Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis shpërndarja, deri kur mundet ta tërheqin shtesën pensionistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nis shpërndarja, deri kur mundet ta tërheqin shtesën pensionistët
KryesoreShoqëri

Nis shpërndarja, deri kur mundet ta tërheqin shtesën pensionistët

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Edhe nëse nuk e tërhiqni gjatë muajit prill, shpërblimin e akorduar nga qeveria nuk do e humbisni. Pensionistët që nuk do të arrijnë dot të tërheqin brenda këtij muaji bonusin e akorduar në vlerën e 5 mijë lekëve, mund të rrinë të qetë, pasi këto të ardhura do të mund t’i marrin edhe gjatë muajve në vijim.

Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se çdo pensionist që është përfitues, ka afat deri në tre vite për të marrë këtë shpërblim. Ndarja e shpërblimit po vijon tashmë në të gjitha qendrat e pagesave të pensioneve (zyrat e postës dhe bankat e nivelit të dytë).

Sipas datës së marrjes së pensionit, të gjithë pensionistët po marrin edhe shpërblimin e akorduar nga qeveria në vlerën e 5,000 lekëve.

- Publicitet -

“Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin prill dhe do të paguhen po gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda këtij muaji, ato do të paguhen gjatë vitit. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen me kalimin e 36 muajve muajve nga data e miratimit të vendimit të dhënies së këtij shpërblimi, përcaktohet në vendimin e miratuar nga qeveria.

Mbështetjen financiare të menjëhershme në masën e 5 000 lekëve e marrin të gjithë personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, pension minatori, ata që trajtohen me pension shtetëror të posaçëm, përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare që mbulon skema e sigurimeve shoqërore, personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, etj.

Krahas të gjitha kategorive të përmendura më lart, të drejtën për të marrë këtë shpërblim e gëzojnë edhe të gjithë ata persona që datën e lidhjes së pensionit e kanë deri në 31 mars të këtij viti.

“Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar e kanë edhe të gjithë ata persona që kanë datën e fillimit të përfitimit deri në datën 31 mars 2023, duke e përfshirë edhe këtë datë . kjo kategori ka të drejtë të marrë vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se sa një përfitim”, përcaktohet në vendim.

Përfitimi i pensionit të pleqërisë

Daljen në pension pleqërie e gëzojnë të gjithë të siguruarit që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, dhe që kanë arritur moshën e përcaktuar nga ligji përkatës i sigurimeve shoqërore.

Për nënat me shumë fëmijë (nënat, që kanë lindur 6 apo më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç), bëhet e ditur se mosha e daljes në pension është 55 vjeç, ndërkohë që duhet të kenë të dokumentuara edhe 30 vite si “vjetërsi pune”.

Çdo qytetar që është në prag të mbushjes së moshës së daljes në pension, ka të drejtë të aplikojë paraprakisht për pensionin e pleqërisë. Sikundër ndodh me të gjitha shërbimet që mbulon skema e sigurimeve shoqërore, edhe plotësimi i kërkesës paraprake për përfitimin e pensionit të pleqërisë mund të bëhet vetëm online, në portalin qeveritar “e-albania”, procedurë e cila zgjat vetëm pak minuta.

Sipas afateve të përcaktuara në ligjin për sigurimin shoqëror, çdo qytetar mund të bëjë plotësimin e kërkesës paraprake për pensionin e pleqërisë, duke nisur nga 1 deri në 12 muaj para se t’i lindë e drejta për marrjen e këtij pensioni. Afat ky, që u vjen në ndihmë strukturave përgjegjëse të sigurimeve, për të bërë verifikimet përkatëse në lidhje me plotësimin e kushteve të përfitimit nga aplikuesi.

“Plotësimi i kërkesës paraprake nuk është i detyrueshëm dhe nuk ju shmang nga plotësimi i kërkesës për përfitimi pensioni pleqërie, por rekomandohet të plotësohet në mënyrë që aplikuesi të mos rrezikojë zgjatjen në kohë të marrjes së pensionit në momentin që i lind e drejta. Koha nga dorëzimi i kërkesës deri në momentin e lindjes të së drejtës, është e nevojshme që specialistët tanë të verifikojnë në kohë dokumentacionin e dorëzuar mbi kushtet e përfitimit”, bëjnë me dije autoritetet e sigurimeve shoqërore.

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

p.k. / \dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?