Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Juria e shpall fajtor, Donald Trump ish-presidenti i parë që dënohet për vepra penale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Juria e shpall fajtor, Donald Trump ish-presidenti i parë që dënohet për vepra penale
BoteLajmi i fundit

Juria e shpall fajtor, Donald Trump ish-presidenti i parë që dënohet për vepra penale

Published: 31 Maj, 2024
Shpërndaje
Former US President Donald Trump leaves the courthouse after a jury found him guilty of all 34 felony counts in his criminal trial at New York State Supreme Court in New York, New York, USA, 30 May 2024. JUSTIN LANE/Pool via REUTERS
Shpërndaje

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.

Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Ndërsa lexohej vendimi, ai qëndronte me një vështrim të ngrirë, ndërsa nga jashtë sallës së gjyqit dëgjoheshin brohorima nga njerëzit mbledhur aty jashtë, si kundërshtarë edhe përkrahës të tij.

- Publicitet -

“Ky ishte një gjyq i manipuluar”, tha zoti Trump duke dalë nga salla e gjyqit. “Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga populli. Ai e di se çfarë ka ndodhur dhe të gjithë e dinë çfarë ndodhi këtu”, u shpreh ai.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump pritet të jetë kandidati i pritshëm republikan përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Zoti Trump pritet ta apelojë vendimin dhe do të ndeshet me një realitet të ri, të pazakontë, ndërsa kthehet në fushatë elektorale, por tani si i dënuar për krime.

Gjykatësi Juan Merchan njoftoi se masën e dënimit do ta shqiptojë më 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan në shtetin Viskonsin, ku zoti Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.

Falsifikimi i të dhënave të biznesit është një vepër penale për të cilën parashikohet një dënim me burg deri në 4 vjet, edhe pse prokurorët nuk janë shprehur nëse do të kërkojnë dënim me burg dhe është e paqartë nëse gjykatësi do të caktonte një masë të tillë edhe nëse i kërkohej. Dënimi, apo edhe burgimi, nuk e pengon zotin Trump të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë.

Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump të një dekade më parë.

Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

Zoti Trump përballet edhe me tre çështje të tjera penale, por rasti që u shqyrtua në Nju Jork mund të jetë i pari që mbyllet përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke ia shtuar edhe më shumë rëndësinë vendimit.

Edhe pse ndërlikimet ligjore dhe historike mbi vendimin janë të dukshme, pasojat politike nuk dihen, pasi vendimi më tepër mund t’i forcojë opinionet ekzistuese për zotin Trump, sesa të ndikojë për t’i ndryshuar ato.

Për çdo kandidat tjetër, një dënim nën akuza kriminale do të thoshte përfundim i garës për president, por karriera politike e zotit Trump i ka rezistuar dy përpjekjeve në Kongres për ta shkarkuar, akuzave për abuzim seksual, hetimeve të ndryshme, që nga lidhjet e mundshme me Rusinë, tek ato për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe në një plan më personal, komentet e tij, që u bënë publike, se mund të bënte me gratë ç’të donte meqë ishte i famshëm.

Akuzat për të cilat i u shpall fajtor janë gjithsesi më pak të rënda sesa akuzat e tjera me të cilat ai ndeshet në tre çështje të tjera penale, ku ai është akuzuar për përpjekje për të minuar demokracinë amerikane dhe për mbajtje të paligjshme të dokumenteve tepër sekrete.

Republikanët nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se po e tërheqin mbështetjen ndaj zotit Trump. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson përmes një deklarate u shpreh se kjo është “një ditë e turpshme për historinë e Amerikës”. Ai e quajti gjyqin një “proces tërësisht politik dhe jo ligjor”.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Phoenix thotë:
    31 Maj, 2024 te 10:49 am

    Teatri Trump vazhdon me itensitet, ne ” The Land Of The Free “.

    Përgjigjiuni
  • Gjergji thotë:
    31 Maj, 2024 te 2:38 pm

    Nuk kam interest per Trump apo Biden, po Amerika prish dollaret me gjyqe te tilla kot me kot. Me thuaj, ku eshte viktima e ketij krimi qe paska 4 vjet burg denim? Budallalliqe!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
  • Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë
  • Begaj takim me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
  • Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Komentet e Fundit

  1. Llaf Dibre në Letër një kameleoni
  2. Dashi në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  3. Antiturk në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
  4. 3D në Letër një kameleoni
  5. Arben në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?