Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kalvari i të moshuarve për të marrë pensionin: Radhë me orë të zgjatura, shumica s’e marrin, mbarojnë lekët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kalvari i të moshuarve për të marrë pensionin: Radhë me orë të zgjatura, shumica s’e marrin, mbarojnë lekët
AktualitetLajmi i fundit

Kalvari i të moshuarve për të marrë pensionin: Radhë me orë të zgjatura, shumica s’e marrin, mbarojnë lekët

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Emisioni Fiks Fare solli rastin e disa të moshuarve të qytetit të Elbasanit, ku ankohen për radhën që bëhet në Zyrën Postare nr.6 ku tërheqin pensionet. Por ajo që i shqetëson më shumë është se dhe atëherë kur u vjen radha nuk mbarojnë punë, pasi kanë mbaruar lekët në postë.

Të moshuarit shprehen se ngrihen në orët e para të mëngjesit për të marrë pensionet e tyre, sepse po të shkojnë në orarin që hapet posta, nuk arrijnë dot të marrin pensionin. Paratë mbarojnë nga fluksi i madh e do të duhet një ditë tjetër për të zënë sërish radhë.

Në një ditë tërheqjeje pensioni, radha në këtë postë nis që në orën 6 të mëngjesit. Ka edhe nga ata pensionistë që dalin për të zënë radhë edhe më herët. Disa nga këta të moshuar thanë se vijnë çdo ditë për të tërhequr paratë e tyre, por kthehen në shtëpi pa gjë pasi nuk ka para.

- Publicitet -

Edhe pse kanë dalë herët në mëngjes, disa prej tyre ora 12:00 e mesditës i gjen ende në radhë, duke i shtuar këtu edhe lajmin jo të mirë të punonjësve të postës që i njoftojnë se kanë mbaruar lekët. Dhe kështu pritja zgjat me ditë dhe javë që këta të moshuar të tërheqin pensionet e tyre.

Pensionet ndahen nga data 1 deri në datën 26 të çdo muaji, ku çdo ditë është e ndarë sipas një grafiku ditor për ndarjen e këtyre pagesave. Në këtë grafik ditor është e përcaktuar se sa fond duhet të kenë posta në dispozicion, por mesa duket kjo gjë nuk është zbatuar nga kjo zyrë e postës.

Fiksi u interesua në zyrat ku bëhet kjo shpërndarje, punonjëset e sportelit thanë se radha ka ardhur nga fluksi i madh i njerëzve dhe se kjo gjë ndodh pasi posta mbulon një zonë shumë të madhe. Por asnjë nga punonjëset nuk pranon që të ketë pasur mungesa në shpërndarjen e pensioneve dhe se çdo gjë ka qenë korrekte nga ana e tyre.

Fiksi gjithashtu u interesua në drejtorinë e Postës së Elbasanit, ku morën një përgjigje nga shefja e shërbimeve Elvira Hoxha e cila tha se nuk ka pasur asnjë problematikë të tillë dhe se mohon që të kenë ndodhur vonesa në këtë postë.

Dhe pse Fiksi i pohon se janë të faktuara të gjitha ajo e refuzon dhe shpreh se nuk kanë të faktuar asgjë, pasi kjo postë punon rregullisht dhe është korrekte me klientët. Ajo shprehet se nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët dhe tani që Fiksi i referoi këtë problematikë do të merren masa dhe nuk do të ndodhin më këto probleme. Pra duhej Fiksi të referonte një problematikë të tillë pa të merreshin masa.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?