Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Investim 2 mln euro në sistemin e filtrimit”, Rama në Elbasan: Sipërfaqja e mbrojtur në vend është rritur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Investim 2 mln euro në sistemin e filtrimit”, Rama në Elbasan: Sipërfaqja e mbrojtur në vend është rritur
AktualitetEkonomi

“Investim 2 mln euro në sistemin e filtrimit”, Rama në Elbasan: Sipërfaqja e mbrojtur në vend është rritur

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, bashkë me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar industrinë e Ferrokromit të AlbChrome në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se transformimi po bëhet për kushte më të mira për punëtorët, ndërsa shtoi se sistemi i filtrimit kushtoi 2 milionë euro.

“Më vjen mirë që sot në këtë ditë të shënuar të 1 Majit të jem këtu më të gjithë ju dhe të përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë njerëzve të punës. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë vetëm bekime, shëndet dhe sukses. Sot na solli këtu një premtim i mbajtur i kompanisë pas një udhëkryqi dhe ngërçi të krijuar si rezultat i reagimit legjitim të komunitetit dhe të institucioneve shtetërore për të ndalur implementimin  e c2, duke vendosur filtrat e domosdoshëm. Për ne ishte e rëndësishme që ky të ishte prioritet numër 1 i kompanisë.

- Publicitet -

Ky investim është i konsiderueshëm, për një element që në pamje të parë. Transformimi po bëhet pë kushte më të mira për punëtorët. Sistemi i filtrimit është 2 milionë euro investim. I thashë zotit Ilirim që ne do të vijmë për ta kremtuar këtë fakt që është i mirëpritur për komunitetin, nga institucionet e shtetit, që është një betejë që do e fitojmë të gjithë bashkë. Kjo duke arritur të ndërtojmë urat e dialogut”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sipërfaqja e mbrojtur në vendin tonë është rritur me 22%, teksa theksoi se ky sezoni turistik do të jetë më i pastër për ujërat larës.

“Ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës, nuk pretendojmë se do të ketë akoma difekte, por me vendosjen e një masa drastike për sipërmarrjet në industrinë e turizmit dhe hotelerisë së mikpritjes po shikojmë rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do të jetë perfekt”, tha Kryeministri.

Më pas Rama shtoi se “Jemi në një fazë të re, këtë do e kuptojnë të gjitha kompanitë shqiptare ku vendi pasi ka kaluar me sukses procesin e skanimit të BE me çelje ne negociatave ka marrë edhe angazhime të forta lidhur me mjedisin, përgjegjësinë kombëtare, institucionale e individuale në respektimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit”, u shpreh kreu i qeverisë nga Elbasani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    May 1, 2024 at 3:14 pm

    Ngrini kompani shtetërore për industrinë nxjerrëse e përpunuese që të jini të besueshëm për ato që thoni dhe që tē mos iu tërheqë zvarrë e t’u luteni sipërmarrjeve private që majmen në kurriz të shëndetit të punonjësve. Le të konkurojë shteti me privatin në sipërmarrje të së njëjtës veprimtari për të treguar dashurinë e vërtetë ndaj punëtorëve, sepse deri tani gjithçka, bashkë me punëtorët ua kini shitur pë pesë lekë privatëve.

    Reply
  • Multipolar Bota says:
    May 1, 2024 at 5:26 pm

    Vetëm nje grevë e përgjithshme në të gjitha qytetet e vendit do të ketë efekt për problemin kardinal të mungesës sē sipërmarrjeve shtetërore ( kompani apo ndermarrje shtetërore ) për të shpetuar individi punonjës dhe shteti nga skllavëria kriminale e sipërmarrësëve privat .
    Ky është ÇELSI I ARTË për një ekonomi të.shëndetshme e mirëqenië shoqërore mbarënacionale.

    Reply
  • demo says:
    May 1, 2024 at 10:05 pm

    Eshte e paarsyeshme ngritje e pensioneve minimale ne kurriz te KONTRIBUTEVE TONA DHE ATYRE QE PAGUAJNE KONTRIBUTE.
    Cfare jane pensionet minimale?Jane pensione e fshatarsise,qe prej 33 vjetesh jane me toke,me bageti,me Tregeti,me Furgona,me Taxi,Une dhe koleget e mij qe kemi kontribute 47 vjet ne pune shteti,nuk i kemi keto privilegje,,Kemi punuar 47 vjet kemi paguar rregullisht sigurimet shoqerore dhe vjen ti fshatar me toke,,Emigrant ne Greqi,Tregtar shumice,pakice,me dyqane,me vetura,me vila dhe me thua mua:-Dale pak se do barazojme pensionet se une marr 120 mije leke pension ne muaj,kurse ti merr trefishin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Po me jep mua Token,Seren,vilat,veturat,furgonat,autobuzat,bujtinat,serat qe ti ke vene keto 33 vjet,kur une paguaja kontributet dhe merrja vetem rroge shteti!!!!!!!!!!!!!!!Kurse Ti zoti fshatar dhe Tregtar nuk ke paguar nje lek kontribut.

    Reply
  • kavajsi says:
    May 2, 2024 at 6:14 am

    Demo, para disa vitesh doli nje urdher qe te gjithe ata qe kane punuar ne ferme paguanin gati nje shume qesharake ( nese me kujtohet 80000 leke per 10 vjet kontribute ) dhe un mora mundimin te shkoj e te paguaj per gruan qe kishte punuar 15 vjet. Ne zyre me pyesin ne se ka marre toke dhe pergjigja ime ishte jo. Nepunesi me kthehet e me thote qe ne baze te ketij ligji perfitojne te gjithe ata qe kane marre toke, per nje moment se besova dhe i thash te ma perseriste por ishte e kote sepse ishte po e njejtapergjigje . U revoltova pa mase se si ka mundesi qe keta qe kane perfituar toke perfitokan edhe nga ky ligj ndersa te tjeret nuk perfitojne asgje por ishte mese e kote Un paguajta per 2 vjet qe me duheshin 2000 £ . Behet fjale per fermen e Goses.

    Reply
  • demo says:
    May 2, 2024 at 6:33 am

    Kavajs ,mos te ka punuar gruaja ne fermen e Cermes,se Gosa ka qene Koprative ???????????????????

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    May 2, 2024 at 6:53 am

    Krejt bajate tashme bejtet, romuzet, perrallat, rrenat ne gojen vrime-by…te ketij derdimeni ne foto!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?