Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jo vetëm me Shqipërinë, Donald Trump tjetër gafë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Jo vetëm me Shqipërinë, Donald Trump tjetër gafë
BoteLajmi i fundit

Jo vetëm me Shqipërinë, Donald Trump tjetër gafë

Published: August 20, 2025
Shpërndaje

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë të shpeshta së fundmi.

Presidenti amerikan nuk i shpëtoi një të tillë edhe sot teksa në një interviste për “Mark Levin Show” e bëri Krimenë një ishull. Ai tha për gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia, se ndodhet “në mes të oqeanit” dhe shtoi me pompozitet se është një “zonë e mrekullueshme me madhësinë e Teksasit”.

Presidenti amerikan pohoi, ndër të tjera, se gjatë mandatit të tij të parë, Rusia nuk kreu asnjë pushtim territorial, në ndryshim nga ajo që ndodhi nën presidentët e mëparshëm. Konkretisht, Trump theksoi se nën udhëheqjen e tij, Moska nuk ishte në gjendje të pushtonte territor, ndërsa përkundrazi “me Biden morën gjithçka, me Obamën morën Krimenë dhe me Bushin një pjesë të madhe të Gjeorgjisë”.

- Publicitet -

“Me mua, çfarë morën? Asgjë. Asgjë nuk u humb”, theksoi Trump.

Presidenti i SHBA-së madje pretendoi se pa qasjen e tij, konflikti Rusi-Ukrainë mund të kishte përshkallëzuar në Luftën e Tretë Botërore.

“Krimea ishte zemra dhe shpirti i këtij vendi. Është e bukur. Dhe Obama tha: ‘Jepjani Rusisë’. Kur Barack “Husein” Obama ua dha atyre, ai tha: ‘Thjesht dorëzojeni, nuk ka luftë’. Kështu që ata e dorëzuan. Ky ishte me të vërtetë fillimi i një periudhe katastrofike dhe të gjatë për vendin”, vuri në dukje Trump duke iu referuar konkretisht Krimesë.

Ai pretendoi se nëse SHBA do të kishte lëshuar territor në negociatat me Putin gjatë negociatave të fundit, Trump “do të kishte qenë në faqen e parë të çdo gazete për 20 vitet e ardhshme”. Përkundrazi, siç tha ai, kur Obama e bëri këtë, “askush nuk foli”.

Duke vazhduar, Trump theksoi rëndësinë e këtij territori të veçantë, pa shmangur gabimet.

“Unë nuk e dhashë Krimenë. Krimea është gjigante. Do të thoja se është sa madhësia e Teksasit, diku në mes të oqeanit. Është e mrekullueshme. Dhe e dhanë për shkak të Obamës. Dhe shtypi nuk flet për të. Ashtu siç nuk flasin për pjesën e Gjeorgjisë”, shtoi ai.

Në këtë pikë, vlen të përmendet se Krimea nuk ka lidhje me asnjë oqean, por laget nga Deti i Zi për pjesën më të madhe të gjatësisë së saj dhe nga Deti Azov në verilindje.

Ajo mbetet shumë mbrapa edhe në krahasimin e saj territorial me Teksasin, pasi gadishulli ukrainas zë një sipërfaqe prej 27,000 kilometrash katrorë, ndërsa Teksasi shtrihet në afërsisht 700 mijë kilometra katrorë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?