimit, që aktualisht po këmbehet në rreth 107 lekë, në nivelet më të ulëta historike.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?