Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ju jeni një gërnetë e thyer, që…”, plas sherri mes deputetëve për skandalin te Onkologjiku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Ju jeni një gërnetë e thyer, që…”, plas sherri mes deputetëve për skandalin te Onkologjiku
Lajmi i funditPolitike

“Ju jeni një gërnetë e thyer, që…”, plas sherri mes deputetëve për skandalin te Onkologjiku

Published: July 1, 2024
Shpërndaje

Në Komisionin për Shëndetësinë, Punën dhe Çështjet Sociale pati debate të ashpra mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të pozitës.

Që në fillim të mbledhjes Albana Vokshi kërkoi të ndryshohej rendi i ditës dhe të diskutohej për çfarë ndodhi te Spitali Onkologjik ditët e fundit. Pas saj ndërhyri Ilir Metaj, që kërkoi që në fillim të mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Pas nderimit, Albana Vokshi rikërkoi ndryshimin e rendit të ditës.

Pjesë nga debatet:

- Publicitet -

Albana Vokshi: Sot ne duhet të bëjmë dëgjesë për çfarë ndodhi në Onkologjik. Ne kemi kërkuar prej kohësh të bëjmë dëgjesë për këtë dhe nuk e keni pranuar. Mjekët nuk kanë faj aty, se po mundoheni t’ua hidhni fajin mjekëve kur në fakt është sistemi juaj që e ka çuar punën në këtë pikë.

Ministrja, ish ministrja duhet të marrin përgjegjësinë duhet të pranojnë fajin se ata e kanë. E tha edhe Zëri i Amerikës, vetëm ju nuk e paskeni dëgjuar. Se shkon Kryeministri juaj dhe ua hedh edhe ai fajin mjekëve, edhe ju këtu vazhdoni avazin e tij.

Ilir Pendavinji fillon të flasë, ndërpritet nga Albana Vokshi dhe Zheni Gjergji.

Ilir Pendavinji tenton të flasë po ndërprerja vazhdon. Ka debat pa mikrofon.

Ndërhyn Klodiana Spahiu, që gjithashtu nuk lejohet të flasë nga Zheni Gjergji që e ndërpret.

Kërkon fjalën Ilir Metaj, sapo fillon të flasë ndërpritet nga Zheni Gjergji që i kundërshton sapo nis të flasë.

Ndërhyn Milva Ekonomi që i kërkon Zheni Gjergjit të mos ndërpresë kolegun.

Milva Ekonomi: E keni bërë zakon ndërprerjen tonë. Mjaft më se nuk vazhdohet kështu. Nuk është etike dhe mjaft e shkelët rregulloren.

Zheni Gjergji: Ndërpres sa herë që ju thoni gënjeshtra!

Ilir Metaj: Cili u ka mbushir mendjen që jeni ministrja e të Vërtetës?

Zheni Gjergji: Atë e di unë, jam kryetare komisioni!

Milva Ekonomi: Po bëheni abuzuese komisioni.

Fjalën e rimerr Ilir Metaj.

Ilir Metaj: Ajo shëmti kriminale që  mori nje fytyre keto ditë nuk u ngjiz keto ditë. Ajo ka qene aty, qysh prej 30 vitesh, shume më e madhe por njesoj kriminale.

Ajo na kujton dhe nje here sa llum kemi për të pastruar. Ajo na tregon edhe se lopatat nuk mjaftojnë, buldozere më të fuqishem duhen për ti shkulur nga rrënjët që keni ngulur ju.

Se keto fytyra që shfaqen sot kanë qenë aty dhe me më shumë shokë qyshkur në pushtet ishit ju.

Dhe e benin pazarin e ndyrë në ambientet edhe më të ndyra të spitaleve që vetëm emrin kishin të tillë.Po sot nuk ka vlere kush ka më shumë llum. Sot sfida jonë është zero llum.

Pa marazet personale për emrat e perveçëm nxirrini  në kutitë e votimit, jo këtu, atje e merrni përgjigjen sikurse e keni marrë!

Dhe ndjesë që më detyroni ta them për shkak të ndërprerjeve tuaja kryetare, po që ju të tentoni të drejtoni e të rregulloni opinionin tim, është njësoj si një gërnetë e thyer të dirigjojë një simfoni klasike.

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?