Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ka rëndësi të veçantë”, BE reagon pas paralajmërimit të Vuçiç për bojkot të Samitit në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ka rëndësi të veçantë”, BE reagon pas paralajmërimit të Vuçiç për bojkot të Samitit në Tiranë
AktualitetBote

“Ka rëndësi të veçantë”, BE reagon pas paralajmërimit të Vuçiç për bojkot të Samitit në Tiranë

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka thënë se Samiti i Tiranës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kontekstin e situatës globale, dhe BE pret që të gjithë liderët të marrin pjesë në të.

- Publicitet -

“Natyrisht se ky është një samit shumë i rëndësishëm dhe presim që të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të jenë të pranishëm, sikur që do të jenë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Stano ka thënë se është me rëndësi të merret parasysh situata dhe ajo të jetë e qetë.
“Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Samiti i Tiranës është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike” ka thënë ai.

Deklaratat e Vuçiçit për Kurtin janë bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërim të Nenad Rashiçit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje dhe ka thënë se Rashiç nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Gazetarët e kanë pyetur Stanon nëse deklaratat e Vuçiçit përbëjnë “sjellje evropiane”.
“Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat nxitëse”, ka thënë Stano.

Duke iu referuar emërimit të Rashiçit, Stano ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiq, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiç, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës. Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.

Viteve të fundit Rashiç ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë. Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.

Më 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar Rashiçin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Jimi says:
    December 2, 2022 at 7:19 pm

    Europa me politiken qe ndjek ne Ballkan dhe konkretisht ne Serbi dhe Kosove, nen petkun e zjarrfiksit po luan rolin e zjarrndezesit !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?